Koalicioni LVV-LDK një mision i pa mundur

Koalicioni LVV-LDK  një mision i pa mundur
Koalicioni LVV-LDK  një mision i pa mundur

Dr. Hysni Aliu

  • 17 January 2020 - 09:00

Bisedimet për qeverisje në mes LDK se dhe VV se, sa janë të mistershme edhe më shumë janë fyese e dëshpëruese për votuesit e të dy partive. Të dy partitë po gjejnë mënyra dhe faktorë për të dështuar bisedimet, në vend që të gjenin gjërat që do ti ofronin këto parti. VV ka treguar një gatishmëri më të madhe për kompromise, por ka ndjekur një strategji të gabuar negociuese, gjë e cila i ka dhënë LDK-së mundësinë për të gjetur arsye të pa qenë për mos nënshkrimin e marrëveshjeve.

Pra, sjellja dredharake e LDK se dhe mungesa totale e përvojës negociuese tek VV ja ka orientuar bisedimet në drejtimin që Isa Mustafa ka dëshiruar që nga fillimi, pra ose posti i kryeministrit për LDK-në ose dështimi total. Unë, që në shkrimin e parë mbas fillimit të negociatave, kam shprehur mendimin që nuk do të ketë marrëveshje për koalicion në mes këtyre dy partive, duke u bazuar në logjikën dhe mënyrën e të menduarit në këto dy parti, por edhe në rrethanat ndërkombëtare. Atë botë, unë nuk e kam shtjelluar më tutje mendimin tim pa dashur që të spekuloj.

Tani dua të sqaroj si vijon. Koalicioni, nuk arrihet sepse LDK nuk është unike nga brenda, gjë që e bënë të pamundshëm marrëveshjen nga jashtë. LDK ka dy rryma, njëra që dominohet nga të inkriminuarit në krime ekonomike( garda e vjetër) dhe e cila me asnjë kusht nuk e dëshiron marrëveshjen, sepse ajo do të thoshte marrëveshje kundër vetvetes dhe bizneseve që i udhëheqin mafia e tyre, ndërsa pjesa tjetër e LDK-se e udhëhequr nga të rinjtë që shumë sinqerisht e dëshiron marrëveshjen por nuk ka fuqi vendimmarrëse.

Faktori tjetër është mos përvoja e VV-së për të negociuar, gjë që e vendosi VV-në një fushë të minuar nga LDK, duke e humbur në tavolinë ministrinë e punëve të brendshme që është thelbësore për luftimin e krimit dhe korrupsionit, por edhe për ofrimin e sigurisë për njerëzit që nesër do ta udhëheqin këtë luftë kundër krimit. Një faktor tjetër është edhe premtimi i VV-se që nuk do bëjë koalicion me PAN-in, gjë e cila i ka ofruar LDK-së mundësinë për të kërkuar të pamundshmen, në mënyrë që bisedimet të dështojnë dhe si gjithherë LDK ti shfrytëzoj frytet e këtij dështimi ashtu siç bëri atëherë me VLAN-in ku i mashtroj të gjithë dhe në fund mori vet postin e kryeministrit. Thyerje e premtimit për mos të bërë marrëveshje me PAN-in nga VV-ja do të shkaktonte një dëshpërim tek votuesit e VV-se, sepse do të humbnin shpresën për ndryshim, si rrjedhojë VV-ja nuk po guxon të lëvizë nga ai qëndrim që ka mbajtur që nga fillimi, gjë e cila po e ndihmon LDK-në në ngurtësinë e vetë.

Sa i përket faktorit të jashtëm, unë besoj që ky faktor është duke ndikuar shumë në mos akordimin e këtyre dy partive. Siç dihet, kemi dallime të mëdha në mënyrën se si i sheh SHBA bisedimet Kosovë Serbi dhe si i sheh Gjermania. Kur dihet që qeveria e ardhshme do i udhëheqë këto bisedime, çështje e kësaj marrëveshjes për bashkëqeverisje bëhet edhe më e komplikuar. Unë besoj fortë, që Gjermania favorizon një qeveri që do ta udhëhiqte Vjosa Osmani, sepse atëherë politikat qeverisëse do të ishin më afër strategjisë Gjermane për negociata, strategji që u tregua si e dështuar sepse qoj në planet për ndarjen e Kosovës (Vjosa Osmani, nuk ishte pjesë e kësaj strategjie)në mënyrë indirekte, dhe favorizimi relativ që SHBA-të i bënë qeverisë Kurti me të rinjtë e LDK së.

Duke ditur situatën dhe ndasitë në LDK, por edhe rezistencën e madhe nga krahu i luftës në situata hipotetike, është vlerësuar që një qeveri e tillë nuk do ishte e suksesshme as në luftimin e korrupsionit e as në negociatat Kosovë Serbi, por edhe në një situatë kur Kosova do të ndeshej me sfidën e arrestimit të figurave kryesore të UQK-së nga Gjykata speciale andaj kjo qeveri nuk përkrahet. Sipas mendimit tim, SHBA e shef më realiste dhe të përshtatshme për rrethanat e brendshme dhe të jashtme që do të vinë ( për të cilat shkrova më lartë), një koalicion VV dhe PDK, ndërsa Gjermania një koalicion LDK dhe AAK me NISMEN e AKR- në. Në këtë situate, unë besoj që së pari duhet të merren vesh faktori ndërkombëtar në mes veti dhe tek pastaj do të mundë të ndodhë një koalicion i caktuar. Ftesa që ju bëri ambasadori Grenell në gjermani gardës së vjetër të LDK-së e bënë edhe më të bazuar pretendimin tim, sepse amerikanët kanë dashtë të dinë se cila do të jetë linja e tyre posaçërisht në raport me bisedimet Kosovë Serbi, pra a do të përkrahin linjën gjermane apo amerikane.

Është në dorën e faktorit ndërkombëtarë që nëse me të vërtetë janë unik, atëherë duhet ta marrin rolin e ndërmjetësuesit në këto bisedime (pra Gjermania dhe SHBA), gjë e cila do të qonte shpejtë në një marrëveshje në mes VV-së se dhe LDK së. Pa një ndërmjetësim të tillë të drejtpërdrejtë, marrëveshje nuk do të ketë. Shpresoj shumë që të më demantojnë me veprimet e tyre. Nuk besoj që është e drejtë që Kosova dhe qeverisja e saje, edhe më tutje të jetë peng i bisedimeve me Serbinë. Unë besoj që një qeverisje LDK dhe VV është e domosdoshme, dhe do të ishte e suksesshme, pa marr parasysh situatat tepër sfiduese që do të vijnë, me kushtin që faktori ndërkombëtar të jetë unik në përkrahjen e punës së tyre, e posaçërisht në ofrimin e sigurisë së përgjithshme qeverisëse.

Unë besoj që mos arritja e kësaj marrëveshje në mes të LDK-së dhe VV- së do të jetë shkatërruese për kombin shqiptar dhe interesat perëndimore në Ballkan në afat më të gjatë. Partisë së dytë nuk duhet ti lejohet mandatari për kryeministër sepse ajo do të shkaktonte precedan të rrezikshëm për të ardhmen, ku partitë e dyta do të bllokonin marrëveshjet qeverisëse, në mënyrë që vetë ta marrin mandatin.

(Kosova Sot Online)