Kryeministri Hoti të ftohet për raportim në Kuvend, pas takimit të parë skandaloz me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel

 Kryeministri Hoti të ftohet për raportim në Kuvend, pas takimit të parë skandaloz me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel
 Kryeministri Hoti të ftohet për raportim në Kuvend, pas takimit të parë skandaloz me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel

Muhamet Kelmendi

  • 20 July 2020 - 16:04

Shkruan:Muhamet Kelmendi

“Nuk tolerohen veprimet denigruese, pushtuese dhe armiqësore, sepse jo vetëm kishat që kanë të kaluar iliri-shqiptare, por edhe emërtimi është tejet provokativ dhe i pa tolerueshëm për Kosovën. I takon Kryesisë së Kuvendit të ftoj seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe z. Hoti të raportoj për çështjen e tillë, dhe mbi atë të merret qëndrim. Nuk ka të drejtë askush të qëndroi në një vend ku injorohet shteti, sovraniteti dhe emërtimi i Kosovës".

-Nuk pritet asgjë normale dhe pozitive nga shteti kriminal serb, e veçanërisht nga krimineli Vucic. Po e dëmshme dhe tejet jo politike, për të mos thënë papërgjegjësi e z. Hoti, është pjesëmarrja dhe mos reagimi i tij, qoftë edhe duke e lëshuar takimin me kriminelin e tillë. Z.Hoti ka treguar papjekuri totale politike, sepse të qëndroi në një vend, ku theksohet termi "Kosovë dhe Metohi" dhe mos të reagoi është çështje që e ngarkon me përgjegjësi, madje edhe me largimin e z.Hoti nga pozita e Kryeministrit. Nuk tolerohen veprimet denigruese, pushtuese dhe armiqësore, sepse jo vetëm kishat që kanë të kaluar iliri-shqiptare, por edhe emërtimi është tejet provokativ dhe i pa tolerueshëm për Kosovën. I takon Kryesisë së Kuvendit të ftoj seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe z. Hoti të raportoj për çështjen e tillë, dhe mbi atë të merret qëndrim. Nuk ka të drejtë askush të qëndroi në një vend ku injorohet shteti, sovraniteti dhe emërtimi i Kosovës. Kjo nuk tolerohet. Këtej i takon Kuvendit të diskutoj dhe të merr qëndrim adekuat për rastin dhe natyrisht të nxjerr edhe platformën politike mbi dialogun me shtetin serb. Nuk mjafton baza kushtetuese. Raportet me shtetin serb janë të rënda dhe kalojnë dimensionet normale. Ato janë të rënda dhe shumë gjenocidiale. E këndej nuk ka fuqi politike dhe kombëtare kjo qeveri të dialogon pa një platformë të qartë politike të lëshuar nga Kuvendi dhe pa një ekip profesional. Kosova është pa President. Kjo e obligon Qeverinë të pres gjendjen dhe pastaj të merr masa adekuate mbi dialogun. Krejt situata është e pa qartë për presidentin . Në fund të fundit vetë gjendja obligon kohën e nevojshme për të zgjidhur dhe pastaj të dialogohet. Këto fakte e obligojnë Kuvendin të veproj me urgjencë dhe të ndali këtë Kryeministër të pa përgatitur, si dhe tejet amator në raportet ndërkombëtare. Me shtetin serb duhet dialoguar mbi bazën e interesave vitale të shtetit dhe të kombit. Kuvendi duhet të veproj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".