Serbia me këto helmimet e zarfeve na kthen mbrapa 29 vite me helmimet masive të shqiptarëve

Serbia me këto helmimet e zarfeve na kthen mbrapa 29 vite me helmimet masive të shqiptarëve
Serbia me këto helmimet e zarfeve na kthen mbrapa 29 vite me helmimet masive të shqiptarëve

Ragip Guraziu

  • 16 October 2019 - 11:08

Çka janë ka thonë kryeministrja, Bërnabiq, presidenti serb Vuçiq,dhe  ish-klyshi i Sllobodan Millosheviqit -Daçiq, me helmimin e zarfave qe po na kthej 29 vjet mbrapa kur helmuan qytetarët e Kosovës dhe  nxënësit e të gjithave  shkollave fillore e te mesme dhe nga 90-ta,Serbinë edhe e gjithë bota po e shiqonë me një fytyrë të zezë,jo vetëm  ndaj shqiptarë,por edhe nacionaliteteve tjera jo serbë.

 

Bërnabiq në emisionin Hit në “TV Pink” ka thënë se ia përcolli Grenellit porpsinë se Beogradi asnjëherë nuk kishte hyrë në luftë tregtare me Prishtinën, as në rrethanat më të vështira kur ishte “kidnapuar dhe terrorizuar”, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Ajo për çka pajtohem në përgjithësi është se nëse gjendja ekonomike është më e mirë, nëse ekziston shkëmbimi dhe tregtia e lirë e mallrave, njerëzit jetojnë më mirë, kanë vende të punës,

Kryeministrja serbe ka thënë se nuk ka pritje të mëdha pas paralajmërimit nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s. “Nuk kam pritje, por kam shpresë për vazhdimin e dialogut. Kjo do të ishte e mirë edhe për serbët edhe shqiptarët nga Kosova”, theksoi ajo.

Ndryshe,Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar  se është shumë i shqetësuar me rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë duke vlerësuar se çdo tentim për “heqjen” e Listës Serbe mund të le pasoja katastrofale në raportin mes serbëve dhe shqiptarëve.

Vuçiq ka thënë se Lista Serbe ka fituar 96 për qind të votave të serbëve në zgjedhjet dhe akuzoi shqiptarët se kanë shpikur “një tregim për helmim nga zarfet me vota nga Serbia”.

“Tash nuk janë më të sigurt se janë helmuar. Nuk dinë çka të shokun me qëllim të konstatimit të heqjes së Listës Serbe. Kjo do le shumë pasoja në raportet mes shqiptarëve dhe serbëve sepse serbët më nuk do jenë në institucione. Kur nuk ka serb në institucione, duhet të dini ku janë dhe si do duhet të mbrojnë pragun e vetë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se është interesant që gjatë hapjes së zarfeve pasoja të helmimit nuk ka pasur asnjë serb i pranishëm në KQZ.

Ai tha se i ka lutur partnerët ndërkombëtar që të i kthjellin dhe mos të ndihmojnë shqiptarët  në “qëllime çdo gjë që kanë bërë është bërë së bashku me qëllim që të zhduket lista Serbe, të tilla të sëmura” sepse po i afrohemi “katastrofës”.

Kërcënon Daçiq: Kur të ndizet zjarri, vështirë se mund të shuhet më vonë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për zyrtarët e KQZ-së, të cilët dyshohet se u helmuan nga zarfet me vota të Serbisë.

Dyshimet për helmim të zyrtarëve të KQZ-së, Daçiq i ka quajtur manipulime, duke shtuar se shqiptarët duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova.

“Manipulimet e fundit që po përdoren nga shqiptarët nuk do të thotë se ata duan të dëbojnë vetëm Listën Serbe nga Parlamenti, por duan ta dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet”, ka thënë Daçiq për Tanjug.

Daçiq,ish-klushi i regjimit të Kasapit të Ballkanit,shumë mirë e ka cekur se ''kur të ndizet zjarri,vështirë se mund të shuhet më vonë,që do të thotë se , për Kosovën zjarrin e ndezi Serbia,me kriminelët edhe çetnikët e Serbisë në krye të rexhimit,ishte Kasapi i Ballkanit,Sllobodan Millosheviqi,dhe dihet tani si përfundojë dhe ku...

Tani,ajo kohë 1990 ishte fetimtare për Kosovën se kishim një lider,president historik,Ibrahim Rugovën,dhe një subjket politk,që e shkriu Serbinë,dhe lobimi ishte i sukseshëm për të alarmuar botën dhe 1999 u bombardua Beogradi,u nënshkruar marrëveshja në Kumanovë,dhe porosia për Bërnabiqin,Vuçiqin dhe Daçiqin është kjo; Pas 20 vjetëve.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë seriozisht paralajmërimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se “jemi afër një problemi dhe kërcënimi të paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

“A thua emisarët e shumtë ndërkombëtarë që do të vijnë në Prishtinë dhe Beograd, do të qëllojnë me grusht mbi tavolinë dhe të vendosin rend të politikanët e Prishtinës, që përfundimisht të ndalojnë ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme ndaj popullit serb? Sepse kur të ndizet zjarri, vështirë mund të shuhet pas 20 vjetëve,dhe pas shpalljes së pavarësisë se Kosovës, 2008 dhe tani jemi shtet me kushtetut,me ushtri,NATO-n,KFOR-i, Ushtria e Kosovës,dhe nuk na duhet më shumë.

Tani Serbia do përballet me dy subjekte politke në pushtet,VV dhe LDK-në dhe me opozitë të fortë,PDK-AAK PSD -etj....

Që do të thotë, se pak më ndryshe,përballë do e ketë Serbia Albin Kurtin,Vjosa Osmanin,opozitën,dh ta shofemi tani se Lista Serbe nuk është hallkë në sy vetëm për shqiptarët por per gjithë qytetarët e Kosovës dhe serbëve jashtë Listës Serbe.

EDHE KETO HELMIME TE JUJAT JANE,NGA JU KANE ARDHUR DHE PIKË

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se integriteti territorial i pakontestueshëm dhe sovraniteti i padiskutueshëm. kJO JU VRET JUVE A PO?...

Pakoja e Ahtisarit ishte gabim,dhe kjo arsyeja pse ata qe miratuan dolën në opozitë

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e demokraci, për dije e dritë, ka një histori të gjatë e të lavdishme, tragjike dhe heroike njëkohësisht. Ajo është pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për zhvillimin dhe përparimin, për shtetin ligjor të qytetarëve të lirë e të barabartë.

Serbia dhe miti serb, i përkrahur edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë, asnjëherë nuk e lë rehat Kosovën, shi për këtë, duke pretenduar se 'zemra' e tyre është Kosova!

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet e që këtë privilegj nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike, evropiane apo edhe botërore. Këtu nuk po llogaritim vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë herë më shumë sesa serbë në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk i kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb.

Me këto provokime dhe me barrikada nga serbët e veriut të Mitrovicës, e që unë jam shumë i bindur se këto barrikada ishin të organizuar nga mbeturinat kriminele të Milosheviqit dhe strukturave udhëheqjes nga Beogradi, kriminelët të cilët kanë kryer krime në Kosovë, nuk do të kenë dobi, sepse tani e tërë bota është përqendruar dhe e ka kthyer kokën nga veriu i Mitrovicës dhe kthim prapa nuk ka. Kështu së paku ka garantuar Qeveria dhe strukturat e tjera politike të shtetit të Kosovës.

Por, edhe një gjë duhet ditur të gjithë ne dhe të tjerët që janë këtu për sundimin e ligjit dhe rendit kushtetues. Se, në fakt, Kosova, sipas asnjë dokumenti kushtetues të vitit 1974, nuk ishte 'pjesë integrale e Serbisë nën sovranitetin e kësaj njësie federale'. Kosova ''ishte njësi konstituive - njësi federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë dhe vetëm si e tillë në bazë të prezumcionit konstitucional 'të interesit të përbashkët' të Kosovës dhe të Serbisë ajo si 'corpus separatum', me sovranitet të vetin politik dhe kushtetues, ishte dhe në kuadër të Republikës së Serbisë''.

Beogradi zyrtar ka fituar që nga dita kur është aprovuar pakoja e Ahtisarit. Çdo veprim i qeverisë serbe ka si qëllim blerjen e kohës dhe krijim e mjegullës në arenën ndërkombëtare. Kosova si gjithmonë lë hapësirë për krijimin e fushëbetejave të reja, të cilat pastaj shpallen si fitore. Serbia jo rastësisht pranoi planin Ahtisari, prandaj herët apo vonë dhe Kosova do të ballafaqohet me një shtet jofunksional. Çdo gjë po shkon drejt krijimit të një realiteti se krejt kjo gjendje e krijuar është thjesht për arsye të mosmarrëveshjeve politike e jo për shkak të terrorit shtetëror 100-vjeçar ndaj shqiptarëve e edhe me pak për shkak të luftës serbe ndaj shqiptarëve. Ma gjej në Kosovë një të vetmen dëshmi se para 12 vjetësh vendi ka përjetuar luftë! Kosova po fiton në plan të shkurtër, në plan të gjatë do të fitojë Serbia. Fatkeqësisht. Shteti i Ahtisarit nuk do të jetë fitore. Mohimi i luftës dhe barazimi i viktimës me kriminelin.

Por, çka janë ka thonë kryeministrja, Bërnabiq, presidenti serb Vuçiq,dhe  ish-klyshi i Sllobodan Millosheviqit -Daçiq,me helmimin e zarfave qe po na kthej 29 vjet mbrapa kur helmuan qytetarët e Kosovës dhe  nxënësit e të gjithave  shkollave fillore e te mesme dhe nga 90-ta,Serbinë edhe e gjithë bota po e shiqonë me një fytyrë të zezë,jo vetëm  ndaj shqiptarë,por edhe nacionaliteteve tjera jo serbë.

(Kosova Sot Online)