Politikës kosovare ju është ndezur semafori i kuq.!

Politikës kosovare ju është ndezur semafori i kuq.!
Politikës kosovare ju është ndezur semafori i kuq.!

Ismail Muçiqi

  • 11 March 2020 - 12:13

Eshte i mallkuar ai lider shqipetar qe nuk e degjone ameriken

Porosit,mesazhet dhe kërcënimet të cilat po vijnë nga Qeveria Amerikane, përkatësishtë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Amerikan Tramp janë shumë serioze për Shtetinë dhe Popullit e Kosovës. Raportet e mbrendëshme politike të liderve dhe të përfaqësueseve të instuticineve të Shtetit po e sjellinë Kosovën në një udhëkryqë i cili mund të prodhojë situata me rreziqe të pa parashikushme. Ky mos unitet i Republikës Kosovare po reflektohet për ditë e më shumë edhe në skenën e Dipmomacisë ndërkombëtare. Këto polarizime të cilat po i kushtojnë popullit të Kosovës i kan krijue vetë Liderët Politikë të cilët në takimet me Diplomatatet e qendrave të vendosjes vite me radhë e kan shantazhue njëri tjetrinë. Kjo politikë qorre pa vizion tani e ka sjellë shtetinë e Kosovës para aktit të kryer për të hjekur taksën ndaj mallrave serbe pa asnjë kushtëzimë, të cilën po e kërkon Amerika. Diplomatët Amerikan të cilët po flasin në emer të Shtëpisë së Bardhë sot ishinë shumë më të ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës duke e kërcnue Kosovën edhe me veprime konkrete deri tek tërheqëja e marincave Amerikan nga Kosova.

Mos përfillja e propozimit Amerikan është veprimi më i dëmshëm, dhe kontra bruduktiv për ardhmërin e Shtetit të Kosovës. Të thuash se ne jemi populli më pro Amerikanë e në anën tjetër të mos lëvizësh nga vendi është apsurt,naivitet dhe rrezikonë Pavarsinë dhe integritetin e shtetësisë së Kosovës. Kam menduar se Albin Kurti ka vizionë dhe kapacitet që të sillet dhe të veprojë me përgjegjësi në kuadër të rrethanave,aktuale,politike të cilat po i inponon situata. Nëse ky nuk është i vedishëm për momentin aktualë në të cilin gjindet Kosova atëhere pritjet të cilat Elektorati i shpërbleu me votë do të kthehen në zhgënim total. Nëse Albin Kurti dhe Qeveria nuk reflektojnë sa më parë në heqjen e taksës aj pa dyshim po e rrezikonë edhe vazhdimin e kualicionnit Qeverisësë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mos uniteti i klasës politike për të folur me një zë para faktorit ndërkombëtar i kan sjellë dëme të pariparushme Shtetit të Kosovës dhe Shqipëtarve në përgjithësi. Andaj Kryetari i Qeverisë aktuale është aj i cili e drejtonë timonin, për të hecur përpara në drejtimin e duhur për ta ruajturë interesin nacionalë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës. Eshtë e pa kuptimtë
dhe jo normale prononcimi dhe diktati i disa figurave dhe liderve të partive politike të cilët tani janë vetëm personalitete

të një subjekti politikë dhe asgjë më shumë. Dihet mirfilli se përgjegjës për ti udhëhequr instuticionet e shtetit dhe për të folur në emër të qytetarve të Kosovës është Kryeministri i vendit, Kryetarja e Parlamentit dhe Presidenti i vendit. Bashkëpunëtorët dhe këshilltarët politikë të Kryeministrit Albin Kurti duhet ta luajnë rrolin e tyre duke i analizuar proceset dhe rrethanat politike të cilat po i inpononë koha. Disa nga këta bashkpunëtorë vite me radhë punuan gjithandej nëpër Botë, në projektet e instuticioneve ndërkombëtare. Andaj ata duhet ti ndihmojnë Kryeministrit dhe nga një here edhe ti sygjyrojnë atijë atëhere kur aj gabon apo nuk e ka mirë. Populli i Kosovës ka kalue periudha dhe momente të vështira duke u përballur me zullumin e serbisë me vuajtje më të ndryshme e deri tek humbja e ma të dashurve të familjes. Këto pasoja edhe tani pas 20 vitesh janë manifestuar me trauma të një pjese të madhe të popullsisë. Duhet të kuptojmë se Shteti i Kosovës është projekt i përbashkët i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i aleatve perendimorë. Andaj në fundë dëshirojmë që sa më parë Qeveria Kurti të reflektojë duke hjekur taksën, për ti dhënë shansë dialogut me serbinë të cilin po e kërkonë administrata e Presidentit Tramp si garantë dhe supërfuqi e cila e ka autoritetin.mundësinë edhe forcën për ta zgjedhur këtë problem shekullor ndëmjet Kosovës dhe serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"