Të dashur të bashkërobëruar- Çka po presim, Zaevin!?

Të dashur të bashkërobëruar- Çka po presim, Zaevin!?
Të dashur të bashkërobëruar- Çka po presim, Zaevin!?

Haki Abazi

  • 10 July 2019 - 13:04

Dje kam shkruar për nevojën urgjente për koalicionin e shpëtimit të kombit dhe shtetit. Sot e keni kuptuar nga kryeministri i MV, Zaev se për çka bëhet fjalë, jo për demarkim, por për skenar të ndarjes së Kosovës duke i dhënë dhjetë komuna Serbise. Ndoshta kur ju thote nje huaj ne gjuhe te huaja tnigllon me bindese.

Në këtë mision bashkë me Thaçin dhe Vuçiqin është edhe Rama i cili ka shkarkuar Ditmir Bushatin, minsitrine puneve te jashte pikërisht sepse ai nuk ka pranuar që të jetë pjesë e këtij sknari ogurzi. Vendi dhe qytetarët janë të robëruar në burgun kolektiv të Kosovës. Amerikanët janë tradhëtuar nga Thaçi dhe nejrëzit e tij, shokët e Thaçit janë tradhëtuar nga ai, dëshmoret janë tradhëtuar nga Thaçi dhe njerëzit e tij.

Nuk jam duke tentuar që ta bëjë Partinë Demokratike në Shqiperi më të mirë, as nuk jam duke tentuar që t’i fsheh mëkatet e LDK-së, për atë që ka bërë duke zgjedhur Thaçin President apo duke hyrë në koalcion me PDK.

E as nuk jam duke arësyetuar këto lojrat e vogla e të pista në nivel te degëve dhe nëndgëve, pikave e qëndrave ku miqët therren me "thika pas shpine", tradhëtohen fjala e besa sikur keta te PSD qe luajne me mandtet si prone private, ku nuk ka mbetë as nderë e as marre për disa lojëra të vogla e për përfitime të shpejta duke bërë qëllim jetësorë me u bë bartës I një pozite poublike që kanë kontrollë ndaj një cope jetë publike e fuqi duke u veshur me uniformën e pushtetit. Mendja të varfëra e të vogla qe mbblidhn skutave e kafehaneve për të fyer e ngritur kala të errëta të mbushura me gënjështra siku me qenë burra të ligësht. Nuk po flas as për ata që ju ka hy ne tru si sëmundje e kolerës me folë për emra të njerëzve por që kurrë nuk kanë pasë idenë as më të vogël për të bërë zgjidhje problemeve edhe më elementare të qytetarëve, përkundrazi kur e kanë pasë rastin kanë bërë kërrdinë duke bërë lojën meskine te hajnisë mesjetare.

Por, sot nuk jemi duke folur për të kaluaren, sot jemi duke folur për sot dhe për të ardhmën e vendit dhe kombit tonë. Ne mund të jemi të robëruar por nuk kemi vdekur, as ne e as shqiptarët në diasporë. Ne as nuk jemi ata që lehtë mashtrohemi me broçkullat e Thaçit për Luginën e Preshevës të cilën dëshriton të bëjë mish për top. Ne, as nuk mund të mashtrohemi nga ata që fshihen prapa kinse SOROS-it, por janë produkti i së majtës jugosllave.

Para se me be ate qe kishin me be te gjitha kombet, me dale ne rruge e merrzu me force kete regjim te PRONTOs e qe jemi gati me be le te provojme ne forme demokratike. Andaj koalcioni i shpëtimit ndërmejt LDK, LVV dhe Diasporës është i domosdoshem për të larguar këta horra pazarxhinjë njëherë e përgjithmonë nga qafa jonë dhe për të dalë nga robëria dhe burgu kolektiv ku na kanë futur. Duhet ta ndalim perseritjne e historise ne ngushtimine territoreve ne secilin shekull.

Edhe njëherë poshtë këtu është lista dhe prioriteteve që ky koalicion i shpëtimit duhet t’i ketë:

1. LARGIMIN e Thacit nga pozita e presidentit për të mbrojtur kushtetutshmërinë dhe integritetin territorial të vendit
2. Funksionalizmimin e plotë të gjyqësisë së pavarur, emrimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe themelimin e gjykatës antikorrupcion dhe antikrim.
3. Mbrojtjen e interesit nacional të vendit duke rinegociuar termat e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si përkushtim i qytetarëve të Kosovës dhe jo nevojë e plotikanëve për mbrojtjen e tyre. MSA nuk duhet të jetë ë varur nga Serbia. 
4. Mbrojten e aseteve strategjike të shtetit, ujrave, tokës pjellore, mineraleve, telekomunimit dhe aseteve energjetike. 
5. Ndërtimin e sektorit të sigurisë sidmos të ushtrisë në bashkëpunim dhe koordinim me NATO dhe shtetet e BE.
6. Investim prioritar dhe me urgjencë në arsim dhe edukim
7. Investim në infrastrukturën për mundësim të zhvillimit të ndërmarrjeve familjare, te vogla dhe të mesme për të adresuar deficitin tregtar
8. Me urgjencë të bëhet sigurimi shendetsorë për të gjithë qytetarët e vendit dhe të sigurohet funksionim pa korrupcion i spitaleve
9. Të nderpritet veprimtaria dhe financimi i të gjitha grupeve, individëve dhe orgnizatave që nuk e njohin republikën e Kosovës apo që punojnë në kundërshtim me kushtetutën e vendit. 
10. Të përkrah fianciarisht mbetjen e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në Sanxhak dhe të ngris fatin e tyre në secilin takim me zyrtarët e Bashkimit Evropian.

(Kosova Sot Online)