Cili ishte plani i bandës së brukselit për të vjedhur popullin?

Cili ishte plani i bandës së brukselit për të vjedhur popullin?
Cili ishte plani i bandës së brukselit për të vjedhur popullin?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 12 July 2019 - 15:18

Nuk ka fare dyshim se në Kosovë veprojnë banda hajdutësh por që janë te veshur në xhaketën e shtetit. Në Kosovë, ky rrjetë është më i rrezikshmi në tërë Ballkanin i kanaleve të nëntokës kriminale. Rrjetë aq i fuqishëm që në çdo cep të vendit e kanë lëshuar rrjetin taman si të merimangës për të gëlltitur çdo gjë.

Pra, bandat shtetërore kriminale qe vjedhin vendin,qytetarët dhe të gjithë taksapaguesit në pergjithësi, janë të organizuar shumë mirë dhe veprojn me përpikëri dhe me plane të detajuara nga zagarët dhe langonjtë me dy këmbë por që e kanë hajnin në gjak. Bandat, ndërmorën edhe një plan tjetër për të mos i ra në sy popullit dhe pollën një bandë hajnash me renome edhe jashtë Kosovës dhe Ballkanit, por bandë hajnash që kishin zë të madh dhe zyrtarisht për këtë zeje që nuk mund të rrijn pa të.

Mezlishti i Kadri topuzit, Qeveria hajdutësh e tyxharësh që dizginat i ka Ramushi i Gjoko Haradinajt, Hashim zeza i Haxhi Brojës, që tashmë i doli parllaku për coptimin e Kosovës me kumbarën e tij Aleksandër Vuqiqin, për t´i ra sakicë e hanxhar Kosovës dhe për të bërë copë e grimë. Ju kujtohet kur ky shpirtshitur, rrenacak dhe kusar e mercenar e mashtronte popullin se Kosova nuk falë asnjë milimitër vend dhe me siguri këtë e ka besuar ndonjë KURVË OSE KURVARË. Kurse kopili i Titos,hajni i Diasporës, argati i Rrahman Morinës, ISA MUSTAFA, është vegël dhe që e mbështet shumë fuqishëm Hashim zezën, por leh ndonjë herë nga mëengjesi deri në darkë,po nuk leh sert.

Dhe, pra kjo bandë në pergjithesi e pollën këtë banddë hajnash,por me vonë të ndajnë pazarin bashkë. Në krye të kësaj bande qëllimisht e vunë dy hajnat të njohur ndërkombtarisht. Ate Fatmirin e Banjës që para lufte në konak ka patur pasuri vetëm një kali me ngjyrë të bardhe, asht e lekurë dhe asgjë me shumë, i sorullatur nepër banka te zeza për hajni milionshe me atë asfaltin petull dhe me shumë dhe Shpend Ahmetin, që njihet Shpend hajni dhe Shpend jahti që edhe sot e kësaj ditë e ka aktakuzën në prokurori për hajni, këlysh i bandës serbiane Devolli, që mashtroi shumë turpshëm elektoratin me premtime boshe dhe më vonë e beri katrahurë Prishtinën, duke i lënë me gisht në gojë votusit.

Dhe, kush është ay bir nane te del e të thotë se në cilin vend të botës ndodhë kjo që kryekapot e bandave hajnash te vehën ne krye të bandës,por, kinse ata të flasin në emër të shtetit dhe qytetarve të saj? Në cilin shtet,qoftë edhe në Afrikë? S´ka askund përpos në Kosovë.

Dhe, shih për ketë, Qeveria hajdute ndanë jo më pak se 300.000 (treqindë mijë euro), për këtë bandë ugurzezë hajdutësh. Këtë e aprovon edhe mezlishti i Kadri topuzit ku janë të ulur një kamion rrugaçësh e kupukës. Akoma pa ja nisur lehjeve kundër miqve te tyre që i ndersen Hashim zeza i Haxhi Thaçit, kjo bandë hajnash i harxhojn sa çil e mbyllsytë mbi 41.000 (dyzetë e ca mijë euro), duke i berë rrush e kumbulla.

Kjo bandë hajnash nuk e lënë me kaq, por sipas planit të tyre hajdutësh dhe për t´i ndarë paratë e popullit prapa kurrizit dhe që t´i mbajnë për veti, pra ndarjen e pazarit, në këtë kope hajdutësh që del nga hiri i zezënajës i staneve të majave të shtetit, fusin brenda të afërmit e tyre, akraba, boxhenak, boxhenakesha, dhëndurë, dhe dreçin e mallkuar, që paratë e taksapaguesve të mbesin në xhepat e tyre dhe jo të dalin jashtë.

A është e vërtetë ky plan?

Si ka mundësi kjo bandë hajnash bashkë me Qeverinë kuislinge, me mezlishtin e Kadri Topuzit dhe Presdenca shpirtshitur me udbash brenda e sojit të Esat Toptanve dhe Ahmet Zogolleve të mos e dijn se kjo BANDË HAJNASH ËSHTË ANTIKUSHTETUESE?

Pra, kjo kope banditësh me këta kryehajna me renome evropiane, ne këtë bandë të mos ketë ndonjë këshilltarë jurist dhe t´i ketë vurë në brazë duke i thënë:"O hajdutë bollë me këni vjedhur qytetarët e haram i paçi për jetë e mot, se kjo bandë hajnash është e jashtligjshme dhe antikushtetuese...".

Jo,jo, kjo nuk është e vertëtë! Kjo bandë hajnash të detajuar mirë planin e kanë ditur,por shejt e shpejt t´i vjedhin paratë e popullit dhe të bejnë sallamadi e dyzen ahengu nëpër hotele luksoze dhe më të shtrenjta të Brukselit dhe një pjesë të ndajn në xhepat e tyre e mos ja pafshin hairin. Dhe, mendoni ju se Kosova, aq poshtë ka rënë që të mos ketë asnë të vetmin jurist te hetoj këtë. Ose:si doli më vonë se kjo bandë hajnash është antikushtetuese..

Dhe, tani pyesim:Perse u ndanë jo më pak se 300.000 euro,po kush do mbanë pergjegjesi për harxhimin e mbi 41.000 eurove, kush do t´ia kthen këto mjete buxhetit të shtetit? Si e kanë hallin këta harambash dhe cuba, kë e zënë për baba ate që e kanë në shtepi apo komshiun.

Sa më parë që eshtë e mundur këta cuba dhe hajna duhet të dalin para popullit të kerkojn falje për këto te zeza dhe ku u tretën parat e djersës së popullit, ku është prokuroria ose dora e shtetit që duhet vurë mbi kokat e ketyre cubave dhe hajnave që të zenë pritë dhe të vrasin prapa krfahëve me sakicë e hanxhar, vetëm e vetëm për të pasuruar hajnisht...

Do të zbardhim një nga një hajnitë e cubave kundër popullit sepse dora e mallkimit do t´i ndjek pas deri në vdekje. Zotin Dorëzan!

(Kosova Sot Online)