Qeveritarët po i mbyllin sytë para krimit të organizuar me zvarritjen reformimit të thellë të Sistemit të Drejtësisë

Qeveritarët po i mbyllin sytë para krimit të organizuar me zvarritjen reformimit të thellë të Sistemit të Drejtësisë
Qeveritarët po i mbyllin sytë para krimit të organizuar me zvarritjen reformimit të thellë të Sistemit të Drejtësisë

Riza Smaka

  • 27 July 2020 - 13:06

Shkruan: Riza Smaka

 ”Qeveria aktuale sikundër ajo paraprakja, është tërësisht dhe plotësisht e informuar për faktorët negativ që e pengojnë funksionimin efikas të Sistemit të Drejtësisë ndaj nuk ka nevojë për të bërë " investigime" për zbulimin e tyre,ndryshe të mirënjohur edhe në opinionin publik. Qeveria aktuale,në vend të formimit të ndonjë farë trupit kolegjial për përcaktim të kornizës juridike për reformim të Sistemit të Drejtësisë do të duhej atë aktivitet ta bënte me kapacitetet qeveritare inflatinve e kuantitative, iracionalisht me zëvendës kryeministra, ministra e stafe numerike të tyre”.

-" Kur do kam dashtë për të zvarritë një çështje,kam pasë formuar komision", thotë Vinston Churshill! Edhe Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës vepron pikërisht në atë mënyrë. Në radhë të parë vepron kështu ngase nuk ka kapacitet legjislativ suficient ,në një anë, madje as vullnet me përkushtim politik serioz,në anën tjetër. Qeveria aktuale sikundër ajo paraprakja, është tërësisht dhe plotësisht e informuar për faktorët negativ që e pengojnë funksionimin efikas të Sistemit të Drejtësisë ndaj nuk ka nevojë për të bërë " investigime" për zbulimin e tyre,ndryshe të mirënjohur edhe në opinionin publik.Edhe Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës është shumë fish më e numërt nga ta zëmë Qeveria e Zvicrës e cila sikundër dihet është shumë fish më e pasur se sa Kosova”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".