Djali i Ukshin Hotit lihet sërish jashtë listës së PDK’së të kandidatëve për deputetë

  • E.K /
  • 16 January 2021 - 19:43
 Djali i Ukshin Hotit lihet sërish jashtë listës së PDK’së të kandidatëve për deputetë

I biri i Ukshin Hotit, Andini, sikurse në zgjedhjet e kaluara, është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Të njëjtin fat, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, sikurse në zgjedhjet e 6 tetorit, e ka përcjellë edhe në këto zgjedf nuk ka arritur që të marrë vota të mjaftueshme sa për të kaluar pragun zgjedhor që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në listën e 21 deputetëve të cilët arritën të sigurojnë ulëse nga zgjedhjet e kaluara nuk figuronte emri i Hotit

Vetëm në qytetin e tij të lindjes, Andin Hoti kishte arritur të marrë 1730 vota, shifër kjo që duket se bashkëqytetarët nuk i kanë dhënë përkrahjen e duhur ish-deputetit të PDK’së.

Në zgjedhjet e vitit 2017 Andin Hoti kishte arritur të mbledh plotë 14,354 vota dhe ishte njëri ndër më të votuarit në koalicionin PAN në atë kohë.

(Kosova Sot Online)