A po shkojnë shqiptarët ,nga Perëndimi apo nga Lindja?

A po shkojnë shqiptarët ,nga Perëndimi apo nga Lindja?

Skender Mulliqi

  • 12 gusht 2019 - 08:31

Luhatja e shqiptarëve më saktë të shprehem e disa udhehëqësve ndërmjet Perëndimit dhe Lindjës , është duke na shkaktuar dëme të mëdha.Shtrohet pyetja ku kemi qenë dhe ku jemi tash? Me Perëndimin apo Lindjën ?Shumë kush mendon së Ballkani ka mbetur diku në mes, as andej as këndej.Të dytët mendojnë së shqiptarët kan qenë dhe janë më shumë Properëndimor.Kurse pjesa e tretë mendon së me traditë edhe më mentalitet anojmë kah Lindja.Megjithate ka një përgjigje racionale e bazuar në fakte historike dhe në përvoja së shqiptarët I takojnë botës Perëndimore.Duke u bazuar në kulturën dhe traditën si vlera fundamentale dhe ekzistenciale për një popull.. .

Dy shtetet tona nuk janë duke ecur kahut të duhur historic e shumë më pak po funksionojnë si shtete demokratike.Pushtetet po veprojnë të ndara nga populli, dhe kjo po prodhon kriza të vazhdueshme politike e institucionale , mos të flasim për stagnim të rrjedhave ekonomike .Po e bëjnë jetën e vet, ndarazi nga shumica .Nuk kemi shoqëri të integruar, së ky drejtim moti I është lëshuar stihisë .Modeli do të thosha përfekt I shoqërive të integruara i bazuar në vlerat kulturore -institucionale janë: Amerika, Zvicra, Gjermania dhe disa shtete të Evropës.Bota Perëndimore është shëmbulli i kultivimit të kulturës si bashkësi e organizuar dhe të kultivimit të tolerancës fetare.Ne rrethanat dhe kushtet kur lihën anash këto vlera , nuk kemi mundësi të flasim për institucione demokratike, dhe as ta paramendojmë një shtet më kulturë politike të mirëfilltë.

Elitat të cilat nuk I përceptojnë ose nuk kan dijeni të përceptimit të politikës kulturore , shteti fillon të dezintegrohet. Kuazi elitat politike janë duke na shkaktuar dëme të mëdha. Një formulë e tillë qeverisese më vendin , e këtyre drejtuesve të politikës të dy shteteve shqiptare , është duke na sjellur para aktit të kryer, sidomos në planin e saj të jashtëm.Sjelljët e tilla dualiste politike të orjentuara më shumë ka Lindja ,janë duke krijuar mjegullë të madhe në opinionin e gjerë public. Ata të cilët po ulën në dy karrige të Përendimit dhe ate të Lindjës , nuk iu duhen shqiptareve .

Deklarativisht këto elita janë për Përendimin , kur se faktikisht më Lindjen.Kjo shumë I ndihmon dezintegrimit kulturo-politik të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ajo që po na mungon më së shumti është koncenzusi nacional kur bëhët fjalë për tema të mëdha.Me udhëheqje mashtruese , më rrena të organizuara , më hajni, nuk bëhët shteti.Ata që janë duke punuar kunder shteteve tona dashur apo me mos dije , sa më parë do të duhej tu lëshojnë vend forcave përparimtare – demokratike.Në rrethana të tilla, politike jo të mira , tema Perëndim, Lindje , po e krijon një ambient tjetër propagandistic më politika dinake të te gjitha llojeve .Kjo ka krijuar seriozitet dhe kujdes në hapat e metejme të protagonistëve të saj. Sigurisht, së kjo nuk është në interesin e jetës normale të qytetarëve ,dhe nuk është as në interesin nacional.

Me këto forca politike vështirë së krijohet ambijent I volitshem për veprime serioze, në ruajtjën e sovranitetit dhe territorit të Kosovës , e sa për planët zhvillimore shumë pak kemi çka flasim…Shqiptarët shpëtimin gjithmonë e kan gjetur të bota e përparuar perëndimore dhe Amerika, kurse prej shteteve të Lindjës na kan ardhë dhe po vazhdojnë të na vijnë vetëm të keqija shumë të kushtueshme …

(Kosova Sot Online)