Shpend Ahmeti po shkon kokë ulur nga pozita, shpëlarës i mbi tre miliardave euro para të pista dhe kryetari më i korruptuar në Kosovë!

Shpend Ahmeti po shkon kokë ulur nga pozita, shpëlarës i mbi tre miliardave euro para të pista dhe kryetari më i korruptuar në Kosovë!
Shpend Ahmeti po shkon kokë ulur nga pozita, shpëlarës i mbi tre miliardave euro para të pista dhe kryetari më i korruptuar në Kosovë!

Ragip Guraziu

  • 30 January 2021 - 09:20

Shkruan: Ragip Guraziu

Ata që kanë jetuar në kurrizin e qytetarëve, priten të largohen me ''turp'' nga institucionet por pse jo edhe nga politika. Ndër ta edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe jo vetëm ai. Ai do të mbahet në mend, së bashku me grupin e tij kriminal , si kryetari më i korruptuar që u lidh dhe u bë “ortak” me mafien e instaluar te ndërtimeve edhe kriminale. Po ashtu do të mbahet mend edhe si shpëlarësi më i madh i “parave të pista” ne regjion e që po flitet për mbi 3 miliard euro nga viti 2014 deri me tani, dhe njëkohësisht mashtruesi më i madh që ka injoruar shtresat e rrezikuara sociale të qytetarëve, e ndër më të goditurit janë personat me aftësi të kufizuara, para të cilëve turpërohet duke mos e përmbushur zotimin dhe premtimin për ato 80 euro, që sado pak do të zbusnin kushtet dhe nevojat e tyre.

Koha po kalon dhe tani me kohën po e përfundon edhe Kryetari me i perfolur dhe me i urryer i Prishtinas Shpend Ahmeti mandatin e kryetarit të komunës, mandatin e dytë, duke pritur të largohet me turp nga ajo pozitë tani më i tejinkriminuar, ndoshta përjetësisht edhe nga politika, sepse përveç përfitimit përmes MITO-s të disa qindra milionave në kontot e veta e në kurriz të qytetarëve, me degradim te skajshëm të Prishtinës, ai nuk po lë mbrapa asgjë të mirë, përves manipulimeve, korrupsionit dhe mashtrimeve e bllokimeva ndaj atyre që nuk japin MITO, duke gënjyer e mashtruar të gjithë qytetarët prishtinas.

Një mashtrim të madh e skandaloz e kanë zbuluar së fundi edhe Personat me aftësi të kufizuara të cilët kërkojnë sqarim nga Shpend Ahmeti se pse nuk ua dha 80 eurot e premtuara për fazën e parë të pandemisë. Shoqata HANDIKOS sot ka bërë një kërkesë publike ndaj komunës së Prishtinës rreth njoftimit që e kishin bërë në muajin nëntor të vitit të kaluar për subvencionim me nga 80 euro te personave me aftësi të kufizuar që jetojnë në Prishtinë.

Në reagimin e shoqatës HANDIKOS thuhet se më datë 24 nëntor 2020, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti përmes një statusi në profilin e tij në Facebook pati njoftuar se personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në Prishtinë, në fund vit do të subvencionoheshin me nga 80 euro, si mbështetje ndaj situatës me pandeminë COVID-19 në Kosovë. Mirëpo nga kontaktet e vazhdueshme me personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre, banorë të Prishtinës, ata në HANDIKOS kanë paraqitur shqetësimet e tyre se deri me tani asnjë prej tyre nuk kanë përfituar nga shuma përmendur, gjë për të cilën kanë kërkuar sqarime nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale, por që nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje të qartë. Andaj, HANDIKOS bën kërkesë publike ndaj komunës së Prishtinës dhe kryetarit Ahmeti që të dalin me një sqarim lidhur me premtimin e bërë para dy muajve, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të informohen nëse procesi është anuluar apo do të përfundojë së shpejti. E kryetari që thotë se është zgjedhur me votat e popullit, e injoron një nga shtresat më të ndjeshme dhe të rrezikuara të popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".