Ai nuk qau për juve, lotët e Haradinajt ishin për...

Ai nuk qau për juve, lotët e Haradinajt ishin për...

Kimete Berisha

  • 19 korrik 2019 - 20:02

E njoh atë ndjenjë. Kur të dhimbset shpirti aq shumë, e paramendon veten kur ke qenë fëmijë, qysh (veç ti), s'ke pas lodra, s'ke pas liri, ke kujtu që mjafton që je gjallë, qysh (veç ti) s'ke pas shokë e shoqe (për me ja ndihmu vetes që me plas mirë, mundesh me ngu kangën 'I never had no one' të 'Sam the Sham').

T'çkepen mendimet, kujtimi i dhimbshm e tërheq kujtimin dhe kështu, t'kujtohet qysh s'je shku në shkollë shpeshherë sherri që (veç ty) tu kanë pas çky këpucat; të duket vetja poemë, epiqendër e vuajtjeve njerëzore; qysh (veç ty) s'të kanë shti n'kerre t'bullaqinave; (veç ty) kanë harru me thirrë n'darsëm; 

se unë kur u çova me vallëzu n'absolventiadë shkaku se m'xhelozonin veç pse e kisha belin e hollë, krejt femrat dhe të dashurit e tyre u patën ulë, mbeta vetëm si qurë (por atij që u çu e s'më la vet, ia mbaj mend emrin...deri vonë kajsha me këtë kujtim..pse (veç unë) kam përjetu vuajtje), t'kujtohet qysh krejt shoqnia jote kanë përparu, veç ti jo. 

Qysh Hashimin gjë s'e gjen se 'dikush ka fat'...E unë e kam 'kimen e ukut', m'ndjekin t'kqijat...

E plot kujtime tjera që ia 'rrisin mendjen' mërzisë.

Nuk e ke askë ngat vetes me ja lënë fajin për mërzinë tane.

E kaluara është shumë e poshtër, ta shkatërron jetën, t'shtin me kajt se gati kurrgjë mirë s'të kujtohet që t'ka ndodh, veç gjithë tuj prit me ymyd se e mira ka me ndodh një ditë tjetër...

Ramush Haradinaj kur dorëheqjen e lau me lotë, nuk kajti për juve, por kajti për veten, iu dhimbt vetja shumë. 

Aq shumë iu dhimbt vetja sa harroi se nuk është viktimë. 

I harroi milionat dhe harroi se na nuk e kemi

zgjedh.

Se, shpirtin nuk e merr me të mirë me 'pare'. Kur mërzitesh asgjë që blihet me pare nuk mundet me t'pru n'veti. 

Veç me provu me ja fshi lotët me pare, helbete mos po kryn punë.

Ramush Haradinaj shkoi para se me përzënë. Që do të thotë 'e kapi momentin' e duhur. Aty e kishte vetëm hijen dhe ky iku me mend, para hijes.

Dhe dorëheqjen e shfrytëzoi në mënyrë melodramatike, për me manipulu me ndjenjat popullore. 

Mendja e tij kur arsyeja e dorëheqjes është 'Haga', njerëzit mërziten si herën e parë. Nuk mërzitesh dy herë njejtë. Mërzia kryhet për një subjekt dhe 'dy herë nuk hyhet në të njejtin lum, sepse herën e dytë, as ti e as uji nuk është i njejtë'.

Po, preken pak shqiptarët, se u preka edhe vet (burrat kam qejf m'i pa tuj kcy e jo tuj kajtë), por ajo ndjenjë e prekjes shpirtërore zgjat shumë shkurt. 

Dhimbja për 't'huajin' zgjat sa çel e mshel sytë. Shyqyr që e ka lënë Zoti me kalu nga vaji në gaz alla minut.

Neve na dhimbset vetja (me arsye), dhe kjo shoqni momentalisht nuk ka vend në zemër për vuajtje shtesë.

Ramush Haradinaj e përsëriti fatin e tij, për herë të dytë dha dorëheqje për të njejtën 'arsye', por para se të jepte dorëheqjen e dytë, e la shtetin e Kosovës 'pa rezerva shtetërore'.

Tha që i vjen keq prej Kosovës me shku në Hagë si Kryeministër 'i saj'. 

Këtij i dhimbset Kosova me shku në Hagë si Kryeministër, kurse nuk i erdh gjynah me lënë Kosovën pa rezerva shtetërore, dhe ato pare m'i ba rrush e kumbulla ne 'aktivitete' fantome dhe karasevdallak.

Ramush Haradinaj e shfrytëzonte taksën ndaj Serbisë si imazh, si broshë në jakë të setrës, si 'armën' kryesore të 'luftës' së tij politike, kurse Avni Arifi takohej tinëz me Gjuriqin. 

Dyfytyrësi ma e madhe se kjo a ka. (Ai ambasador duhet të kthehet mbrapsht në Kosovë se ku me ditë sa takimet tinëz i ka ba ndërkohë).

Ndërkohë, që Serbia vazhdon luftën ndaj UÇK-së, Kosova i mban me paga kriminelët e 'Mbrojtjes civile'.

Pse nuk din dikush me tregu pse Kosova i paguan kriminelët e 'Mbrojtjes civile serbe të Urës së Ibrit', anipse ata kurrë nuk shkojnë në punë.

Ramush Haradinaj e fali 'Çakorrin' për m'u bë dy vjet Kryeministër. 

Dhe që nuk ndjehet bash mirë për këtë, e dëshmoi sot, kur para dorëheqjes e formoi një tjetër Komision kishe po bëj diçka, për su e faqe.

Vjedh në emër të të zhdukurve;

Vjedh në emër të luleve pa saksi;

Vjedh në emër të pavarësisë,

Vjedh jë emër të lirisë, 

Vjedh në emër të luftës,

Vjedh në emër të filmave,

Në shtetin me 60 për qind papunësi dhe ata që janë të punësuar në sektorin privat shfrytëzohen si skllevër.

Ua ke falë shokëve borxhet miliona të ujit;

I ke lënë qindra mijëra familje pa bukë kur i ke mbyll 'lojërat e fatit' si në 'shtetet arabe', e nuk u ke gjetë çare punëtorëve të shkretë.

Policinë e keni shndërru në milici që s'di tjetër veç m'i gjobitë qytetarët fukarenj, se dautin kush ka guxu pahiri me ndal e ka humb punën;

Për veti gjuni alltija n'oda, e një çikë e dënoni pse paska qesh me za, tamam si në shtete ekstremiste ku 'ndalohet qeshja e grave më publik'.

S'keni lënë t'zezë pa ba, plus po keni ftyrë me qajt veten.

I pari njeri që 'ia fshiu lotët' Ramush Haradinajt është 'ajo' që Ramushi e akuzonte si ambasadore e 'Hashim Thaçit' jo e Kosovës.

Mos u bëfsh me t'kajtë Rahoveci.

Kurrkushi jeni. Ndaç qani, n'daç mos qani, kush për juve ngushtë s'është...Q'ato pare qysh me mujtë me 'ua marr' se...filluat edhe grave me ju ble certifikata 'heroinash', pa vepra.

Ikni bashkë me erën, dhe merrni me vete edhe ata qindra mijëra 'paramilitarë' që i keni punësu ilegalisht nëpër institucione.

P.S. Në fund të filmit 'Gone with the Wind', Rhett Butler (Clark Gable) i vjen shpirti te hunda dhe e lë gruan që dashuron. 

Scarlet O'Hara (Viviene Leigh) kapricioze siç ishte, e përcjell te dera (me shpresë se ai nuk e ka përnime qysh nuk e ka pas kurrë) dhe e pyet me dhimbje: 

'Rhett, Nëse ti shkon, ku të shkoj unë, çfarë të bëj unë'. 

Rhett ia kthen: 'Frankly my dear, I don't give a damn'!

(Kosova Sot Online)