A ka opozitë politike, shoqëri civile e opozitarizëm mediatik në Shqipëri?!

A ka opozitë politike, shoqëri civile e opozitarizëm mediatik në Shqipëri?!
A ka opozitë politike, shoqëri civile e opozitarizëm mediatik në Shqipëri?!

Skender Kapiti

  • 22 October 2019 - 15:36

Nuk po kuptohet kjo heshtja e opozitës dhe as e shoqërisë civile shqiptare, por as e mediave në Shqipëri edhe tani kur edhe BE foli e tha: Rama ik!, pasi BE refuzoi hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipëisë në BE?! Nuk po kuptohet heshtja e opozitës por as atrofizmi e paraliza e popullit shqiptar si populli më proeuropian në botë, dhe nuk po kuptohen as qëndrimi i mediave shqiptare kur për shkak të keqqeverisjes nuk u hapën negociatat?!

Nuk po e kuptohet se a e kanë kuptuar shqiptarët se ato 9-10 kushtet e Gjermanisë thonë edhe ato Rama ik! Pra, e cuditshme, shqiptarët duke qenë se vetë nuk janë në gjëndje për ta bërë përmirësimin e ndryshimin, nuk reagojnë as atëhere kur edhe ndërkombëtarët janë në përkrahje të tyre.

A mos duhet që Europa, Gjermania e Franca etj., të vijnë e të protestojnë në Shqipëri, ashtu sikurse edhe SHBA dhe BE që bënë për VETTING-un, që i bënë presion politikanëve dhe politikës shqiptare për miratimin e VETTING-ut. Por nuk e di se ku e kanë hallin opozita dhe shoqëria civile shqiptare dhe as mediat që nuk veprojnë, apo edhe ato janë njësoj fajtore dhe të paafta ,por ndoshta edhe të blera nga pushteti e korrupsioni, pra mos vallë edhe ato janë njësoj fajtore e të korruptuara perderisa nuk reagojne seriozisht per pse-ne e asaj se perse nuk u hapën negociatat për Antarësimin e Shqipërisë në BE!?

E ndoshta edhe po, pra mund të jetë kështu. Kjo vertetohet edhe me faktin se ishte e tërë politika shqiptare edhe kunder miratimit të VETTING-ut, por ishte edhe “indiferentizmi” edhe i shoqërisë civile, por edhe i mediave në Shqipëri ndaj miratimit të VETTING-ut.

Dhe VETTING-u, bashkë me integrimin e Shqipërisë në BE janë faktorët vendimtarë që do ta dekriminalizonin politikën , do ta ndëshkonin krimin e organizuar, korrupsionin dhe hajdutërinë. Dhe me sa duket kësaj i trëmben jo vetëm pushteti e qeverisja por edhe opozita në Shqipëri, por edhe ato media të korruptuuara e të kriminalizuara.

(Kosova Sot Online)