Zjarri nuk fiket me benzinë, e as armiku nuk luftohet duke e luftuar mikun ashtu si po bëni ju Edi Rama

Zjarri nuk fiket me benzinë, e as armiku nuk luftohet duke e luftuar mikun ashtu si po bëni ju Edi Rama
Zjarri nuk fiket me benzinë, e as armiku nuk luftohet duke e luftuar mikun ashtu si po bëni ju Edi Rama

Dr. Hysni Aliu

  • 03 July 2020 - 14:46

“Nuk ka më keq në këtë jetë, se sa kur njeriu, e bie veten në një pozitë, që as në rastin kur e thua të vërtetën s’të beson askush. Kjo zakonisht ndodhë kur dikush ka gënjyer e mashtruar aq shumë, sa që edhe e vërteta e tij është gënjeshtër. Për këtë arsye, një gënjeshtar e mashtrues i vërtetuar me mijëra herë për 2 dekada, nuk duhet të jetë në ballë të institucioneve sepse ekzistojnë  mundësitë që njerëzit të mos e besojnë një të vërtetë për shkak se atë të vërtetë e prezanton një mashtrues, si rrjedhojë mundë të humbet një rast unik për kombin.

Do të besoja që z. Kurti apo z. Osmani janë mashtruar dhe janë konspiracionista, së bashku edhe me mua si individ, dhe do më  vinte  shumë keq, që ata me veprimet e tyre e unë e shumë tjerë si unë, me shkrimet tona,  e paskemi penguar një proces që paska pas me e sjellë njohjen e Kosovës si tërësi nga Serbia, duke ja marr edhe Luginën  e Preshevës, nëse kundërshtimi i këtij procesi nuk do të vinte edhe nga shteti më i fortë në Evropë Gjermania dhe kancelaria Merkel, nga Mbretëria e Bashkuar, nga Franca , nga miku më i madh i shqiptarëve kongresmeni Eliot Engël, e  shumë njerëz brenda administratës Trump”.

-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditëve të fundit  është  duke u ngritur në nivelin  që është dashtë të jetë kohë të gjatë në raport me Kosovën. Por, politika e tij unifikuese mbarëshqiptare, nuk po duket të jetë edhe aq unifikuese, përderisa me fjalën e tij, si në Kosovë ashtu edhe sot në Shqipëri, po thumbon ata që populli i Kosovës i ka votuar me shumicë,  pra Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin. Duke vepruar në këtë mënyrë, Edi Rama, po e hedhë në kosh plehrash gjithë atë që po e bën për unifikimin e kombit, sepse ata që  mashtruan po i amniston qëllimisht, ndërsa këta që luftuan kundër mashtrimit po i quan konspiracionist. I nderuara Z. Edi Rama, Nuk ka më keq në këtë jetë, se sa kur njeriu, e bie veten në një pozitë, që as në rastin kur e thua të vërtetën s’të beson askush. Kjo zakonisht ndodhë kur dikush ka gënjyer e mashtruar aq shumë, sa që edhe e vërteta e tij është gënjeshtër. 

Për këtë arsye, një gënjeshtar e mashtrues i vërtetuar me mijëra herë për 2 dekada, nuk duhet të jetë në ballë të institucioneve sepse ekzistojnë  mundësitë që njerëzit të mos e besojnë një të vërtetë për shkak se atë të vërtetë e prezanton një mashtrues, si rrjedhojë mundë të humbet një  rast unik për kombin.

Do të besoja që z. Kurti apo z. Osmani janë mashtruar dhe janë konspiracionista, së bashku edhe me mua si individ, dhe do më  vinte  shumë keq, që ata me veprimet e tyre e unë e shumë tjerë si unë, me shkrimet tona,  e paskemi penguar një proces që paska pas me e sjellë njohjen e Kosovës si tërësi nga Serbia, duke ja marr edhe Luginën  e Preshevës, nëse kundërshtimi i këtij procesi nuk do të vinte edhe nga shteti më i fortë në Evropë Gjermania dhe kancelaria Merkel, nga Mbretëria e Bashkuar, nga Franca , nga miku më i madh i shqiptarëve kongresmeni Eliot Engël, e  shumë njerëz brenda administratës Trump.  

Fletërrufeja e Gjykatës Speciale është gjë e dhimbshme për Kosovën, por mbaje mend z. Rana, që kjo fletërrufe,  ka qenë vetëm një tërheqje e vërejtjes ndaj të gjithë atyre që tentuan të shembin themelet e Evropës, dhe se ata dinë të bëjnë edhe më shume se kaq, andaj  mos punoni me ndjenja por përdoreni  mendjen. Zjarri nuk fiket me benzinë, e as armiku nuk luftohet duke e luftuar mikun ashtu si po bëni ju së bashku me këta që tani janë në krizë, duke e kërkuar problemin te z. Osmani e z. Kurti, por duke u bashkuar me të dhe si të atillë, unik me e luftua këtë proces që është mjaft i rrezikshëm për gjithë kombin. Jam plotësisht kundër kësaj fletërrufeje të Gjykatës speciale, po aq sa kam qenë kundër fletërrufesë së

Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoj Qeverinë e popullit nëpërmes grusht shtetit modern. Z. Rama, habitem që nuk reagove për fletërrufe e Gjykatës Kushtetuese, që ka qenë edhe më e rëndë se kjo, sepse ajo theu ëndrrën e popullit për ç’kapjen e shtetit. Shembulli i keq i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka qenë një model i mirë fatkeqësisht për Gjykatën Speciale. Pra, nëse ti i jep veti të drejtën që ligjin dhe kushtetutën tënde ta bësh si llastik, atëherë ku pret që ndërkombëtarët ta respektojnë atë në përpikëri. Ata janë përshtatë në atë që bëmë ne para vetëm disa muajve me Kushtetutën tonë brenda Kosovës.

Duke tentuar, të gjeni fajtorin te Z. Osmani dhe z. Kurti, ju po tregoni, që për ju, më i rëndësishëm është pushteti sesa shteti. Mos e vulosni bindjen e shumicës së popullit dhe të ndërkombëtarëve se ju jeni degraduesit më të mëdhenj të shtetit të Kosovës. Mos ua largoni popullit edhe atë pak dhimbje dhe ndjesi që ju ka mbet ndaj jush, sepse atë e donë Serbia. Paramendojeni, se çka do të ndodhtë po që se këto fletërrufe, të shpalleshin para 20 , 10 ose 5 viteve, se sa i ashpër do ishte reagimi i popullit.  

Populli është i menqur, dhe i pamashtrueshëm. Populli është 2 milion koka, mendje, të bashkuara në një, andaj nuk mundë të mashtrohet as nga një as nga 10 e as nga 1000  individ që në momente të caktuara, ose dirigjohen nga  interesat personale ose nga injoranca ose nga egoizmi e urrejtja e çmendur. Edhe thirrjet e sodit të Gani Kocit, vetëm që  betonojnë dyshimet e Gjykatës speciale ( jo të miat) për lista njerëzish për tu likuiduar. Kjo më bën mua të kuptoj që këta njerëz janë aq të verbuar nga urrejtja dhe etja për pushtet e si rrjedhojë për para, sa që e zhveshin veten lakuriq para popullit dhe botës ,bash atëherë kur nuk  duhet. 

Ne e mbajmë mend mirë, nëpërmjet medieve  që lista të tilla për likuidimin e njerëzve  më të ngritur të kombit ka pas gjatë luftës edhe pas luftës, por se dikush bënë çmenduri të tillë, pikërisht në kohën kur Gjykata Speciale po merret me këto çështje, për mua ka qenë e pa besueshme.  Gani Koci, ke vepruar bash si Baton Haxhiu kur pa dashtë zbuloj idenë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, gjë e cila solli edhe fletërrufenë.

E dhimbshme apo jo. Gani, nuk besoj që keni vrarë atdhetar të nivelit që i ke vendosë sot në listë, e as njerëz  tjerë, andaj tërhiqe atë shkrim me keqardhjen më të madhe. Me këtë shkrim i shtyn edhe me thellë në gropë duke i betonuar pikërisht bashkëluftëtarët e tu. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".