Është koha për dialog me parime të qarta, me detyrimin e Serbisë për kërkim falje dhe pranim të krimeve të luftës në Kosovës

Është koha për dialog me parime të qarta, me detyrimin e Serbisë për kërkim falje dhe pranim të krimeve të luftës në Kosovës
Është koha për dialog me parime të qarta, me detyrimin e Serbisë për kërkim falje dhe pranim të krimeve të luftës në Kosovës

Ali Hertica

  • 10 November 2020 - 07:24

Shkruan: Ali Hertica

Kosova nuk mundet dhe nuk duhet të detyrohet të bisedon, dialogon me Serbinë, për fatin shtetësisë , për kufijtë dhe rregullimin e saj të brendshëm kushtetuese. Krejt që çka mundë ti kërkohet Kosovës, sikurse palës serbe, është që për interesin dypalësh që bisedohet për fqinjësi të mirë, por që paraprakisht Serbia të bëjë hapin, të kërkon sinqerisht falje për gjenocidin e bërë në Kosovë, të ndërmerr veprime konkrete për të pa gjeturit, për dëmet e luftës dhe gjatë okupimit.

Tani kur në Gjykatën Speciale ka filluar një proces gjyqësor kundër ish drejtuesve kryesor të luftës së UÇK-së, spektri politik i shtetit të Kosovës duhet të jetë më shumë se korr i bashkuar, për të vepruar me një takt dhe me një zë, që të ndërmerren të gjitha veprimet për ta dëshmuar luftën e drejtë që ka zhvilluar populli i Kosovës, dhe për ta kushtëzuar edhe Serbinë që të ballafaqohet me krimet e kryera në Kosovë kundër popullatës, kinse në emër të ballafaqimit me grupe kriminale që kanë rrezikuar funksionimin e shtetit dhe të sigurisë. Institucionet e Kosovës duhet ta përballojnë me maturi dhe gjakftohtësi edhe këtë sfide të radhës, për ta dëshmuar dhe mbrojtur të vërtetën, duke bashkëpunuar ngushtë më faktorin ndërkombëtar, me miqtë e Kosovës që nuk janë të pakët, e të cilëve duhet të ju jemi falënderues që na ndihmuan të çlirohemi e shpëtojmë nga barbaria e gjenocidit serb, të cilët për këto dy dekada e mbështetën dhe po e ndihmojnë ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës.

Tani, ne si Kosovë duhet ta kemi një kërkesë të vetme, të na mirëkuptojnë për të kaluarën tonë të dhimbshme dhe ta kushtëzojnë Serbinë në procesin e rrugëtimin për anëtarësim në Be që ti zbardhë dhe pranon krimet e luftës. Këtu është kufiri ndarës që nuk duhet të lejohet të kalohet dhe të shkelet mbi të kaluarën. Tash kur çlirimtarët po ballafaqohen në Gjykatën Speciale për krimet e luftës me aktakuza të konstruktuara dhe të shpifura nga zyrat e shërbimeve ushtarako policore e kriminale serbe që ushtruan gjenocid mbi popullin e Kosovës, edhe faktori ndërkombëtar që ndihmoj çlirimin e Kosovës duhet të bindet se me Serbinë nuk mundë të vazhdohet tutje dialog në kushte normale dhe mbi bazat të barabarta pa u pranuar e vërteta mbi krimin dhe gjenocidin, pa u detyruar qeveria në Beograd që ti nxjerr para drejtësisë kryesit e krimeve në Kosovë dhe të merr obligime ndërkombëtare për kompensimin e dëmeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".