Edhe të fikët edhe të koritët

Edhe të fikët edhe të koritët
Edhe të fikët edhe të koritët

Shefik Shkodra

  • 16 July 2020 - 15:05

“Kanë qeshur njëherë me Ibrahim Rugovën për atë 'të premten javore'. Drejtësia është e reduktuar në atë masë , sa vetëm si vegël e liderëve dhe familjeve të tyre, përkatësisht për partitë e tyre. Vetëm për presidentin dhe klubin shërbenin. Qindra e mijëra raste dëshmojnë këtë faqe të zezë.

Asnjë gjykatë, nga ajo themelore komunale e deri te ajo supremja, nuk i kanë kryer punë klientit edhe nëse ka pasur të drejtë. Vetëm ai/ajo që e ka njohur dikë ka mundur të jetë i(e) i favorizuar. S'ka punë për askënd pa i rehatuar familjen, partinë dhe varg e vi, deri ku arrin jarania e pushtetarëve. 

Qytetarët dështuan. U zhgënjyen. Nuk funksionon asgjë. Në pritje gjithnjë nga mashtrimet e këtyre liderëve. Po si të funksionon shteti në këtë mënyrë, kur të gjitha të mirat janë mbledhur nga liderët dhe partitë e tyre? Politika e brendshme masakër! Po të kishte qeveri e pushtet si duhet, këta do të duhej t'i fusnin në burg menjëherë ky popull, pa shkuar fare në Hagë”.

 -Kështu ka qenë një trajtesë do kohë më herët. Kështu dua ta përsëris me këtë rast. Masakër politika e brendshme, po edhe ajo e jashtme! Për këtë do të duhej të përgjigjej dikush.

Në vend se të mendohet për një jetë qytetari më të mirë, duhet rregullisht të merremi me veprimtaritë e pakëndshme të disa personave institucionalë shumë përgjegjës. Që të gjitha është dashur të mendohen herët, në start. Shumë herë e mendojmë mik të mirë dikë, kur thotë, 'bjeri kësaj pune! Te e para!' Unë të përkrahi, etj. Po ajo nuk vlen gjithmonë dhe në çdo rast. Koka e vetë personit e arsyeton më mirë dhe bie përfundim.

Me qenë se shumë gjëra janë parë që në start të qeverisjes së Kosovës, kanë qenë të njohur edhe liderët e pàrtive dhe veprimtaria e tyre. Asnjëra prej këtyre partive nuk është reformuar. Të gjitha kanë thënë e thonë se  jemi properëndimore, po është parë , as properëndimore e as komuniste. Një farë mishmashi. Ka pasur shumë raste dhe momente që e kanë treguar për pak kohë se, çfarë është personaliteti dhe kultura e një lideri kur paraqitej para këtij populli. As një letër nuk ka ditur ta lexojë, ndonjëri prej tyre, ndërsa vendin me shumë përgjegjësi.

Si të tërbuar pas gradave shtetërore e pushtetare kanë pranuar. Kur një atdhetar e ngrit veten pa qenë i tillë, shihet qartë se ai tipi nuk është i formuar për udhëheqje të një shoqërie cilado qoftë ajo. Ata lider pa një reformim të vetvetes nuk kanë mundur të reformojnë parti. Madje nuk ka qenë aty poenta. Te ata ka qenë interesi personal. Që të gjithë janë përpjekur të bëhen pronarë të Kosovës 'me hise', madje gati-gati ashiqare. Këtë mundësi dhe këtë mbrapshtim nuk është dashur t'ua lejojnë këtyre tipave. Forcat e jashtme nuk ishin veç për monitorim. Çka bëri ai EULEX-i për gjithë kohën që shërbeu në Kosovë? Asgjë! Veç sa ka pështjelluar më shumë. Në popullatë u  shtri robërimi i ri në "Kosovën e lirë ".

 Shkurt, kultura e këtyre liderëve ka qenë dhe është, pa dyshim, bajraktarizmi me analfabetizëm, duke mbajtur në mend rrëfimet e pasdarkeve nga paraardhësit e tyre. -"Unë jam i fortë!" - "Jo unë jam më forte!" Nuk kanë pranuar sugjerime për asgjë, sepse ashtu u ka konvenuar.

Kemi thënë, në një anë janë paraqitur komunistë e diktatorë, duke mbyllur rrethin me oborrtarët e vet, deri te nxënësit e shkollave, studentët, profesorët dhe profilet tjera, me klientelizma dhe duke i kërcënuar të tjerët  që s'guxon kush të kundërshtojë ndryshe. Herë janë paraqitur si tradicionalistë, me dorë në zemër duke përshëndetur qytetarët se, jemi tepër modestë e për t'u ulur në 'shilte' si dikur, në skamjen e përbashkët. Në ë anën tjetër, për çdo paraqitje janë deklaruar demokrat, sikur ne e dimë moti ç'është demokracia.

- Jemi me Amerikën dhe me Brukselin. Këto ishin parullat përsëritëse të tyre. Kanë qeshur njëherë me Ibrahim Rugovën për atë 'të premten javore'. Drejtësia është e reduktuar në atë masë , sa vetëm si vegël e liderëve dhe familjeve të tyre, përkatësisht për partitë e tyre. Vetëm për presidentin dhe klubin shërbenin. Qindra e mijëra raste dëshmojnë këtë faqe të zezë. Asnjë gjykatë, nga ajo themelore komunale e deri te ajo supremja, nuk i kanë kryer punë klientit edhe nëse ka pasur të drejtë. Vetëm ai/ajo që e ka njohur dikë ka mundur të jetë i(e) i favorizuar. S'ka punë për askënd pa i rehatuar familjen, partinë dhe varg e vi, deri ku arrin jarania e pushtetarëve.  Qytetarët dështuan. U zhgënjyen. Nuk funksionon asgjë. Në pritje gjithnjë nga mashtrimet e këtyre liderëve. Po si të funksionon shteti në këtë mënyrë, kur të gjitha të mirat janë mbledhur nga liderët dhe partitë e tyre?

Politika e brendshme masakër! Po të kishte qeveri e pushtet si duhet, këta do të duhej t'i fusnin në burg menjëherë ky popull, pa shkuar fare në Hagë.

 Në politikën e jashtme nuk dihet deri ku ka shkuar puna, meqë krejt bisedat dhe marrëveshjet ishin si klandestine. Nuk deshi Hashim Thaçi të dëgjojë askënd. Emëroi nëpër diplomaci atë që iu deshtë për nevojat e tij, si këtu brenda në Kosovë. Jo diplomatë për kanale diplomatike shtetërore, por për kanale të veta interne (jo të gjithë), pjesa më e madhe...qoftë edhe krejt injorantë e i "verdhë", sa ndonjë nevojë poster.

 Qe nga mbarimi i luftës asnjë padi për masakrat që i bëri Serbia, madje jo veç nga kjo luftë e fundit. I hoqën të gjitha barrierat ekonomike e politike (reciprocitetin), kjo i bien se na duhet ta lusim Serbinë, sikur ne të ishim agresori. Serbia me këtë doli ngadhënjimtare. Ne dhe NATO fajtorë e kriminelë. I kujt është ky rezultat? Përgjigjja: i Hashimit, president dhe i Isa intrigantit dhe keqpërdoruesi në skenën politike për tridhjetë vjet.

Tash kur Haga po thërret,  "mobilizohuni", vizitë varrezave të heronjve, familjeve të dëshmorëve. Duhet të bëjmë padi kundër Serbisë, etj. Po këto punë kanë mundur të bëhen në mënyrë permanente. Tash "as me shehër as me Barilevë". Në Hagë Hashim Thaçi dhe të tjerët mund të gjykohen për veprat e tyre personale. Nuk gjykohet UÇK-ja qysh po dalldisen do, sidomos do kundërshtarë të tij, sikur tash po u merret "fytyra" këtyre edhe pse nuk e duan hiç Hashim Thaçin. (siç)

Ndonjë ahmak, tash shikon, si t'ia arrijë qëllimit, të ngritët në atë kupolë sepse, konsideron, që koha është që të ngrihen deri te ajo karrige. Me lakmi. E këta lakmitarë e të pangopur deri në patologji. Lakmitarë në  mall e para, edhe në dilingjillaqe, pa ruajtur veten si figura publike...Një mund ta them publikisht, asnjë njeri që ka qenë i ftuar në gjykata, pavarësisht, i dënuar apo jo, nuk do ishte mirë që të ndodhet në pozicione të institucioneve shtetërore.

Të mos flitet për ata që tashmë i njohim me veprimtarinë e tyre. Edhe ky që ka shkuar në Hagë pa dhënë dorëheqje shumë gabim e ka. Titulli i presidentit nuk e mbron në gjykatë, veç një titull medial mund të jetë bërë më i madh: shih, ky vend me president para gjyqit për vepra penale.! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".