E zbulon ish-agjenti i SHIK-ut: Vdekja e Fadil Syleviqit nga sulmi kardiak një skenar i përgatitur nga SHIK-u për eliminimin e dëshmitarëve të rrezikshëm të Gjykatës Speciale

E zbulon ish-agjenti i SHIK-ut: Vdekja e Fadil Syleviqit nga sulmi kardiak një skenar i përgatitur nga SHIK-u për eliminimin e dëshmitarëve të rrezikshëm të Gjykatës Speciale
E zbulon ish-agjenti i SHIK-ut: Vdekja e Fadil Syleviqit nga sulmi kardiak një skenar i përgatitur nga SHIK-u për eliminimin e dëshmitarëve të rrezikshëm të Gjykatës Speciale

Naim Miftari

  • 17 January 2021 - 08:19

Shkruan: Naim Miftari

Vrasja apo vdekja e tij është shumë e turbullt pasi si dëshmitar i mundshëm shumë i rrezikshëm i Gjykatës Speciale në Hagë ka mundur të zbardh shumë krime dhe gjëra të pa thëna e të pa njohura, dramatike për publikun. Sidoqoftë dëshmitarët e mundshëm të Gjykatës Speciale po blihen, po vriten, po kryqëzohen e po kërcënohen. Po etiketohen pa u ndaluar nga ekipet e pastrimit të nëntokës dhe të pushtetit politik ku SHIK-u është pastruesi kryesor. Obduksionet që i bënë zyra ligjore në Prishtinë për mua janë të pa besueshme. Nuk i besoj fare nga rasti i Dino Hasanajt apo rasti kur njoh njerëz që i kanë mbytur me dajak dhe shufra të metalta, njërin nga Hajvalia dhe kjo zyre ligjore me A-G si ekspert ka sjellë ekspertizë kinse ka vdekur nga sulmi kardiak në zemër, vetëm pse i vdekuri ka qenë i varfër kurse sulmuesit kanë qenë milionerë, oligark politik pronar tokash dhe të qindra banesave!

Sa e njoh unë Fadilin, Fadil Hajdar Syleviqi ka qenë polic i anti drogës edhe para luftës ka punuar në Prishtinë, pas luftës ka qenë polic i gjeneratës së parë të policisë së Kosovës, nëse nuk gaboj numrin e identifikimit, aidisë, e ka pas 300. Me të jam njohtë pas luftës, më ka ra me punuar pas luftës në stacionin nr. 4 të policisë së Kosovës. E di se ka pasur shumë thash e thama rreth tij Si UMNIK-u si EULEX-i e kanë hetuar për shumë akuza që ju kanë bërë por ka dalë gjithmonë i pa akuzuar dhe i pa dënuar. Do të thotë kanë munguar faktet bindëse. Gjatë luftës ka qenë i kërkuar, i dyshuar dhe i arrestuar nga zona e Llapit. Tre shokë të tij ja kemi ndalu në zonën e 4, të Shalës por ja kemi dorëzuar zonës së LLapit e cila pas 10 ditësh i ka liruar si të pa fajshëm tre personat. Të gjithë kanë qenë ushtar tanë të UÇK-s dhe kanë qenë luftëtar të zot dhe kanë pasur familje të mira. Njëri nga këta pastaj ka ra dëshmor në Opterushë, pastaj dëshmor që i ka marr nga ne. Fadil Syleviqi është liruar nga zona e Llapit pastaj është bërë pjesë e UÇK-së në Llap-Gollak edhe pse Remi pas luftës nuk e pranon një gjë të tillë, gjatë fillimit të luftës Fadil Syleviqi ka qenë informator i disa komandantëve në Drenicë dhe ka qenë konflikt i hapur, ndikimi në mes Remit të Llapit dhe disa komandantëve të Drenicës. Si polic ka qenë polic i aftë dhe ka pasur lidhje të mira me policinë amerikane. E di se e ka takuar rregullisht edhe vet Hashim Thaçin. Unë e kam takuar disa herë por kjo ishte para dhjetë e më shumë viteve. Tash ky po cilësohet si sulëm kardiak por duke e ditur se ka qen i ftuar disa ditë në Gjykatën Speciale, edhe nëse ka vdekur nga sulmi kardiak nuk e besoj se tani në këtë kohë ka vdekur rastësisht. Sot në botën moderne nuk është edhe aq zor të vdes dikush nga sulmi kardiak apo nga Kancer sikurse vdiq papritur Ibrahim Rugova kur ju dashtë Kosovës më së shumti. Edhe sëmundja e Kancerit apo e Pankreasit mundet të mbillet lehtë sot në një njeri të pa kujdesshëm.

Kjo vdekje, apo vrasje, i ka lënë shumë mistere të pa zgjidhura, si para luftës si pas luftës, ka njohtë shumë njerëz ka pas shumë informacione dhe shumë alamet Gjeneralë, edhe të UÇK por edhe zyrtar shtetëror edhe deri te kryetari i shtetit. Edhe njerëzi e partive politike kanë pasur frikë nga informacionet që i ka poseduar Fadil Hajdar Syleviqi. Sipas mendimit tim i afërmi që ishte me ta pasi e njoh nuk është i dyshuar pasi ishte familjar i tij dhe një njeri i mirë punëtor i vyer dhe ka qenë i besuari i tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".