Punësimet nepotiste në MPJ po e shkatërrojnë politikën e jashtme të Kosovës
Arsim Haziri
Shkruan: Arsim Haziri
“Bartësja e këtij dikasteri Meliza Haradinaj-Stublla, ka qenë e dënuar me kusht, dhe a ka arsye që ajo të trajtohet seriozisht nga homologët e saj në sferën e jashtme, këso kriteresh pothuaj kishte pasur edhe Behgjet Pacolli. Thjeshtë dhe qartazi, shkaktimin e anomalive universale po e realizojnë figura që nuk gëzojnë kredenciale bazike, dhe nga kjo logjikë të pritet zhvillim dhe prosperim social, është çështje imagjinative. ”.
-Kosova përderisa në krye të udhëheqjes ka liderë të korruptueshëm e egocentrik, gjendje destabilizuese veç çka do të rëndohet akoma. Kjo është valide, dhe do të vazhdoj edhe për një kohë. Si shtet pikërisht nga mungesa e një stabiliteti të drejt funksional, jemi duke i konkurruar gjitha shtetet, kuptohet ne sferë negative. Kjo përveç së po prodhon destabilitet të brendshëm gjë që po reflekton negativisht, ajo rënd po stagnon edhe në planin e jashtëm. Shteti për ta përqafuar vlerën evropiane, duhet që në krye të drejtimit t'i posedoj njerëzit që nuk ngjajnë masivisht me dukuritë negative edhe njëherë e mirë të rritet standardi i qeverisjes pozitive dhe për qytetarë. Politika e jashtme më pak se përmbajtje është emër, emër që përbën punësime nepotiste, punësime pa asnjë bazë morale e profesionale. Përfundimisht, theksoj se kjo gjendje përveç që është e rënd për shoqërinë, jo për politik bërësit dhe familjarët e tyre, ajo njëherit është duke prodhuar edhe një lloj sulmi psikologjik, kjo gjendje prodhon është e rrezikshme dhe për t'i ikur duhet vetëm një goditje direkt e sistemit. Goditje në formën e një procesi elektoral, ku krimi të mbetej jashtë pjesëmarrjes së afërt të politik bërjes”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".