Rrëzimi i Qeverisë Kurti dëm për Kosovën, vjen falja e krimeve të luftës ndaj Serbisë

Rrëzimi i Qeverisë Kurti dëm për Kosovën, vjen falja e krimeve të luftës ndaj Serbisë
Rrëzimi i Qeverisë Kurti dëm për Kosovën, vjen falja e krimeve të luftës ndaj Serbisë

Shefik Shkodra

  • 06 April 2020 - 12:23

Krejt kanë dalë për diell veprimet e LDK-s dhe presidentit, duke iu bashkuar edhe do parti e grupe të tjera. Nuk duhet të numërohen, se janë të njohura, sa herë bien në kundërshtim me kushtetutën, kur përpiqen ta ndjekin VV për këtë çështje. Interpretimin e asaj kushtetute e bëjnë disa sipas leverdisë. Ani do portale, disa analistë....

Kemi mbetur gjithnjë duke u marr me dëme që, nuk dihet arsyeja dhe realiteti, veç ego-s së njerëzve që duan ta bëjnë atë të “veten”. Nuk është thënë përmendësh e për të bërë fjalë e sharje ndaj dikujt, kushdo qoftë, pse po rrëzohet qeveria në të cilën është investuar, si zgjedhje të jashtëzakonshme, është menduar që të fitojnë qytetarët. Një qeveri që e kanë dashur për ndryshme dhe jo me të njëjtat vlera, më mirë të thuhet antivlera. Pra, dëmi është në shumë aspekte. Edhe materiale, por më shumë politike. Nuk mund të kuptohet e as të arsyetohet, kur partia që ishte në koalicion ishte e njoftuar me programin e VV dhe as dy muaj nuk i bëri të paraqes Mocion për mosbesim. Po, ku ishin në fillim, pse e pranuan koalicionin? A ishin të vetëdijshëm, apo i mbante shpresa LDK-n (Klubin e tyre) që menjëherë duhet të thurin një rrjetë për ta “gjuajtur” aleatin e tyre. Vërtet krejt bota i ka parë këta “pazargatë” se si kanë bashkëpunuar me PAN-in dhe çfarë ishte synimi i tyre. Ata e konsiderojnë veten shumë më të aftë. Ndoshta, por ajo çka është më e theksuar, nuk deshëm një aleancë dhe koalicion. Po si të bëhet koalicion, kur partia më vjetër është e udhëhequr prej anëtarëve të një klubi, pjesa më e madhe e tyre të futur në korrupsion, nepotizëm dhe krim të organizuar, ndërsa VV donte që këto shprehi të politikanëve tanë t’i pastrojë. VV do reciprocitet me Serbinë, por të tjerët duan që këtu, në Kosovë të futet çfarë të dëshiron Serbia, pa e njohur në asgjë Kosovën. 

 Në këtë kohë shihet qartë se do të jemi të privuar prej shumë segmenteve politike në këtë shoqëri. Njëherë, pandemia e cila është vu si një shpatë mbi kokën e qytetarëve, bizneseve, arsimit dhe çështjes sociale në përgjithësi. Por, rrëzimi i kësaj Qeverie mund të shkaktojë edhe dëme të pariparueshme për kërkesat qytetare, si ajo për padinë Serbisë për krimet e luftës në Kosovë, që kjo qeveri pati në programin e saj. Qe kaq vite, asnjëra prej qeverive nuk ndërmori një herë një gjë të tillë, as për të pagjeturit e as për viktimat. Serbia na padit çdo ditë dhe na i shkurton mundësitë me propaganda për çnjohje të shtetit të pavarur. Nuk lejon mundësinë që të inkuadrohemi në instancat e ndryshme botërore. Fut influencë në brendinë e vendit që të bëjë përçarje në mes shqiptarëve, etj. 

 

Me rrëzimin e kësaj qeveri është e mundur që edhe kësaj herë të ripërtërihet skena e viteve 2014, sikur ishte fjala për atë organizimin e bashkuar, të ashtuquajtur VLAN, e cila shkaktoi kohëzgjatje enorme për institucionet dhe stabilizimin në tërësi. Rezultat i saj ishte në mohim, LDK shmangu rrugën dhe keqpërdori jo vetëm fjalën, por edhe marrëveshjet tjera të pavlershme. Kjo ishte “meritë” e kreut të kësaj partie, e cila nuk mundi asnjëherë të reformohet, veç për do farë pazaresh që nuk kanë qëllim të përgjithshëm të shtetit dhe qytetarëve të këtij vendi. 

 Edhe këtë herë mund të shkaktohen paqartësi te opinioni publik dhe do shkojë kohë e gjatë, ndryshe si po thuhet se, Kuvendi mund të vijojë punën duke pas zgjedhur një qeveri tjetër, si duket është kjo mënyrë është jo kushtetuese. Vetëvendosje po shihet se nuk e ka ndërmend të dërgojë kandidat tjetër për formimin e një qeverie, teknike apo gjithëpërfshirëse, si po thuhet. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"