Krimi lulëzon kurdoherë e kudo ku ligji në fuqi nuk zbatohet!

Krimi lulëzon kurdoherë e kudo ku  ligji në fuqi nuk zbatohet!
Krimi lulëzon kurdoherë e kudo ku  ligji në fuqi nuk zbatohet!

Riza Smaka

  • 23 July 2020 - 07:58

Shkruan: Riza Smaka

” Në Prishtinë veçanërisht ka pas dhe gjithnjë ka shpërfillje të kërkesave ligjore për ndërtime legale . Struktura shumëkatëshe , afër njëra tjetrës, pa hapësira gjelbëruese , frymëmarrëse dhe rekreative , janë të shtrira kudo e kah do. Gjasat janë se, pos ndërtimeve të objekteve në kundërshtim me ligjin në fuqi, pra të ndërtimeve ilegale dhe, për aq , korruptive, perverzive dhe abuzive në shumë aspekte, jo pak objekte , pos lokaliteteve të palejuara , janë të ngritura jashtë kërkesave elementare të arkitekturës dhe të elementeve teknike, të pambikëqyrura gjatë ndërtimeve dhe të pa kolauduara!”.

Referuar ndërtimeve ilegale , në kundërshtim me planet urbanistike , me kërkesat ligjore për ndërtime solide , estetike në përshtatje me ambientet përkatëse, në vendin tonë , në përgjithësi, nga pjesa e dytë e vitit 1999 deri sot , ka pas e mjerisht ka shpërfillje të shumta e të ndryshme nga kërkesat themelore të ligjit përkatës të aplikuar! Gjithsesi , ndërtimet ilegale , janë pasojë e abuzimeve të autorizimeve zyrtare nisë nga kryetarët e qyteteve - komunave tok me bashkëpunëtorët zyrtarë si dhe jashtë zyrtarë të tyre. Jo pak lokale afariste dhe apartamente nga zyrtarë të tillë merren korruptivisht për t’i mbyllë sytë dhe për të toleruar kriminalizime arkitektonike , shkatërrime të ambienteve jetësore dhe rrezikime serioze të jetës së qytetarëve përreth e gjithandej!

të ishin përfillur dhe të përfilleshin provizionet ndërtimore në aplikim, abuzimet e shumta e të ndryshme gjatë ndërtimeve me përfitime ilegale marramendësish të larta të ryshfeteve ( bribery) me para, me banesa dhe me lokale afariste pikërisht nga ata e ato qe do të duhej t’i ndalonin proceset e tilla , pos favorizimit të ndërtimeve legale, të rregullta, solide, estetike në harmoni me postulatet ambientaliste dhe rekretative ,do të ndëshkoheshin meritorisht zyrtarët e involvuar thellë në aktivitete korruptive të tilla të mirënjohura, në një anë dhe do të sigurohej ndërtimtaria legale, estetike, e rregullt e harmonishme me ambientet jetësore e rekreative në anën tjetër! Mjerisht , në vendin tonë , një nga dështimet serioze qeveritare , të administratës publike dhe të institucioneve të judikaturës është aplikimi i dobët, selektiv i ligjit në fuqi e jo rrallë herë shpërfillja e plotë e tij.

Metaforikisht thënë , ligjin e aplikuar do ta personifikoja me maçorrin, ndërsa, me minjtë - funksionarët publikë të autorizuar për të përfillur me përkushtim ligjin e aplikuar e që nuk e përfillin ligjin në fuqi (edhe në domenin e ndërtimtarisë) !

Së andejmi , kur mungon ligji – maçorri, minjtë – abuzuesit e funksioneve zyrtare, luajnë valle! Dhe , mjerisht e çuditërisht, pa droje e pa turp , gjithnjë luajnë! Alas!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".