Shuplakë e rëndë e ndërkombëtarëve kundër liderëve të pa kulturuar të Kosovës të prirë nga Hashim Thaçi

Shuplakë e rëndë e ndërkombëtarëve kundër liderëve të pa kulturuar të Kosovës të prirë nga Hashim Thaçi
Shuplakë e rëndë e ndërkombëtarëve kundër liderëve të pa kulturuar të Kosovës të prirë nga Hashim Thaçi

Faik Krasniqi

  • 17 June 2020 - 12:25

Shkruan: Faik Krasniqi

” Për të arritur qëllimin e tyre janë në gjendje të bëjnë çmos. Se çfarë politikanë kemi dhe çfarë shteti kemi, mundë ta shohim presidentin Thaçi. Në një vend normal të botës presidenti është pasqyra e shtetit. Njëri me integritet. Kurse ne kemi një president që vetëm nxitë dhunë dhe urrejtje. Herë bënë probleme me Albinin e herë me Vjosën. Herë shpifë për njërin e herë për tjetrin. Njeri i zgjedhur përmes pazareve të pista politike. E aq më keq është votuar nga LDK-ja, parti që akoma pretendon se është parti shtet ndërtuese. Të votosh Hashim Thaçin president dhe të pretendosh se je parti shtet ndërtuese, e fyen inteligjencën e qytetarëve të këtij vendi”.

Sjellja e liderëve politik dhe të shtetit të Kosovës, ka arritur në shkallën më të ulët të sjelljes së tyre njerëzore e intelektuale, me ashpërsim të gjuhës dhe përpjekjeve për shantazh e denigrim personal, sa që po detyron edhe ndërkombëtarët të reagojnë kundër sjelljeve të tyre jo njerëzore e me fjalor të ashpërsuar fyes. Madje edhe Shtetet e QUINT-it përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje në drejtim të udhëheqësve politikë në Kosovë që diskutimet e tyre t’i bëjnë pa fyerje dhe kërcënime. Analisti politik Faik Krasniqi për këtë degradim akuzon kreun e parë të shtetit të Kosovës Hashim Thaçin.

“Nuk është hera e parë që politikanët tanë përdorin gjuhën e urrejtjes dhe linçimit publik ndaj rivalëve politike, por edhe ndaj gazetarëve dhe gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ata, ose më mirë të themi me ata që interesat e tyre nuk përputhen me të atyre. Kemi me qindra raste të tilla. Për të arritur qëllimin e tyre janë në gjendje të bëjnë çmos. Se çfarë politikanë kemi dhe çfarë shteti kemi, mundë ta shohim presidentin Thaçi. Në një vend normal të botës presidenti është pasqyra e shtetit. Njëri me integritet. Kurse ne kemi një president që vetëm nxitë dhunë dhe urrejtje. Herë bënë probleme me Albinin e herë me Vjosën. Herë shpifë për njërin e herë për tjetrin. Njeri i zgjedhur përmes pazareve të pista politike. E aq më keq është votuar nga LDK-ja, parti që akoma pretendon se është parti shtet ndërtuese. Të votosh Hashim Thaçin president dhe të pretendosh se je parti shtet ndërtuese, e fyen inteligjencën e qytetarëve të këtij vendi. Të votosh Thaçin president do të thotë je parti shkatërruese, sepse me votën tënde ti po i jep mundësi që ai të bëjë çfarë të do me Kosovën”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"