Jo bisedime dhe as minishengen me krimin dhe genocidistët serbë

Jo bisedime dhe as minishengen me krimin dhe genocidistët serbë
Jo bisedime dhe as minishengen me krimin dhe genocidistët serbë

Skender Kapiti

  • 16 December 2019 - 13:39

Është e turpshme, anticivilizuese, e papranueshme dhe sidomos antikombëtare që për interesa pushteti të ulesh e të bësh marrëveshje me krimin , me kriminelët dhe me genocidistët serbë të cilët kanë ushtruar genocid kundër bashkëkombasve të tu, Z. Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.

Pra, është e vërtetë ajo të cilën unë e kam konstatuar gjithmonë se në Shqipëri politika e Tiranës por jo vetëm ajo, shqiptarët e Kosovës i kanë parë me syrin e njerkës dhe si kosovarë, ndërsa shqiptarët e Kosovës Shqipërinë e kanë respektuar si nënë dhe shqiptarët e Shqipërisë si vëllezër.

Si është e mundur ky vëllazërim kaq i madh i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Presidentin serb , Aleksandër Vuçiç, kur ky i fundit ka qenë ministër i propagandës kriminale, genocidiste dhe antishqiptare të Millosheviçit ?

Si është e mundur që kryeministri shqiptar më shumë interesohet për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi se sa per ato Shqipëri-Kosovë? Si është e mundur që kryeministri i Shqipëisë të angazhohet me kaq zell për minishengenin antishqiptar të neojugosllavisë dhe të bisedojë e të dakordësohet me Presidentin aktual serb për gjithçka pa marrë në konsideratë dhe pa u konsultuar me Kosovën e të veprohet kundër saj, kur dhe aktualisht sot , presidenti actual serb, jo vetëm se nuk kërkon falje por as nuk njeh dhe i mohon krimet dhe genocidin serb, dhe madje edhe guxon e sfidon edhe SHBA dhe NATO-n duke i akuzuar ato për krim mbi Serbinë pse ato çliruan gjysmën e kombit shqiptar dhe Kosovën shqiptare??!!

Por edhe si është i mundur edhe mosreagimi qytetar në Shqipëri kundër këtij antikosovarizmi të qeverisë dhe të kryeministrit të saj!?

(Kosova Sot Online)