Protesta qytetare a po e paralajmëron fundin e Blerim Devollit dhe zhvatjes së Telekomit?!

Protesta qytetare a po e paralajmëron fundin e Blerim Devollit dhe zhvatjes së Telekomit?!
Protesta qytetare a po e paralajmëron fundin e Blerim Devollit dhe zhvatjes së Telekomit?!

Ragip Guraziu

  • 22 July 2019 - 11:04

Qeveria reflektoi rënjen apo terhjekjen,por edhe institucionet tona duhet ta ndjekin këtë rrugë sa sështë bërë vonë...

Pas datës 30 korrik le të përgatitemi që të shkojmë vetëm për ngushëllime tek Z. Mobile dhe tek kompania Devolli sepse po afrojnë orët e fundit të zhvatjes së tyre kriminale në dëm të Telekomit. Këta nuk do të dorëzohen paqësisht prandaj unë pres që me protestën gjithë popullore do të merr fund edhe kjo histori e shëmtuar që për qytetaret e Kosovës ishte, si u dukë në fillim, si virus, e që më vonë u bë edhe kancer i pa evitueshëm, por që më në fund i erdhi koha e fundit-vdekjes edhe të kësaj hajnie kriminale

Për vendimin e Blerim Devollit për ta dërguar Telekomin në përmbarim për borxhin që kinse Telekomi duhet t’i paguajë operatorit Z- Mobile, e konsideroJ si një hakmarrje të fundit para një vdekja klinike.

 shuarja e vetë Z-mobile për shkak të mos vazhdimit të arsyeshëm të kontratës së re nga Telekomi, është një qëndrim i qartë me të cilin po e mbron tani këtë kompani të rrezikuar nga plaçkitja e Devollit sindikata e pa varur dhe menaxhmenti i ri.

Protesta e paralajmëruar e sindikatës së Telekomit të Kosovës duhet të jetë e fuqishme dhe vendimtare për t’i dhënë fund zhvatjes së pronarit të Z-Mobile, Blerim Devollit, mbi në këtë kompani dhe për të mos lejuar edhe një vazhdim tjetër të kontratës zhvatëse 10 vjeçare në dëm të Telekomit. Unë mendoj që në këtë qëndrim konsistent të kundërshtimit të kontratës , Telekomi duhet ta ketë edhe mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, nëse akoma ka pak drejtësi në këtë shtet. Ndryshe përcjellja në heshtje e qeverisë së Kosovës të zërit protestues të punëtorëve të PTK-së të cilët janë të vendosur që pas datës 30 korrik të mos i vazhdohet asnjë ditë tjetër jetëgjatësi e kundërligjshme dhe zhvatëse operatorit Z- Mobile në dëm të telekomit – vala nuk duhet të vazhdoj kështu, qeveria duhet të pozicionet në mbrojtje të Telekomit sepse ndryshe duhet të kërkohet edhe dorëheqja e vetë qeverisë , dhe institucioneve tona që jan në krye të shtetit.

Sidoqoftë, jam i sigurt se trokitja e Devollit në derën e përmbaruesit për t’i zhvatur edhe ata milionë që i a ka dhënë arbitrazhi në mënyrë kriminale në dëm të Telekomit, është një tregues sipas të cilit po paralajmërohet vdekja klinike e operatorit virtual Z- Mobile nën çatinë e Telekomit.

Pas datës 30 korrik le të përgatitemi që të shkojmë vetëm për ngushëllime tek Z. Mobile dhe tek kompania Devolli sepse po afrojnë orët e fundit të zhvatjes së tyre kriminale në dëm të Telekomit. Këta nuk do të dorëzohen paqësisht prandaj unë pres që me protestën gjithë popullore do të merr fund edhe kjo histori e shëmtuar që për qytetaret e Kosovës ishte, si u dukë në fillim, si virus, e që më vonë u bë edhe kancer i pa evitueshëm, por që më në fund i erdhi koha e fundit-vdekjes edhe të kësaj hajnie kriminale.

Politika e bazuar tek figurat politike

Një ndër thëniet më të famshme për të cilat mbahet mend Eleanor Roosevelt është shprehja se “mendjet e ndritura diskutojnë për ide, mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet, ndërsa mendjet e vogla diskutojnë për njerëz”. Fatkeqësisht në Kosovë prej shumë vitesh dominon debati politik mbi persona e jo mbi ide e zhvillime, sikurse ndodh në vende me kulturë politike më të avancuar. Sikur të mos mjaftonte që telenovelat të zaptonin hapësirën mediatike, ka filluar që edhe politika të trajtohet si telenovelë duke u fokusuar tek veprimet, situatat apo fatet e personazheve kryesorë.Kjo politika e mbështetur tek personaliteti bën që i gjithë ligjërimi politik të reduktohet tek karakteri si dhe veprimet apo mosveprimet e një personi të vetëm e mos të merret me fakte, bilance, projekte, ide apo reforma të realizuara apo të dështuara.

Prandaj, prania e fortë e anti-thaçizmit, demonstron se më shumë sesa interesi shtetëror dominon hatërmbetja, mëria, inati, zilia, xhelozia, lakmia personale apo forma të tjera të ngjashme kompleksesh. Për këtë arsye edhe debatet televizive që merren me komente të aktorëve politikë gjithnjë e më shumë po iu ngjajnë thashethemeve të kafeneve. Diskutimi merr më shumë formën e përplasjeve mes tifozëve të skuadrave të ndryshme të futbollit ku polemika i lë vendin sharjeve e mungesa e mendimit kompensohet me diarre fjalësh bosh.

Dorëheqja mes lotësh e Ramush Haradinajt, jo edhe rastsësishtë ?!

Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj në konferencë para gazetarëve ka lexuar letrën ku ai jep dorëheqje nga pozita e tij, duke njoftuar njëkohësisht se është ftuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Më lejoni të iu informoj se sot e kam marrë këtë vendim, pra jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua të iu falënderoj për besim dhe përkrahje.

Arsyeja e këtij vendimi që e kam marrë është për shkak të thirrjes së marrë nga dhomat e Specializuara si i dyshuar.

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i Kryeministrit dhe shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë.

Qeveria e vendit vazhdon t’i kryej funksionet e veta pa lejuar vakum qeveritar deri në Qeverinë e re të dala nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme, institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbejmë me besnikëri të gjithë jetën popullit, atdheut dhe shtetit tim të Kosovës

Ndryshe;  Gjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.

Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.

Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.

Autori është gazetar-analist i pavarur