Fatura e dështimit 100 ditësh të Qeverisë Hoti nuk është vetëm ligji VETTING

Fatura e dështimit 100 ditësh të Qeverisë Hoti nuk është vetëm ligji VETTING
Fatura e dështimit 100 ditësh të Qeverisë Hoti nuk është vetëm ligji VETTING

Muhamet Kelmendi

  • 13 October 2020 - 07:52

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Ka dhe shumë fusha të dështuara që në fakt e ngarkojnë këtë qeveri tipike të pa aftë në zgjidhjen e çështjeve që i ka vendi. Por, kur të merren fushat e tilla, nuk di ku është një fushe progresive. Thjeshtë nuk ka asgjë pozitive. Në Kuvend po dalin vetëm sa për sy e faqe. U thanë shumë lëvdata për 100 ditët e qeverisë Hoti, por ato nuk mbulohen me fakte dhe nuk ka asnjë fushe ku mundë të përmenden. Qeveria Hoti duhet të lëshoj rrugë. Ajo duhet të tërhiqet dhe ti jep popullit mandatin për të votuar dhe mbi atë bazë të rezultatit të dali një Qeveri e re, nuk ka rrugë tjetër.

Nuk është çështja vetëm te dështimi i Ligjit mbi VETTING, por në këto 100 ditë nuk mundë të themi fare, asgjë pozitive për këtë qeveri të Hotit. Mundë dhe duhet kritikuar faktin e mos kalimit për të 6-tën herë të Ligjit mbi Rimëkëmbjen Ekonomike, por dështimet e qeverisë në Kuvend janë akoma edhe më të dukshme, edhe në çështje të tjera sepse është më se e qartë që pothuajse asgjë nuk po kalon. Dua ti përmendi disa fusha ku ka dështime: 1. Pandemia me korona virus është rritur dukshëm, 2. Raportet me shtetin serb janë jashtëzakonisht të disfavorshme për Kosovën, 3. Shëndetësia ka vetëm ngecje dhe çrregullim, 4. Ndihmat dhe pensionet janë qesharake, 5. Arsimi ka dështuar në të gjitha anët e veta, 6. Nuk kemi asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të shtetit tonë në organizata të ndryshme, 7. Infrastruktura po shkatërrohet dita - ditës, 8. Krimi dhe korrupsioni është rritur 9. Pakënaqësitë në masa janë të thella 10. Papunësia është rritur edhe më teje etj..

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".