Lexoni edhe:
Shteti i Kosovës dështoj, ku ishin historianët, politikanët, akademikët dhe inteligjenca e Kosovës për 21 vite
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Kemi njerëz të sëmurë që punësohen në organet e pushtetit, si në polici, në AKI, nëpër Ministri e në mekanizmat e drejtësisë etj. Kështu ka njerëz që i marrin nga dy e tri të ardhura personale nga buxheti i shtetit apo janë pensionuar dhe të punësuar, ndonëse të invaliditeti lejohet punësimi. Nuk lejohet me ligj punësimi nëse merr pensionin e veteranit, të pleqërisë apo jeton në botën jashtme. Këtu nuk lejohet punësimi me ligj. Nga ajo që kemi në Policinë e Kosovës mu këto raste janë të regjistruar nga keqpërdorimet e bëra. E kjo është vepër penale e dënueshme me Ligjin mbi punësim. I takon Prokurorisë së Kosovës të merret me këto raste dhe të paraqet akuza në gjykata kompetente. E këtij bëjnë pjesë para së gjithash keqpërdoruesit në organet e pushtetit që kanë lejuar rastet e tilla penale të ndodhin.
Në fushën e punësimit, si në Policinë e Kosovës, ashtu edhe në organet tjera të pushtetit, si gjykata, në prokurori dhe nëpër mekanizmat e pushtetit, në çdo nivel, është realizuar çdo herë në bazë të lidhjeve politike, familjare dhe të interesave tjera korruptive. Këtej kemi çrregullime edhe në polici dhe ka raste që në fakt janë çështje të procedurës penale. Në kuadër të fakteve që tregojnë shkelje të rënda janë disa. Po i përmendi më të rëndat :
1. Lidhjet familjare dhe afërsitë tjera si bazë e punësimit. Këtu bëjnë pjesë vëllezërit, kushërinjtë, të afërmit nga lidhjet martesore dhe shumë lidhje tjera.
2. Punësimet me ryshfet. Këtu bëjnë pjesë punësimet që bëhen me mjete financiare duke dhënë shuma të mëdha për punësim. Këtej nuk kanë rëndësi faktorët familjar e politik, por shuma e mjeteve që i jep për punësim.
3. Punësimet mbi bazat politike. Ky punësim mbështetet kryesisht në parti politike si bazë e punësimit. Anëtarët e partive punësohen pa konkurs dhe pas kësaj vjen konkursi formal.
4. Punësimet në bazë të lidhjeve shoqërore. Edhe këto punësime kanë rëndësi, sepse me lidhje të ndryshme kemi shume punësimet etj. I përmenda këto për të treguar mënyrën e punësimit që ka dërguar te fakti që të kemi çrregullime drejt të karakterit shëndetësor kundruall lidhjeve që i theksova.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".