Figurat mbikohore të kombit tonë arbëror që kishin orientim të qartë europian

Figurat mbikohore të kombit tonë arbëror që kishin orientim të qartë europian

Gjon keka

  • 24 July 2024 - 21:30

Nga Gjon Keka

Katër figurat mbikohore të kombit tonë arbëror që kishin orientim të qartë europian.

Të gjithë këta e donin kombin tonë brenda familjes europiane,sepse e dinin që atdheu i përbashkët i kombit tonë është Europa si familje e kombeve dhe si civilizim.

Por ajo që i bënë historikisht më interesante figurat e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), dr.Pjetër Bogdanit, dr.Ibrahim Rugovës dhe Ismail Kadares është fakti se, me intuitën e shkëlqyer të tyre, që zakonisht u përket njerëzve të mëdhenjë,fisnik, vizionar,e të urtë, këta donin marrëdhënie të ngushta që lidhin natyrshëm kombin arbëror me familjen europiane. E them natyrshëm,nga përkatësia e përbashkët europiane.

Me pak fjalë,jo rastësisht kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti u bë mbrojtësi i civilizimit europian, jo rastësisht dr.Pjetër Bogdani i priu dardanëve kundër pushtuesit otoman sëbashku me europianët e kohës së tij, jo rastësisht presidenti dr.Ibrahim Rugova u bë dardani i urtë i Kosovës europiane,dhe jo rastësisht shkrimtari Ismail Kadare u bë promovuesi i madh i figurave europiane të kombit tonë, si:Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) dhe Nënë Terezës dhe nëpërmjet romaneve të tij të përkthyera në shumë gjuhë të botës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".