Korrupsioni ende mbetët sfidë serioze që po e rrezikon shtetin e Kosovës

Korrupsioni ende mbetët sfidë serioze që po e rrezikon shtetin e Kosovës
Korrupsioni ende mbetët sfidë serioze që po e rrezikon shtetin e Kosovës

Ardit Gervalla

  • 30 January 2021 - 13:02

Shkruan: M.sc. Ardit Gërvalla

Rastet e veprave penale të zgjidhura e të gjykuara, të korrupsionit, në Kosovë mbetën të pakta në krahasim me realitetin kriminal, kjo arsyetohet edhe në aspektin teorik sepse vepra penale e korrupsionit është vepër që për ta kryer atë paraprakisht bien në pajtim dy subjekte, pra edhe i korruptuari edhe korruptuesi dhe me këtë të dytë përfitojnë kundërligjshëm. Prandaj, për ta luftuar korrupsionin në këtë vend duhet fillimisht vullnet politik, rishikim funksional të të gjitha mekanizmave anti-korrupsion, VETING në gjyqësor e deri tek departamentet e policisë për krime ekonomike dhe kundër korrupsionit kurse sa i përket legjislacionit Kosova nuk vuan shumë në këtë drejtim.

Raporti i fundit i Transparency International për vitin 2020 nuk ka gjetur në Kosovë përparim në luftën kundër Korrupsionit. Korrupsioni dhe Demokracia nuk shkojnë krahas, madje kur kemi dominim të korrupsionit kemi rënie të demokracisë në atë vend, e kjo është duke ndodhur edhe në Kosovë. Këshilltarja Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendror në organizatën Transaparency International Lidija Prokic; thotë se pa sundim funksional të ligjit, institucionet nuk janë në gjendje të punojnë në mënyre efektive dhe të ndjekin rastet e korrupsionit.

Po ashtu ajo ka theksuar se të mungesa e përmirësimit të luftës kundër korrupsionit është edhe ndikimi politik mbi sistemin gjyqësor, mungesa e kapacitetit të institucioneve dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve gjyqësore kryesisht për të proceduar rastet e korrupsionit. Edhe në hulumtimet e mija që kam bërë del se sipas statistikave në Kosovë(flas për vitin 2019) niveli i korrupsionit në Kosovë shkon mesatar kah i larti. Pse? mund të lind pyetja për shkak se e dimë që është i lartë.

Pikërisht edhe për këtë pyetje kemi futur në sistemin ligjor edhe ligjin mbi sinjalizuesit, pra kemi llogaritur se sinjalizuesit në institucione relevante mund ta identifikojnë korrupsionin dhe me këtë edhe ta ndjekim dhe luftojmë. Por a ka qenë dhe a është metoda e duhur. Unë shprehem shumë skeptik për rrugën dhe logjikën e luftimit të korrupsionit, përderisa nuk sigurojmë parakushtet; sistemin e pavarur gjyqësor, depolitizimin apo heqjen e duarve nga gjyqësori dhe garantimin e kontrollit profesional të pushteteve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".