Çështja e Telekomit me Devollin është një çështje për gjykim të drejtë të atyre që e shkatërruan

Çështja e Telekomit me Devollin është një çështje për gjykim të drejtë të atyre që e shkatërruan
Çështja e Telekomit me Devollin është një çështje për gjykim të drejtë të atyre që e shkatërruan

Muhamet Kelmendi

  • 18 July 2020 - 08:53

Shkruan: Muhamet Kelmendi

”Çështja e Telekomit me Devollin është një çështje për gjykatë. Ka filluar kjo me kontratën e nënshkruar në kundërshtim me të gjitha normat. Vetë kontrata tregon se kemi krim të rëndë dhe se të gjithë ata nënshkrues dhe përfaqësues të shtetit duhet të hetohen nga prokuroria dhe të gjykohen. Nuk ka arsyetim një kontratë e tillë. Pushteti dhe nënshkruesit e kanë ditur përfundimin. Një gjendje e tillë nuk duhet të kalon. Kompetentët, nga Qeveria e atëhershme si Kryeministri dhe ministrat, njerëzit në Telekom etj. duhet të përgjigjen”.

-Dështimet e pushtetit në Kosovë janë të shumta dhe tërë vendin e kanë sjellë në gjendje të rëndë dhe pa rrugëdalje. Telekomi i Kosovës është vetëm një shtyllë e dështimit që ka Kosova. Një gjendje tepër alarmante e kemi edhe në fushën e shëndetësisë. Tash po merr jetë dhe nuk po ka të ndalur edhe Corona virusi. Masat janë jo adekuate dhe tepër jo produktive. E tërë kjo vjen nga dështimet e Qeverisë, të Kuvendit dhe të të gjitha organeve të pushtetit në Kosovë. Qeveria aktuale është në gjendje shumë të rëndë. Ata nuk dinë dhe fare s’kanë ide për asnjë çështje. Ndërsa, Kuvendi nuk është në nivel të kompetencave të veta. Kuvendi është shndërruar në një vend ku po tregohet nga deputetët niveli i tyre dhe patriotizmi me bateria. Kuvendi nuk po merren as me epideminë, gjendjen e rëndë sociale, punësime dhe as me dialogun Kosove-Serbi. E ka rrokur një gjumë i rëndë. Shumë rëndë e ka të zgjidhet dhe të merr përgjegjësinë që e ka. Këtu nuk pritet as një dialog dhe vendim i Kuvendit për Telekomin. Nuk priten as çështjet tjera të analizohen. Këtej e kemi bllokimin e xhirollogarive të Telekomit dhe gjendjen shumë të rëndë në fushat e ndryshme. Pritet që vendin ta kaplon kriza edhe më e rëndë dhe gjendja në përgjithësi të rëndohet. Nuk priten veprime shëruese nga Qeveria e tillë e kapur nga krimi dhe nga korrupsioni i udhëheqësve të partive politike. E tërë Qeveria udhëhiqet nga ministrat dhe Hoti por edhe nga kryetarët e partive politike. Ata vendosin në Qeveri. E këtu e ka bazën krimi dhe korrupsioni në të gjitha fushat”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".