Është koha e bashkimit të forcave reformiste kundër kapjes së shtetit nga grupet kriminale klienteliste

Është koha e bashkimit të forcave reformiste kundër kapjes së shtetit nga grupet kriminale klienteliste
Është koha e bashkimit të forcave reformiste kundër kapjes së shtetit nga grupet kriminale klienteliste

Arsim Haziri

  • 28 November 2020 - 17:04

Shkruan: Arsim Haziri

Janë këto arsye pse vendi ynë nuk gëzon një trajtim normal e dinjitoz, dhe logjika e cila e ka përcjell vendin tonë, përpos që e ka ulë politikisht, moralisht, ekonomikisht njashtu është krijuar edhe një përshtypje se perspektiva e përgjithshme mund të jetë vetëm formë, jo edhe përmbajtje. Vjosa Osmani, më shfuqizimin e dekretit për konsull të djalit të deputetit, po mundohet të vendos funksionim të pavarur të institucioneve njashtu edhe po arrin të koordinojë veprime me logjikën që e kishte filluar edhe qeverisja më në krye me Albin Kurtin. Vendit për t'iu kthyer shpresa i duhet qeverisje që funksionon jashtë epokës kleptokratike e nepotiste, çdo logjikë tjetër përbën analogjikë me klasën e vjetër.

Ka arsye të panumërta pse vendi gjithnjë e më shumë ka treguar dobësi dhe pamundësi për të dhënë zhvillim e prosperim qytetarë. Jo rastësisht thuhet se institucionet në shtetin tonë konsiderueshëm funksionojnë në mënyrë klienteliste, dhe qasja e kësaj natyre e ka gjenezën afro 20 vjeçare dhe ka bërë që ne, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm, të çalojmë thellësisht. Emërimet nëpër institucione sipas lidhjeve familjare, përpos që e ka pamundësuar funksionimin e normal e dinjitoz të institucioneve ato i kanë favorizuar e avancuar individë të ndryshëm që realisht kanë lidhje me partitë në pushtet. Konsideroj se dërgimi i djalit të Haxhi Shalës për konsull në Pragë, dhe dërgimi i shumë familjarëve të fytyrave politikë në Kosovë, përbën një vazhdimësi të ndjekur qysh kohë, dhe nga logjika integruese e ka vënë pozitën tonë në disavantazh të plotë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".