Shqipëria nën regjimin e “Rilindjes” socialiste

Shqipëria nën regjimin e “Rilindjes” socialiste
Shqipëria nën regjimin e “Rilindjes” socialiste

Skender Kapiti

  • 19 June 2019 - 09:12

Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet në vitin 2013, në mënyrë të merituar. Por Kryeministri Rama e shfrytëzoi këtë fitore dhe besim që populli i dha Partisë Socialiste duke e kapur dhe privatizuar PS-në së pari, më pastaj edhe pushtetin, qeverisjen dhe shtetin, duke montuar një regjim mafio-korruptiv, kriminal dhe droge.

PS u kap nga ashtuquajtura Rilindje, nga ekipi besnik i kryetarit Rama dhe realisht u asgjësua funksionimi i PS-së si organizatë politike. PS realisht nuk ka qeverisur, por ka qeverisur klani brëda saj, “Rilindja” Socialiste.

Në këto vite nuk ka qeverisur jo vetëm Partia Socialiste por as E Majta por klani personal i Ramës, “Rama-Rilindja”, sepse nuk kemi parë as program, as praktikë dhe as filozofi qeverisësë majtiste, socialiste.

Por koston politike do ta paguajë Partia Socialiste pasi ajo u atrofizua politikisht dhe nuk qe në gjëndje të rezistojë dhe as të kundërshtojë revanshin e Rilindasve, të pushtetit korruptiv e të kriminalizuar të saj.

Rilindja qeverisëse doli nga Partia Socialiste dhe në histori tashmë ka hyrë si Regjim i Rilindjes Socialiste ashtu sikurse edhe ishregjimi i Partisë Komuniste Shqiptare ka mbetur në Histori si ish Regjimi Komunist.

Në Shqipëri populli demokrat dhe institucionet demokratike, opozita politike demokratike Partia Demokratike dhe aleatët e saj si dhe Presidenti i Republikës po rezistojnë kundër këtij regjimi, dhe populli proteston për largimin e këtij regjimi me zgjedhje të reja demokratike, të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike.Këtij regjimi tashmë i është faturuar edhe shitblerje e votës e cila mundësoi që Rilindja e fitoi pushtetin edhe në vitin 2017.

Kjo është edhe arsyeja kryesore e protestave popullore të opozitës dhe c’dkretimi i zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019 nga Presidenti i Republikës.

(Kosova Sot Online)