Avdullah Hoti të jap dorëheqje nga Kryeministri dhe të largohet nga politika, po e rrezikon sovranitetin e shtetit

Avdullah Hoti të jap dorëheqje nga Kryeministri dhe të largohet nga politika, po e rrezikon sovranitetin e shtetit
Avdullah Hoti të jap dorëheqje nga Kryeministri dhe të largohet nga politika, po e rrezikon sovranitetin e shtetit

Skender Mulliqi

  • 03 October 2020 - 09:30

Shkruan: Skender Mulliqi

Me marrëveshje të Uashingtonit , për mendimin , nëse kjo marrëveshje implementohet , e bën Serbinë faktorin numër një në Ballkan. Kajmaku po i takon këtij shteti shumë pa të drejtë , në vend që të paguaj hipotekën e shtetit gjenociadial edhe për shumë vite të tjera. Kanë dalë në opinion detaje nga kjo marrëveshje , ku thuhet së Hoti dhe Vuqiqi na qenkan përqafuar në Zyrat Ovale, që është marrëzi e llojit të vet. Kjo nuk është më domethënie të vogël, është një lloj kapitullimi para Serbisë të Vuçiqit, ku dihet së ende janë të freskëta plagët e luftës,kur ende këto plagë po kullojnë gjak. Kjo klasë politike ka shumë dështime që zor të numërohen të gjitha. Për të mirën e këtij shteti , është largimi nga jeta politike të gjithë atyre që e kanë futur vendin në rrugë jo të mirë. Është duke u rrezikuar edhe sovraniteti i Kosovës.

-Kur një shteti që bënë gjenocid, kur një shteti që ka qenë okupator për 90 vite siç është Serbia, nuk i vihet asnjë kusht i vetëm në dialog, edhe përfundimi zor të jetë i mirë për Kosovën. Në vend që Kosova gjithnjë në këto bisedime maratonike të dalë më e fortë, sepse i kishte të gjitha argumentet, doli gjithnjë e më e dobët. Së pari Grupi i Unitetit, dhe pastaj delegacionet tona të shtetit , me krerët e vendit, nënshkruan marrëveshje që nuk lënë vend fare për lëvdatë dhe as për optimizëm. Firmosën marrëveshje, në dëm të Kosovës, duke e fuqizuar Serbinë politikisht, jo vetëm karshi nesh , por edhe në rajon.

Nëse Serbia nuk u dënua për gjenocid që e ka merituar, në asnjë mënyrë nuk ishte dashur të lejohet që më fajin dhe dobësitë e përfaqësuesve tanë , të arrin favore politike kaq të mëdha, duke ju afruar strukturës së BE-së, e ne të mbetemi në bisht të lahutës. Jo që na kanë harruar miqtë tanë në botë aq shumë, por që strukturat politike përfaqësuese ishin shumë të dobëta në bisedime më Serbinë, kjo u tregua shumë e saktë. Njerëzit më hipoteka të korrupsionit , nuk i mbrojtën sa duhet interesat e Kosovës. U krijua gjendje kolapsuese ekonomike .

U krijua një armatë e tërë të atyre që po kërkojnë punë, vendi u varfërua dhe u zhyt në korrupsion galopant. Një e pa mirë e sjellë të pa mirën tjetër, e kështu radhazi. Humbëm më decentralizim, humbëm që pranuam formimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe, dolëm humbës , edhe më territore , duke ju falur tokë Malit të Zi. Gati harrova Fusnotën në përfaqësimet rajonale të Kosovës , që nuk doli hiq flluskë sapuni, e as Gjashtë Pikat e Ban Ki Munit.Të gjitha këto marrëveshje dhe shumë të tjera që nuk i ka implementuar Serbia , bënë që deri më tash , duam ose jo më pranuar nuk fituam. Kjo nuk justifikohet më asgjë së gjithçka që është pranuar dhe nënshkruar si marrëveshje ndërkombëtare , po vjen duke u zbatuar. Kështu më gjasë do të ndodhë edhe më Asociacionin e Komunave Serbe më disa kompetenca ekzekutive.

Marrëveshja kornizë ishte dashur të jenë bisedimet e karakterit teknik dhe pranimi i pavarësisë të Kosovës nga Serbia , që unë mendoj zor së do të ndodhë për shumë kohë , ose kurrë, përpos në rast së Serbisë i dhurohen si në pjatë territoret më të begatshme të vendit. Vetëm një ilustrim që e dinë shumica. Historikisht Serbia na ka marrë territore duke e zgjeruar territorin e saj për shumë herë. Tjetër.Çetniku, Vojsllav Sheshel atë që politika serbe e mbanë si konfidenciale , më një rast në Kuvendin e Serbisë , deklaron hapur "Serbisë nuk i interesojnë djerrinat e Kosovës".Dhe kjo politikë e çetnikizmit po vazhdon përmes Vuçiqit, një tjetër protagonist i saj. Nëse Serbia nuk e realizojë projektin për Serbi të Madhe më luftë, nuk ka qenë kurrë më afër që një projekt të tillë shovinist e grabitqarë ta realizon në kushte të paqes. Dhe, këtë po ja mundësojmë në vet .Të kthehemi të dialogu që u ndërpre në vitin 2018, dhe po vazhdon më takimet e Brukselit dhe të Uashingtonit. Gjithsesi vlen më theksuar më këtë rast , së dialogu i deritashëm , shumë pak ishte transparent, gjë që edhe na solli gjendje jo të favorshme .

Kjo është diçka që nuk justifikohet, dhe nuk është dashur të lejohet nga Kuvendi i Kosovës si organi më i lartë i shtetit. Edhe ndërprerja e dialogut për dy vite gati sa nuk na solli para aktit të kryer. Doli fakti nga amerikani Bolton , së si Thaçi dhe Vuçiq kanë pasur takime ku temë ka qenë shkëmbimet territorale , që për mua ende një temë e tillë nuk është larguar krejt nga tryeza e bisedimeve , por tash në një formë më ndryshe , përmes integrimeve rajonale të Marrëveshjes Trelaterale të Uashingtonit. Këtu ju dha drita jeshile qasjes së Serbisë në Liqenin e Ujmanit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".