Mjaft me ministrat analfabetë, Kuvendi i Kosovës ti shkarkon me mocion ministrat e emëruar pa meritë, për interesa të liderëve politik

Mjaft me ministrat analfabetë, Kuvendi i Kosovës ti shkarkon me mocion ministrat e emëruar pa meritë, për interesa të liderëve politik
Mjaft me ministrat analfabetë, Kuvendi i Kosovës ti shkarkon me mocion ministrat e emëruar pa meritë, për interesa të liderëve politik

Blerim Burjani

  • 09 August 2020 - 09:30

Shkruan: Blerim Burjani

“Kuvendi duhet të reagon edhe për punësimet që në MPJ është skandaloze. Kuvendi duhet të merret urgjentisht me këto çështje dhe ti detyroj partitë e koalicionit që të sillen më përgjegjshëm dhe të kërkoj shkarkim të këtyre njerëzve të çuditshëm të degraduar nga lideri për punësim të njerëzve”.

Politika kosovare ad hoc jo e sigurt në vete , pa strategji të qartë ndërkombëtare, po i bënë gabimet njërin pas tjetrit, gabim pas gabimi, pa ministër të MPJ-së , ngase atu është i emëruar vetëm një hije që zë pozitën e ministrit por nuk e njeh dhe nuk merr vesh në atë fushë shumë specifike. Ramushi ka bërë shumë gabime të mëdha dhe hajgare me shtetin. Ja ka falur postin një njeriu jo kompetentë e tash po merret edhe me rotacion e punësim në MPJ. Kjo është jo serioze, e pa tolerueshme. Unë mendoj se edhe Kuvendi është shumë përgjegjës, madje përgjegjësi kryesor që po i lejon këto hajgare me sjelljet jo profesionale në politikën e jashtme. Së paku Kuvendi duhet të ngrejë edhe mocion shkarkimi për ministrat jo kompetent dhe njerëzit që janë dërguar nga Ramushi në pozitat e pa merituara që nuk dinë të udhëheqin. Kuvendi duhet të reagon edhe për punësimet që në MPJ është skandaloze. Kuvendi duhet të merret urgjentisht me këto çështje dhe ti detyroj partitë e koalicionit që të sillen më përgjegjshëm dhe të kërkoj shkarkim të këtyre njerëzve të çuditshëm të degraduar nga lideri për punësim të njerëzve. Kosova duhet të sillet përgjegjshëm edhe ndaj BE por edhe ndaj SHBA-së. Prioritet sa i përket zgjidhjes duhet të ketë ndaj SHBA-së. Pra politika kosovare e jashtme duhet të orientohet ka zgjidhja e jo bisedimet teknik me Serbinë. Kjo duhet të kërkohet edhe nga BE. Pra të ketë dialog vetëm për njohje dhe të përmbyllen të gjitha lojërat tjera”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".