Shteti i Kosovës sot nuk ka nevojë për grindje kalamajsh

Shteti i Kosovës sot nuk ka nevojë për grindje kalamajsh
Shteti i Kosovës sot nuk ka nevojë për grindje kalamajsh

Dr. Hysni Aliu

  • 19 March 2020 - 14:52

Rregulla numër një në rastet emergjente, është që të ruhet qetësia, pra që emocionet mos të udhëheqin me ne,  por mendja jonë ti orientoj veprimet. Në momentin që njeriu udhëhiqet nga emocionet e momentit, atëherë  mundësia e të vepruarit në mënyrë të mençur dhe të përshtatshme   ose adekuate për situatën është pothuajse zero.  Si pasoje problemi shtohet, zgjerohet, dhe  sfiduesi mund edhe të del fitues ndaj nesh. Pra, tani, Kosova ka nevojë jo për grindje kalamajsh por për mendje të kthjelltë, gjakftohtësi, profesionalizëm, dhe bashkëpunim ndër njerëzor  e ndër profesional. Çështja e dytë që është po aq e rëndësishme është që  krizat e tilla duhet ti bashkojnë njerëzit, sepse ashtu do jemi më të fortë, dhe mundësia për ta mundur një  problem të tillë është shumë më e madhe. 

Rregulla tjetër është, që nëse nuk mund të ndihmosh, atëherë mos pengo, pra ndihmo duke mos penguar. Rregulla tjetër është që njerëzit me përgjegjësi shtetërore e institucionale, duhet të jenë në krye të detyrës, duke e analizuar mirë paraprakisht çdo fjalë që e qesin nga goja, sepse mundësia e panikut në këto raste është tepër e madhe, dhe nëse gjatë krizave të caktuar jemi pre e panikut, atëherë, beteja është e humbur.  Rregulla tjetër është që, në kohëra krizash, vetëm personat  profesionalist të lëmive dhe njerëzit që detyra i obligon , duhet të deklarohen në lidhje me çështjet e caktuara që ndërlidhen me krizën e kurrsesi, që secili ta luan rolin e të mençurit.

Rregulla tjetër është që  populli duhet të besoj në ata që e udhëheqin, e besimi humbë  kur në mes udhëheqësve të krizës vërehen divergjenca. Rregulla tjetër,  është prioritrtizimi i gjërave në mënyrë që mos të humbet kohë me gjëra që munden të presin. Dhe një rregull tjetër, nuk duhet tu lihet hapësirë që shpirtëzinjët ta shfrytëzojnë rastin,  për të krijuar benefite personale.

Ngjarjet e ditëve të fundit që gjoja se ndërlidhen me pandeminë kanë shkaktuar tek ne njerëzit e rëndomtë një shqetësim të madh, sepse po vërehet haptas që opozita, presidenti dhe garda e vjetër e LDK- se  po vazhdojnë me avazin e vjetër, pra me një narcizëm të sëmurë ku gjithçka që ndodhë ose që  duhet të ndodhë , domosdo duhet ti kënaq epshet e tyre kriminale. Të njëjtit janë këta njerëz që sa ishin në pushtet e krimnalizuan edhe shëndetësinë, duke i lënë njerëzit të vdesin si pasojë e mungesës së kushteve elementare për trajtim të dinjitetshëm, gjersa investuan miliardat në asfalte aty ku përqindjet e tenderëve rridhnin në gjepat e vetë. Këta kanë bërë një vrasje indirekte të njerëzve, e se besoj që aj numër i njerëzve që kanë ndërruar jetë si pasoj e kushteve të këqija nëpër spitale të jetë më i vogël, sesa numri i atyre që vdiqën në luftë me regjimin e Millosheviqt. Këta njerëz, edhe kur është e pyetje një pandemi e tillë, mendjen e kanë se si ta komplikojnë punën në mënyrë që ti vjelin frytet e veta. Shkurt me ju thënë, njerëzia tek këta nuk ekziston dhe këtë po e vërtetojnë, me sjelljen e tyre ditëve të fundit ndaj qeverise Kurti, e cila po tregohet shumë kompetente, e përmbajtur, racionale, dhe maksimalisht e përgjegjshme. Tani, kjo qeveri ka filluar të ua ndale qeshmet atyre që deri dje u kënaqën me rrethin e tyre të ngushtë duke e keqpërdorë paranë e popullit deri në ekstrem, si rrjedhojë kemi nervozizmin dhe provokimet që quan  në krizën e koalicionit. Unë, në shkrimet e mia kam thënë që ky koalicion nuk është i natyrshëm,  për arsye të shumta, si të brendshme e edhe të jashtme, dhe si rrjedhojë nuk kam besuar që do të formohet, por ja që u formua, dhe ashtu siq u ofrmua edhe po shkatërrohet. Ka ardhur  koha që Kosova të pastrohet nga gardat e vjetra, që po ja marrin ajrin e mushkërive këtij populli. Po me dhimbsen shume z. Osmani e z. Abdigjiku me bashkëpunëtorët e tyre në parti  që nuk i përkasin gardës së vjetër  që me mish  e me shpirt u munduan për të mirën e këtij populli, por hasen në gozhdë e  partisë së vetë. Unë besoj që kjo qeveri, ashtu siq e ka filluar dinjitetshëm punen e vet, duhet edhe ta vazhdon me dinjitet , deri në ditën e fundit të qeverisjes.

Populli din të shpërblen pore edhe të dënon rëndë me votën e vetë. Kjo do të ju ndodhë atyre që po luajnë me dinjitetin e këtij populli.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"