Kosova në sytë e politikanëve tanë është si lopa që duhet mjelur vetëm për ta zhvatur

Kosova në sytë e politikanëve tanë është si lopa që duhet mjelur vetëm për ta zhvatur
Kosova në sytë e politikanëve tanë është si lopa që duhet mjelur vetëm për ta zhvatur

Faik Krasniqi

  • 12 July 2020 - 08:17

Shkruan: Faik Krasniqi

“Kur vjen puna e zhvatjes së shtetit, pozitë dhe opozitë, janë bashkë. Me përjashtim të ndonjë deputeti që ka punuar me seriozitet sa i përket miratimit të ligjeve. Kosova në sytë e politikanëve tanë është si lopa që duhet mjelur. Kjo praktikë do të vazhdoj edhe me vite të tëra. Nëse jo me ndërrimin e mendësisë të politikbërjes dhe atdhedashurisë, me ndonjë ligj që s'do të mundë asnjë politikanë ta keqpërdor detyrën zyrtare. Është vështirë të ndodhë një gjë e tillë, sepse shqiptarët nuk e duan shtetin siç e duan popujt e civilizuar”.

-Deputetet e Kuvendit të Kosovës asgjë nuk i kanë lënë mangët zhvatjes së shtetit në raport me ekzekutivin. Por jo edhe që shquhen për ndonjë performancë sa i përket miratimit të ligjeve, ose sjelljes së ndonjë ideje për ekzekutivin. Një gjë na kanë dhuruar, spektakël dhe humor të zi në cdo seancë. Sharje dhe fyerje. Etiketime se kush është patriot e kush është tradhtar. Edhe listat e deputeteve i kemi me njerëz të tillë, hajna dhe zhvatës të dëshmuar të parasë publike”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".