Shteti i Kosovës dështoj, ku ishin historianët, politikanët, akademikët dhe inteligjenca e Kosovës për 21 vite

Shteti i Kosovës dështoj, ku ishin historianët, politikanët, akademikët dhe inteligjenca e Kosovës për 21 vite

Gani Qarri

  • 19 November 2020 - 07:35

Shkruan: Gani Qarri

Si nuk e ditkan ata, se tanimë kanë kaluar mbi 21 vite nga lufta dhe se janë vonuar aq shumë akademikët, historianët, inteligjenca dhe politikanët Kosovar për ta dëshmuar me kohë të vërtetën dhe pareshtur luftën e drejtë të popullit të Kosovës e denoncuar në vijimësi krimin e pashembullt shtetëror të Serbisë, kundër të cilit u mobilizua bota demokratike për ta shpëtuar një popull të tërë nga gjenocidi me tentativë të përmasave shfarosëse ndaj shqiptarëve të pafajshëm, por vetëm tani, pasi që dikush, ndoshta ua nxori gjumin e rëndë, dashur e padashur edhe atyre. Turp!

-Shqiptarëve sikur të mos u mjafton zhgënjimi i madh i tyre nga politikanët e inkriminuar, tanimë po zhgënjehen keq e më keq edhe nga inteligjenca dhe historianët, reagimet e të cilëve janë jo vetëm të vonuara, por edhe injoruese e krejtësisht të pa efektshme. Reagimet e tashme të politikës dhe të institucioneve, duke përfshirë këtu edhe Institutin e Historisë “Ali Hadri”, në Prishtinë, pas konfirmimit të aktakuzave ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të tjerëve nga Gjykata Speciale, dhe arrestimeve të para të disa prej figurave qendrore të luftës dhe jetës institucionalë, janë pothuajse vetëm sa për tu arsyetuar, qitur hi syve-opinionit dhe fare të pa efektshme. Ku ishin historianët, politikanët, akademikët dhe inteligjenca e Kosovës që për mese dy dekada heshtën dhe nuk u dëgjuan kurrë duke tërhequr vërejtjen se gjenocidi i formës së organizuar serb, po kalohet në heshtje, ndërsa vetëm tani "pas orës 12", deklarojnë se po gjykohen ata që u detyruan të organizonin vetëmbrojtjen kolektive të popullit të tyre në përpjekje sublime për liri.

Ku ishin historianët, politikanët dhe akademikët e Kosovës që nuk arritën asnjëherë të bashkohen siç u ka hije dhe mobilizohen si e kërkon edhe nderi i tyre, profesional e njerëzor, për të mbledhur fakte e ushtruar qoftë edhe një padi të vetme, kundër Serbisë për krime dhe gjenocid të shkaktuar, në vitet e okupimit të vendit tonë, ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, por pritën pa fije turpi, në heshtje të plotë, publikimin e raportit të Dick Martit nga shpifjet e të cilit, u themelua edhe vet Gjykata Speciale në baza etnike dhe vetëm për gjykimin e shqiptarëve, por jo edhe për gjykimin e kriminelëve serb, që vranë, djegën e masakruan dhe shkaktuan gjenocidin e përmasave më çnjerëzore në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".