Servilët e Thaçit në Qeverinë e Kosovës do të mbesin në histori si figura e errët e Esat Pashë Toptanit

Servilët e Thaçit në Qeverinë e Kosovës do të mbesin në histori si figura e errët e Esat Pashë Toptanit

Hajrullah Tërnava

  • 23 July 2020 - 07:42

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Tani më po del i saktë konstatimi se edhe udhëheqësja e LDK-së janë besnikët më të fortë të Hashim Thaçit. Na kujtohet nënshkrimi i asociacionit të komunave serbe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës që në vitin 2013 u bë edhe nga ana e Skënder Hysenit dhe në vitin 2015 nga Isa Mustafa, por për fat të mirë Gjykata Kushtetuese e Kosovës e refuzoj si anti kushtetues. Kjo tani po dëshmon se Hashim Thaçit i duhen kësi njerëzish që i bëjnë nënshkrimet edhe pse janë në dëm të shtetit të Kosovës, që për në histori do të mbesin të përkujtuar si të bëmat e Esat Pash Toptanit”.

-Me procedurat e krijimit të kësaj Qeverie shumë njerëz ishin skeptike, dhe vetë mënyra e krijimit të sajë krijonte dyshime si për emërimin e Kryeministrit Avdullah Hotit, që u emërua në atë post, dhe mënyra e koalicionit të shumë partive tani që gjinden në pushtet si qeveri. Një praktikë e tillë e ngjashme në të kaluarën nuk ka ekzistuar deri me tani. Tani edhe me veprimet e emërimit të Skënder Hysenit si koordinator për dialog me Serbinë, duke u thirrur në bazë të dokumentit kinse Platformë e Qeverisë për bisedime, e që akoma nuk ka kaluar dhe nuk është diskutuar nga Kuvendi i Kosovës, po llogaritet si skandal i dyfishtë nga ana e Kryeministrit Hoti. Prandaj sjelljet e tilla të të parit të Qeverisë konsiderohen si shkelje serioze e autoritetit të Kuvendit, para të cilit duhet ta kërkon fillimisht autorizimin për të dialoguar me Serbinë dhe në të njëjtën kohë ta praqet para deputetëve edhe dokumentin që ai e quan platformë të miratuar nga Qeveria mbi bazën e së cilës do të zhvillohet dialogu deri në arritjen eventuale të marrëveshjes finale. Sikur që i ceka me lartë për dyshimet e krijimit të kësaj qeverie, tani po argumentohet fakti se gjithçka që është duke u zhvillua në drejtimin të kësaj qeverie është duke u zhvilluar sipas urdhrave të Hashim Thaçit pasi që një vendim të tillë të Hotit e ka mirëpritur edhe presidenti Thaçi, i cili thotë se një emërim i tillë ka ardhur si rezultat i koordinimit ndër institucional ndër shtetëror sipas tij. Madje ai shkon edhe ma tutje duke deklaruar se beson në përvojën e gjatë të Skënder Hysenit dhe thotë se ai ka mandat për të negociuar edhe marrëveshjen finale politike mes Kosovës dhe Serbisë, dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike. Këto mirënjohje e lëvdata të presidentit për këto nominime e dëshmojnë faktin se edhe rrëzimi i koalicionit mes LVV-së dhe LDK-së ishte i përgatitur mirë nga të gjitha partitë po edhe nga vetë LDK, që ishte bashkë në koalicion, me urdhrin e Hashim Thaçit. Prandaj kjo qeveri prapë është e dirigjuar po nga ky president, prandaj edhe emërimet në këto poste të larta, si Kryeministër Avdullah Hoti, dhe tani koordinator për dialog i Skënder Hyseni, janë po nga ai, sepse e kanë dëshmuar se janë të dëgjueshmit e përpiktë të presidentit, sepse edhe në shumë raste, ne zgjedhjet qendrore të pasluftës për deputet, Skënder Hyseni nuk i kishte fituar votat, por prapë se prapë gjithnjë i është gjetur vendi në hierarki të lartë të shtetit si tani në këtë rast, por ai është i verifikuar si besnik i Hashim Thaçit si edhe shumë të tjerë si Isa Mustafa, Avdullah Hoti e të tjerë për rreth.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".