Lexoni edhe:
Shansi i fundit për deputetët, ta lajnë turpin e madh me bllokimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike- tërheqjen e 10% të kursimeve nga TRUST-i
Shkruan: Gani Qarri
Përderisa i përkëdheluri i deritanishëm i Thaçit dhe Isa Mustafës, Avdullah Hoti hesht për të gjitha dhe nuk bënë transparente asnjë detaj, nga informacionet e aty-këtushme që rrjedhin pa dëshirën e tij, jo vetëm se rriten përditë e më tepër dyshimet e mëdha për veprimet e tij dubioze, por me të drejtë lind pyetja se edhe çfarë prapaskenash tjera të fshehta dhe marrëveshje konspirative, mundë të kenë bërë politikanët e pa përgjegjshëm të Kosovës, në dobi të Serbisë, të cilat edhe nëse vonojnë, do të zbardhen një nga një, sa më shumë që dialogu ti afrohet fazës finale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me ish shtetin okupator serb tani të udhëhequr nga ish ministri i Millosheviqit,dhe armiku i përbetuar i shqiptarëve Aleksandër Vuçiqi, me të cilit Avdullah Hoti shkon edhe në Vashington të përqafohet në emër të Kosovës.
-Vërtetë është jo vetëm shumë e dhembshme,por edhe tmerrësisht e paprecedent dhe pafundësisht nënçmuese, deri në përbuzje të hapur ndaj popullit dhe vendit që i takon, duke ditur sa shumë ka vuajtur ai nën gjenocidin shtetëror serb gjatë kohës së okupimit klasik nga Serbia, ta lejojë veten një kryeministër i Kosovës si Avdullah Hoti, të dalë deri në atë shkallë jashtë kontrollit dhe të shkojë deri atje, sa ta përqafojë edhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiqin, ish ministrin e Millosheviqit dhe armikun më të madh të vendit dhe popullit tënd, shteti i të cilit shkaktoi mbi 13 mijë e pesëqind vdekje të shqiptarëve të pafajshëm, mijëra kidnapime trupat e të cilëve edhe sot 21 vite pas lufte po ky Aleksandër Vuçiq vazhdon ti mbajë peng në Serbi, mese 20 mijë përdhunime dhe mbi 420 masakra anë e kënd Kosovës, kjo nuk do më asnjë koment! Mjerisht duket se Avdullah Hoti ka bërë aq shumë lëshime e gabime të njëpasnjëshme adoleshente në Vashington , sa që tani po ka frikë edhe nga vetvetja dhe nuk po ka guxim ta komentojë, jo vetëm bërjen e Serbisë hisedar në Ujman të cilit po dëshiron t`ia ndërrojë edhe emrin në Liqeni Trump, por nuk e përmend dot as përqafimin flirtues me Aleksandër Vuçiqin gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, gjest ky vërtetë tepër turpërues dhe mbase edhe shumë i ulët, që u zbulua, jo nga Hoti as Vuçiqi, por nga vet Presidenti Amerikan Donald Trump gjatë fushatës elektorale.
Hajnat në pushtet nuk e kanë hallin e rimëkëmbjes së shtetit por plaçkitjenLexoni edhe:
Për aq më tepër, kryeministri i katapultuar politik i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, edhe pse është gjendur nën presionin e medieve vendore, nuk ka pranuar assesi t’i komentojë deklarimet e presidentit të SHBA-së, i cili gjatë një tubimi në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale, e bëri të njohur para masës së tubuar, faktin se në momentin që shkuan për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq edhe janë përqafuar në mes veti, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Madje Trump sqaron në formë anekdote ngjarjen tragjikomike, “Unë ju thashë: pse po luftoni e po vrisni njëri-tjetrin, e megjithëse ata kanë shumë dallime, përfshirë atë fetar, i ftova të dakordohen për një marrëveshje ekonomike dhe të bëjmë përfundimisht paqe, ndërsa kur erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar, vërtetë ishte gjë e bukur për t`i parë ata se si përqafoheshin dhe me këtë ne shpëtuam shumë jetë”, ka shtuar Donald Trump.
Ky gjest i papritur i Hotit jo vetëm që hedhë shumë dyshime të mëdha për konspiracionet të cilat mund të jenë sigluar nga ai në marrëveshjen jo-transparente në Vashington, por përqafimi i fshehtë i Avdullah Hotit me Vuçiqin, paragjykon edhe pajtimin dhe faljen pa të drejtë të të gjitha krimeve, vrasjeve, djegieve, përdhunimeve, kidnapimeve, mbi 420 masakrave të luftës etj, që Serbia ka bërë në Kosovë, akt i cili jo vetëm se është për turp, por edhe për çdo gjykim. Konstatimi në fjalë vije për vet faktin se në krye të delegacionit serb ka qenë njeriu më i afërt i Millosheviqit, i cili siç dihet, në ditët më të vështira që i ka përjetuar populli ynë, Aleksandër Vuçiq ishte ministër i informatave të Qeverisë së Serbisë që udhëhiqej nga Millosheviqi, gjatë kohës së okupimit të vendit tonë nga Serbia dhe ky ishte pjesë e tmerreve të papara të kryera në mënyrë të organizuar shtetërore nga organet pushtuese serbe, kundër popullsisë së pafajshme shqiptare në tokat dhe shtëpitë e veta në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".