Koha për ta rrëzuar edhe Qeverinë Hoti, po na qet në bela me Amerikën

Koha për ta rrëzuar edhe Qeverinë Hoti, po na qet në bela me Amerikën

Hajrullah Tërnava

  • 03 November 2020 - 19:20

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Me të drejtë ambasadori amerikan Philip Kosnet ka thënëë se fillimisht shuarja e Task-Forceës kundër korrupsionit ështëë vendim i gabuar i Qeveriseë Hotit, prandaj nëse do të kishte opozitë serioze në Kuvend, tash do të duhej të fillonte të luhet loja sikur me LVV-në që u shpall anti amerikane, mbasi vet ambasadori amerikan u deklarua kundër kësaj zhbërje të task-forcës. Prandaj marr në tërësi, për të pasur stabilitet, funksionalitet dhe qeverisje të drejtë e profesionale, zgjedhjet do të ishin zgjidhja më e mirë për të na sjellë një qeveri të shëndetshme e cila prioritet duhet ti jep Veittingut në të gjitha institucionet shtetërore, si në prokurori, gjyqësi, polici dhe AKI .

-Qeveria Hoti me veprimet e saja po e rrezikon ta humbeë mbështetjen ndërkombëtarë, hap pas hapi, për shkak teë veprimeve politike qeë po i merr, neë emër teë sundimit teë ligjit dhe instalimit teë shtetit teë seë drejtës. Ështëë ambasadori amerikan Philip Kosnet i cili i ka kritikuar ashpër teë gjitha veprimet e fundit teë Qeveriseë Kurti.

Këto kritika kundër Hotit vijnë pas bashkimit të të gjitha partive politike që e shpallen LVV-në si kundër Amerikës, prandaj e rrënxuan Qeverinë Kurti, edhe u krijua Qeveria Hoti që tash po shihet se e kishte qëllimin që me çdo kusht mos të lejohet LVV ta qeverisë Kosovën, jo për ndonjë arsye tjetër por vetëm sepse ju frikësuan veprimeve që i ndërmori qysh në fillim të qeverisjes, që ti burgos abuzuesit me ligjin, për krimet që i kanë bërë qysh nga çlirimi e deri më tani, dhe e kanë zhvat pasurinë e këtij shteti, që nga skamnorët tani janë bërë multi milionerë, kurse varfëria është në rritje e sipër, sepse tani të gjithë të rinjtë në çdo mënyrë po duan të migrojnë në perëndim për shkak se këtu ju janë vrarë të gjitha shpresat për të jetuar.

Edhe kjo Qeveri tani po tregohet se nuk do të sjell ndryshime vetëm thellim të kapjes së shtetit dhe dështim total. Për këtë më së miri flasin skandalet e njëpasnjëshme, sikur që ishte zhbërja e Task Forcës, vjedhja parave prej thesarit të shtetit të Kosovës, vjedhja e kasës së rëndë rreth 300 kg, me dokumentacione tepër sekrete dhe me një sasi të konsiderueshme me të holla, dhe pse ajo kasafortë ishte nen vështrim të kamerave dhe e ruanin policia e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".