
Lexoni edhe:
Është vetëm humbje kohë në dialog insistimi ndaj Kryeministrit Kurti për krijimin e Asociacionit
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Faton Hajrizi në shenj pakënaqësie e zhgënjimi me trajtimin e tij institucional e shoqëror arrin të largohet disa herë nga institucionet korrektuese ,i cili bie ndesh përsëri me ligjin duke kryer edhe veprat të tjera penale. Ai së fundi arratiset nga burgu i Smrekovnicës, me bindjen se e meriton lirimin me kusht apo faljen e dënimit të mbetur nga institucionet shtetërore të Kosovës.Dhe siç, shihet ,tanimë i ndjeri Faton Hajrizi është viktimë e mungesës së funksionimit të ligjshmërisë në Kosovë, mungesë e edukimit të mirëfilltë të tij, dhe mungesë e profesionalizmit nëpër institucionet publike të Kosovës.
-Tani më Faton Hajrizi është vra dhe disa orë para se të vritej ai shtiu me armë dhe vrau policin serb dhe plagosi tjetrin në Lloznicë të Serbisë kur policët në detyrë kërkuan nga ai legjitimimin. Së paku ky është shpjegimi zyrtar. Mediet në Kosovë rastin e Faton Hajrizit e përcollën në skenarët e tyre të trillimeve mjeuese. Politika si gjithnjë ose me fajësimin e njëri tjetrit ose Serbia si gjithnjë po na i organizon ikjet e të burgosurve dhe mungesën e risocializimit të tyre. Por çka ndodhi më të vërtet ,ende nuk dihet dhe nuk do të dihet asnjëherë , por e vërteta është se Fatonin e vrau mendësia manipuluese e shoqërisë kosovare edhe si i mitur edhe në institucione korrektuese edhe me manipulimin e kërkesës së tij për rehabilitim shtetëror nga organet shtetërore kompetente. Dhe ai nuk dihej se ku donte të shkonte gjatë këtij rrugëtimi dhe mbetet e pa qartë se cilat ishin qëllimet e tija kur vëllai i Fatonit kishte tregimin në media se dokumentet ia kishte vjedhur Fatoni gjatë qëndrimit te tij para dy dite të ndodhjes së ngjarjes në Gjermani . Por,cili është personaliteti i Faton Hajrizit : Ai para se te bie ndesh me ligjin si i mitur vrau ushtarin rus në kuadër të KFOR-it, pasi Fatoni atëherë ishte nxënës dhe gjatë shkuarjes në shkollë kur shef ushtarët e KFOR-it dhe duke dashur ti përshëndes, e duke besuar se janë ushtar amerikan, ndeshet me ushtarin rus i cili fliste gjuhën sllave të cilin e vret. Gjatë asaj kohe popullata shqiptare e kundërshtonte stacionimin e forcave ushtarake ruse në Kosovë. Atëherë i mituri Fatoni ishte rritur me patriotizmin kombëtar në odat e Drenicës dhe me ndjenjën e përjetimeve të okupimit serb dhe dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve, dhe më vonë masakrës se zhvilluar nga shteti serb ndaj familjes Jasharaj. Faton, si i ri dhe pa i mbushur moshën 14 vjeçare kishte kërkuar nga përfaqësuesit e UÇK-së të bëhej pjesë e UÇK-së kur ata e kishin refuzuar për shkak të moshës së tij. Fatoni edhe si i mitur përgjatë asaj kohe nuk ndalej dhe nga mllefi i terrorit të forcave militare okupuese serbe të stacionuara në Skenderaj , kishte rrezikuar jetën dhe ua kishte marr automatikun ushtarit serb ,dhe me te kishte shkuar në qendrën e organizimit të UÇK-së për të treguar gatishmërinë dhe dëshirën e fortë për tu bërë ushtar i UÇK ne rrethin e tij ku vepronte për t'iu kundërvënë forcave okupuese serbe. Fatoni, pas vrasjes së ushtarit rus ende pa i mbushur moshën 15 vjet vetë dorëzohet te KFOR- i në Skenderaj me armën me të cilën e kishte krye veprën, dhe ushtarët e KFOR-it e arrestojnë dhe e dorëzojnë në burgjet e Kosovës, të cilat ishin në konsolidim e sipër nga UNMIK-u. Gjatë asaj kohe, nuk funksiononin institucionet e drejtësisë, të arsimit apo ishin në konsolidim e sipër , e veçmas gjyqësia , dhe përsëri Fatoni i mitur, në vend që të përfiton me riedukim apo risocializim, ai po përballej me mungesë të funksionimit të institucioneve shoqërore dhe shtetërore edukuese për rastet e personave të mitur që bien ndesh me ligjin si pasojë e rrethanave dhe ngjarjeve që kishin lënë trauma , vuajtje në formimin dhe zhvillimin e personalitetit të te miturve por veçmas të Fatonit. Në institucionet korrektues të Kosovës , Fatoni arrin moshën madhore por në personalitetin e tij mbeten apo forcohen edhe më traumat e kaluara dhe përjetimet e trajtimeve nëpër institucionet korrektuese të Kosovës që shfaqej me mungesë të masave të shëndosha edukative nga personeli i institucioneve korrektuese gjatë procesit të vuajtjes së dënimit. Faton në shenj pakënaqësie e zhgënjimi me trajtimin e tij institucional e shoqëror arrin të largohet disa herë nga institucionet korrektuese ,i cili bie ndesh përsëri me ligjin duke kryer edhe veprat të tjera penale.Ai së fundi arratiset nga burgu i Smrekovnicës, me bindjen se e meriton lirimin me kusht apo faljen e dënimit të mbetur nga institucionet shtetërore të Kosovës. Dhe siç, shihet ,tanimë i ndjeri Faton Hajrizi është viktimë e mungesës së funksionimit të ligjshmërisë në Kosovë, mungesë e edukimit të mirëfilltë të tij, dhe mungesë e profesionalizmit nëpër institucionet publike të Kosovës. Dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj , Fatoni kreu aktin e vrasjes të policit serb dhe plagosi tjetrin me besimin e tij për të treguar te popullata shqiptare se nuk është kriminel por patriot , dhe përfundoj i vrarë nga policia serbe, duke kërkuar amnestin e tij nga autoritet e Kosovës, nga edhe e amnestuan me vrasje dhe humbje të një jete viktimë e mungesës së vlerave dhe anarkisë shoqërore?! Dhe Faton Hajrizi nga e gjithë kjo dramë e mendësisë ballkanike e veçmas shqiptare do të duhej të jetë shembull tregues se si shoqëria ballafaqohet me mjerimin e anarkisë shoqërore e institucionale. Ai u bëri thirrje me ngulm institucioneve shtetërore të Kosovës për amnisti dhe ti kthehet shoqërisë si person i dobishëm, por i zhgënjyer në drejtësinë shoqërore, dhe pa mbështetjen e shërbimeve profesionale të institucioneve të Kosovës u shndërrua në vrasës, dhe u vra ,duke e kërkuar amnestin nga Shteti i Kosovës për t'u kthye në jetë si person i dobishëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".