Për ç’kapje të shtetit të Kosovës nga krimi i organizuar kërkohet një ndërhyrje e stuhishme në drejtësinë e korruptuar

Për ç’kapje të shtetit të Kosovës nga krimi i organizuar kërkohet një ndërhyrje e stuhishme në drejtësinë e korruptuar

Hajrullah Tërnava

  • 20 September 2020 - 17:24

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Drejtësia kosovare duhet të merr mësim, nëse donë të jetë efikase, duhet ta kopjon Kroacinë, sepse edhe ashtu Kroacia konsiderohet vend mik i shtetit të Kosovës, ata do ti ndihmojnë shtetit tone dhe do ua japin në shfrytëzim modelin dhe përvojën e shtetit të tyre, se si duhen ta luftojnë krimin e organizuar, sepse Kroacia nga viti 1991-2009 ka arrestuar dhe burgosur, për hajni dhe korrupsion 2 Prokurorë të përgjithshëm, 75 Prokuror, 90 Gjykatës dhe 150 avokat. Madje në burg janë edhe ish Kryeministri dhe ish Kryetari i Bashkësisë se Zagrebit, kurse lista është shumë e gjatë e ish funksionarëve të të gjitha niveleve të pushtetit, të nivelit të lartë në polici, ushtri dhe shërbimin inteligjent”.

Situata politike prej dy dekadash, për tu zgjidhur problemi mes Serbisë dhe Kosovës, në forcimin e shtetit të Kosovës, po e bënë gjithnjë e më të domosdoshme edhe forcimin e shtetit të së drejtës, proces që nuk mundë të realizohet pa mbështetjen serioze ndërkombëtare. Tani po bëhet tepër e domosdoshme që krahas mbështetjes ndërkombëtare të futet urgjentisht në agjendë edhe funksionalizimi i shtetit të së drejtës, i cili nuk ka funksionuar dhe tash e 13 vjet pas shpalljes se pavarësisë, por është ndikuar nga politika dhe grupet kriminale te interesit. Edhe qeveria aktuale, sipas vlerësimit dhe monitorimit te organizatave vendore te sundimit te ligjit, ka dëshmuar një mungese serioze te agjendës në fushën e sundimit të ligjit; nuk është ndërmarr asnjë iniciativë që realisht do të kishte dhënë shpresë për të kontribuar në cë’kapje të institucione nga politika. Nëse nuk veprohet në mënyrë të shpejtuar luftimi i krimit në përgjithësi, edhe shteti i Kosovës do të vihet në dyshim e sipër. Qeveritë në ardhje duhen të japin shpresa qysh në muajt e parë të qeverisjes së shtetit për fillimin urgjent të pastrimit nga krimi e korrupsioni, të shkëputjes së sistemit të drejtësisë nga ndikimi i politikës, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jenë qeveritar të çmuar, të dashur dhe të respektuar nga popullit, sepse populli është lodhur nga qeveritë e deritashme kriminale, përpos qeverisë së parafundit që e filloj luftën kundër krimit ashtu si i kishin premtuar elektoratit. Pikërisht për këtë pasojë ndodhi revanshi, ndodhi grusht shteti, sepse të tjerat parti në krye me Presidentin Thacëi u pajtuan që të rrëzohet ajo qeveri sikur edhe që u rrëzua.

Elektorati nuk do tua harroj atë veprim të partive që morën pjesë në grusht shtet dhe në rrëzimin e qeverisë legjitime dhe legale. Madje edhe iniciativa e zhvendosjes së Veitingut nga një top temë me prioritet në një aktivitet anësor është vlerësuar hap mbrapa në sundimin e ligjit dhe tepër qasje shqetësuese. Në këtë rast Organizatat e pa varura profesionale po e kritikojnë planin e Ministrisë së Drejtësisë për të hartuar pa ndonjë nevojë një reformë në sistemin e drejtësisë, duke involvuar vetë krerët e këtij sistemi që është një paradoks pa presedan. Emërimi i figurave të larta të sistemit të drejtësisë në Komisionin e Jurispodences është qartazi tendencë klienteliste dhe e konceptit të kapjes ndaj sistemit të drejtësisë, prandaj edhe nuk ka një plan të qartë anti-korrupsioni, dhe një gjë e tille nuk përbën aspak prioritet qeveritar. Pra, pa një luftim të tillë që krimi të goditet në kokë, dhe ato goditje të ju shërbejnë pasardhësve si mësim se si duhet qeverisur vendi dhe të ruhet pastërtia individuale, Kosova nuk mundë të ecë para, sikur që po shihet që kemi mbetur i vetmi shtet pa liberalizim të vizave në Evropë, dhe në anëtarësime ndërkombëtare institucionale e shtetërore si UNESKO, INTERPOL etj”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".