Kjo është agjenda e ndryshimit të raporteve Kosovë - Amerikë dhe në dialogun me Serbinë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Kjo është agjenda e ndryshimit të raporteve Kosovë - Amerikë dhe në dialogun me Serbinë pas zgjedhjeve  presidenciale në SHBA
Kjo është agjenda e ndryshimit të raporteve Kosovë - Amerikë dhe në dialogun me Serbinë pas zgjedhjeve  presidenciale në SHBA

Faik Krasniqi

  • 05 November 2020 - 07:18

Shkruan: Faik Krasniqi

Aleancat më të mira dhe më të fuqishme ndërtohen kur ti punon për interesat e shtetit tënd. Aq më shumë të jesh i zhvilluar, aleancat bëhen akoma më të fuqishme. Nëse je shtet i dobët, është normale që s'do kesh fare aleanca të vërteta, sepse për asnjë shtet nuk je interesant për interesat e tyre ekonomike dhe strategjike.

Për Kosovën nuk çon shumë peshë, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet në SHBA, Trump apo Biden. Politika amerikane nuk është politike ditore. Janë politika strategjike me plane afatgjate. Jo vetëm politika, por edhe ekonomia dhe çdo gjë tjetër. Amerika është me e madhe se çdo individ. Eshte mbi çdo president amerikan. Prandaj nuk bën të mërzitemi aq fortë se kush i fiton zgjedhjet atje. Ne çfarë duhet të bëjmë është që të kemi strategjinë tonë për dialogun me Serbinë, dhe të ardhmen e Kosovës.

Gjë të cilën nuk e kemi pasur kurrë. Po ashtu të mos thirren shumë në emër të Amerikës, për shkak të mbajtjes së pushtetit. Edhe një gjë duhet ta kuptojnë shqiptarët. Shtetet me shtete kanë interesa, dhe jo miqësi të përhershme siç propagandojnë politikanët tanë. Dihet qëllimi i tyre pse thirren në këto miqësi, për të shpërndarë mjegull në popullatë për shkak të paaftësive dhe korrupsionit të tyre. Por këto gënjeshtra të tyre na kanë kushtuar shumë shtrenjtë me mos punën e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".