Po vjen fundi i errët i karrierës politike të Hashim Thaçit me përpjekjen për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Po vjen fundi i errët i karrierës politike të Hashim Thaçit me përpjekjen për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Hajrullah Tërnava

  • 05 November 2020 - 07:20

Shkruan: Hajrullah Ternava

Marrë parasysh këto rrethana Hashim Thaçi duhet me u pajtua me aktakuzën, e që me këtë i mbaron karriera politike e Hashim Thaçit, së bashku me përpjekjen për devalvimin e Gjykatës Speciale, të cilën vetë kishte lobuar për ta votuar, madje me presion të ashpër mbi deputetët e të gjitha partive politike. Edhe e ardhmja e tij do të jetë e dyshimtë dhe e zverdhur, se shumë të këqija do i dalin në shesh, marrë edhe pastërtinë e tij morale si gjatë luftës dhe pas sajë, e sidomos kur popullata po e dinë për cilat shërbime të huaja është angazhuar, dhe që pati me e copitua Kosovën dhe me ja falë pjesët e veriut Serbisë, por falë miqve tonë si Gjermanisë e të tjerëve, që kishin qëndrim të ashpër dhe u deklaruan se s’ka ndërrim të territoreve.

Përpjekjet e fundit të Hashim Thaçit për ta shpërbërë para kohe dhe pamundësuar zhvillimin e proceseve të filluara gjyqësore nga Gjykata Speciale do të dështoj, pas reagimeve dhe komenteve që ndërkombëtaret i kanë dërguar kundër amendamentit kushtetues të Hashim Thaçit. Një ditë më parë ka reaguar Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ka dorëzuar komente për mandatin e Speciales në Tribunalin Special. Në dokumentin e publikuar, Borell thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk është konsultuar me shefin e EULEX-it para parashtrimit të kërkesës ashtu siç e thotë ligji. Rrjedhimisht, ai shton se kjo kërkesë është e pa pranueshme duke përmendur edhe arsyet pse. Në pikat që ka paraqitur Borell thotë se pikërisht neni 162 thotë se mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë deri në njoftimin për përfundimin e mandatit e që bëhet sipas ligjit e në konsultim me Qeverinë.

Tutje, thuhet se ndryshimi që është propozuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të thotë se duhet të fshihen dy paragrafët të nenit 162 të Kushtetutës, ai 13 dhe 14 ku thuhet se mandati do të vazhdojë deri në njoftim të ri të Këshillit të Evropës në konsultim me Qeverinë e Kosovës. Borell përmend edhe shkëmbimin e letrave, ku palët ishin dakorduar se çdo veprim apo angazhim shtesë për lehtësimin e punës së EULEX’it përfshirë konsultimet për procesin e ndryshimin e ligjeve, do të bëhet në koordinim dhe në përputhje me legjislacionin e Kushtetutën e Kosovës. Nga Brukseli thonë se pavarësisht kësaj, asnjë këshillë apo takim me shefin e misionit të EULEX’it në Kosovë nuk ka ndodhur para se presidenti të dërgojë amendamentin e propozuar te kryetarja e Kuvendit. Për këtë arsye, Borell thotë se kjo kërkesë e Thaçit është e papranueshme, për arsyet që i përmend edhe në letër. Ai ka kërkuar nga paneli i Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë çështjen duke pasur parasysh rëndësinë e ruajtjes së Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar si një Gjykatë e paanshme e krijuar sipas ligjit.

Edhe Shefi i EULEX-it, Lars – Gunnar Ëigermark, ka dorëzuar komente për mandatin e Speciales në Tribunalin Special. Në dokumentin e publikuar, kreu i EULEX-it, thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk është konsultuar e as takuar me ta para se të propozonte ndryshimin e amendamentit për Specialen. Rrjedhimisht, një propozim të tillë në misionin e sundimit të ligjit e konsiderojnë të papranueshëm. Për hir të së kaluarës së Hashim Thaçit qe 21 vit që është “mbreti i Kosovës” dhe ai ka bërë çka ka dashur si me Kosovën dhe me pasuritë e saja, prandaj edhe Borell dhe të tjerë duhen ta kenë të qartë veprimin e fundit që ta shpërbëjë këtë gjykatë, sepse dikur këtij i kishin premtuar se nuk do të jetë objekt i aktakuzës në këtë gjyq, por ja që po del që ai duhet ti përgjigjet aktakuzës që sipas të gjitha gjasave është konfirmua aktakuza ndaj tij dhe Veselit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".