Marrëveshja tinëzare Hashim Thaçit & Isa Mustafës e zhvesh Meliza Haradinajn nga kompetenca në MPJ-në përmes koordinatorit Skënder Hyseni

Marrëveshja tinëzare Hashim Thaçit & Isa Mustafës e zhvesh  Meliza Haradinajn nga  kompetenca në MPJ-në përmes koordinatorit Skënder Hyseni

Hajrullah Tërnava

  • 06 August 2020 - 07:50

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Skënderi në këto bisedime po e merr rrolin e ministrit të jashtëm. Këtë post Hashim Thaçi me Isa Mustafën ia kanë dhënë në mënyrë të tërthortë dhe të pa deklaruar publikisht për popullin, duke e emëruar kinse koordinator, sepse në LDK-janë janë njerëzit e verifikuar, ata që janë të dëgjueshëm edhe që si fitojnë kurrë votat në zgjedhjet qendrore kur i kandidon partia e tyre për deputet, por falë servilitetit të tyre prapë se prapë postohen në vende të larta si „ministra, koordinator“, zyrtar të lartë e këshilltar, por që në fakt e kanë detyrë nga lideri politik që të ju nënshtrohen urdhrave të tij dhe të rrethit që e përfaqëson ai për interesat e ngushta”.

-Kjo qeveri tani e brishtë, ashtu si u formua nga të fortit e shtetit, që i kanë nën kontroll të gjitha institucionet e Kosovës, e që kryesori është Hashim Thaçi, që e rrëzoj qeverinë Kurti të formuar ligjërisht e legalisht me votën e popullit, dhe e krijoj këtë qeveri të tanishme me urdhëratë e tija, prandaj është e kuptueshme se ai vetë i ka përcaktuar edhe njerëzit për ti vazhduar këto bisedime me Serbinë, duke e caktuar se kush çfarë roli do të ketë. Janë të kota deklarimet apo postimit e ministrave të Qeverisë Hoti, si në rastin e ministres për Punë të Jashtme Meliza Haradinaj që edhe pse është në atë post, koordinator i bisedimeve me Serbinë do të jetë njeri tepër besnik i Hashim Thaçit, si ky Skënder Hyseni, dhe i verifikuar si i tillë qysh moti nga Hashim Thaçi. Skënderi në këto bisedime po e merr rrolin e ministrit të jashtëm. Këtë post Hashim Thaçi me Isa Mustafën ia kanë dhënë në mënyrë të tërthortë dhe të pa deklaruar publikisht për popullin, duke e emëruar kinse koordinator, sepse në LDK-janë janë njerëzit e verifikuar, ata që janë të dëgjueshëm edhe që si fitojnë kurrë votat në zgjedhjet qendrore kur i kandidon partia e tyre për deputet, por falë servilitetit të tyre prapë se prapë postohen në vende të larta si „ministra, koordinator“, zyrtar të lartë e këshilltar, por që në fakt e kanë detyrë nga lideri politik që të ju nënshtrohen urdhrave të tij dhe të rrethit që e përfaqëson ai për interesat e ngushta. Edhe kjo mënyrë e qeverisjes së këtij koalicioni në qeveri, nuk i pengon aspak që kompetencat ti marrin njerëzit e kooptuar, e jo ata që kanë fituar vota, prandaj edhe tani me këtë rast po konfirmohet qartë dhe po vërtetohet se kush e ka krijuar këtë qeveri dhe kujt i përgjigjen të emëruarin në dikasteret ministrore e strukturën tjetër përcjellëse. Është një tallje skandaloze me pozitën e Ministres së jashtme kur kihet parasysh se si këtë rol e luan tani koordinatori Skënder Hyseni, i cili shkon në bisedime- dialog me Serbinë dhe takohet me Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, në vend të Meliza Haradinaj që zyrtarisht dhe ligjërisht do të duhej të jetë në krye të këtij dialogu së bashku me kryeministrin Hoti, sepse vetëm ashtu do ta përfaqësonte Qeverinë e Kosovës nga pozita e ministrisë përkatëse. Degradimi i MPJ-së po vjen kryekëput si pasojë e mungesës së ministrit me kredibilitet të MPJ-së që Kosova nuk e ka në këtë mandat, për shkak të pazareve jo serioze politike për koalicionin e ri mes LDK dhe AAK, matematikë që e solli dhe po e faktorizon tani Skënder Hysenin dhe në pozitën e „ministrit“ te jashtëm nën hije, duke ju besuar edhe vazhdimi dhe finalizimi i planifikuar i agjendës së dialogut. Një funksion i tillë do të jetë i panatyrshëm, pasi që para Kuvendit do të duhej të përgjigjej Ministrini Jashtëm dhe Kryeministri, për temat e dialogut, kurse në këtë situatë përgjegjësja kryesore i takon Skënder Hysenit, i cili nuk e ka të drejtën e paraqitjes para deputeteve për raportim në Kuvend nëse dikush nga grupet parlamentare inicion edhe interpelanca për temën e dialogut.

Krijimi i kësaj qeverie, e ka qëllimin e ngarkimit të përgjegjësisë dhe largimit të llogaridhënies, për dështimin eventual i cili do ti faturohej Kryeministrit ose Ministrit të Jashtëm si dhe partisë së LDK-së. Është shumë e qartë për opinionin pse PDK mbeti në opozitë, sepse këto lojërat e Hashim Thaçit me këtë koalicion të këtyre partive do e devalvojnë LDK-në në përmasa të mëdha, dhe PDK si opozitare do të konsolidohet dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë e njollosur sikur partitë tjera. Prandaj ky veprim e ka qëllimin e tij kryesor që opinioni, e sidomos elektorati i LDK, ta vëren denigrimin e kësaj partie, se në çfarë niveli ka ardhur nga armiqtë e saj të përbetuar, kurse udhëheqësit e kësaj partie si persona vasal të dëgjueshëm nga fëlliqësirat dhe pasurimet e tyre që i kanë bërë, nuk guxojnë ti kundërshtojnë këto veprime të ulëta shkatërruese të urdhërdhënësve të tyre, dhe pranojnë këtë gjendje kaotike në LDK, prandaj duhet ta dinë prijësit e kësaj partie se po e qojnë këtë subjekt politik drejte defaktorizimit dhe copëtimeve të reja në të ardhmen. I vetmi shpëtim i ngjalljes së shpresës dhe kthimit të vetëdijesimit, kishte me qenë prishja e këtij koalicioni qeveritar, dhe dorëheqja e të gjithë kryesisë së LDK-së, për të shkuar në zgjedhje të reja në LDK, nëse duan ti kthehet reputacioni i kësaj partie politike, me kandidat të ri që nuk kanë qenë asnjëherë deri më tani të angazhuar në kryesi të LDK-së, personalitete të pastra, të shkolluar, trima që do ti kontribuojnë unitetit të kësaj partie, nëse duan ta ruajnë partinë e Rugovës si partia më e madhe që e vlerëson dhe mbështetë populli”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".