Thirrje votuesve në Kosovë:ndëshkojeni krimin, korrupsionin dhe tradhëtinë; bëjani VETTING-un politikës

Thirrje votuesve në Kosovë:ndëshkojeni krimin, korrupsionin dhe tradhëtinë; bëjani VETTING-un  politikës
Thirrje votuesve në Kosovë:ndëshkojeni krimin, korrupsionin dhe tradhëtinë; bëjani VETTING-un  politikës

Skender Kapiti

  • 07 shtator 2019 - 09:55

Me 6 Tetor 2019 janë zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Atë ditë populli voton dhe zgjedh ata të cilët do ta përfaqësojnë popullin në Parlament dhe në qeverisje. Prandaj populli votues duhet të mendohet mirë para se të votojë. Kujdes, duhet që vullneti popullor të mos gabojë, pasi në rast se zgjedh keq, prej gabimit të tij, atëhere vetë populli do ta pësojë.

Me 7 Tetor nuk do të vlejë pishmanimi apo pendimi se si ka mundësi që fituan dhe u bënë deputetë këta apo ata kandidatë , dhe si ka mundësi pse qeverinë do ta bëjë kjo apo ajo parti.

Së pari populli që të zgjedhë më të mirën e më të duhurën duhet të mendohet e të peshojë mirë se për cilin individ dhe për cilën parti do të votojë; dhe së dyti duhet që pjesmarrja në votime të jetë sa më e madhe.

Demokracia është lojë numrash. Cila parti merr numrin më të madh të votave ajo parti apo ai kualicion do ta qeverisë Kosovën.Nëse pjesmarrja është e vogël në zgjedhje, mundësitë e manipulimeve elektorale janë të mëdha. Kjo sepse është e sigurtë se rezultati i zgjedhjeve kur pjesmarrja si në Shqipëri dhe në Kosovë është e vogël, atëhere parlamenti dhe qeverisja do të përcaktohet nga militantizmi dhe fanatizmi partiak, do të përcaktohet nga mercenarizmni i atyre të cilët janë aktualisht në politikë, në pushtet dhe në administratë, pra ata të cilët aktualisht me mashtrime, me korrupsion, me krim dhe injorantët e pushtetit të cilët kanë kapur shtetin, kur pjesmarrja në votime është e vogël, këta të tillët kanë mundëësinë që të riciklohen në pushtet përsëri.

Nëse nuk ka pjesmarrje në votime, ata të cilët do të shkojnë në votime janë edhe ajo shtresë e manipuluar me shitblerjen e votës, janë ata të cilët manipuilohen lehtë nga fakti i varfërisë që gënjehen për 50 apo 100 euro.Prandaj për të mos lejuar fitoren e këtij vullneti pakicë që është i dëmshëm duhet patjetër pjesmarrje e madhe në votime në Kosovë.

Populli duhet të mendohet mirë se si të flasë e të vendosë në ditën e votimit me 6 Tetor, pasi nuk ka më vlerë se cfarë mendon e flet pas kësaj date e për 4 vite deri sa të vijnë zgjedhjet e tjera.

Populli i njeh dhe di shumë mirë se cilët politikanë dhe cilët kandidatë janë me rekorde kriminale krimi , hajdutërie , korrupsioni, mashtrimi e tradhtie. Dhe populli që t’i skualifikojë këta politikanë nuk duhet ta votojë atë apo ato parti politike të cilat kanë në listat e tyre individë me rekorde kriminale, hajdutë dhe me rekorde korrupsioni e papërgjegjshmërie.

Në votimet e 6 Tetorit votuesi Kosovar duhet ta cmontojë sistemin e krimit, korrupsionit dhe të hajdutërisë, duhet të ndëshkojë ato parti të cilat e kanë kapur shtetin Kosovar.Nëse populli dëshiron ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, mposhtjen e hajnisë dhe të korrupsionit; nëse dëshiron ndëshkimin dhe vënien para ligjit të peshqve të mëdhenj të krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe të tradhëtisë, dhe nëse populli dhe votuesi Kosovar dëshiron VETTING-un e drejtësisë dhe dekriminalizimin e poplikës dhe të shtetit të kapur prej tyre, këtë populli e bën me votë duke mos zgjedhur dhe duke mos i deleguar në parlament individët e tillë të kriminalizuar, hajdutë, të papërgjegjshëm ,tradhtarë e mashtrues dhe as injorantët.

Në rast se populli nuk e kryen këtë detyrë kombëtare dhe demokratike,dhe misionin e tij me votën e me vullnetin e tij duke ua besuar votën atyre që e meritojnë, atëhere ai nuk ka të drejtë që të fajësojë më pastaj as ndërkombëtarët, as demokracinë perendimore, as SHBA-të dhe as BE-në pse në Kosovë do të ketë edhe pas 6 Tetorit jodemokraci, korrupsion, hajni dhe papërgjegjshmëri, paaftësi e injorancë politike, morale e profesionale në parlament, qeverisje, administratë , arsim, shkencë e kudo.

Demokracia, ligji, drejtësia, dekriminalizimi dhe VETTING-u i politikës dhe i drejtësisë fillon me votën e lirë dhe me zgjedhjen e duhur që bën me të populli në ditën e votimit.

VETTING-u bëhet duke mos i votuar kandidatët për deputetë , duke mos i votuar ata kandidatë me rekorde krimi, korrupsioni dhe tradhtie dhe as Partitë politike për të cilat ata kandidojnë.

(Kosova Sot Online)