Të forcohet shteti i Kosovës dhe të harrohet ideja e bashkimit e pa lejueshme dhe e pa dëshirueshme nga miqtë e mëdhenj ndërkombëtar

Të forcohet shteti i Kosovës dhe të harrohet ideja e bashkimit e pa lejueshme dhe e pa dëshirueshme nga miqtë e mëdhenj ndërkombëtar
Të forcohet shteti i Kosovës dhe të harrohet ideja e bashkimit e pa lejueshme dhe e pa dëshirueshme nga miqtë e mëdhenj ndërkombëtar

Blerim Burjani

  • 30 January 2021 - 17:20

Shkruan: Blerim Burjani

Në mungesë të dijes për shtetin qesin ide të kësaj natyre si bashkimi i komit, trojeve shqiptare, për marketing personal dhe partiak. As Shqipëria nuk ka ndonjë gatishmëri për këtë temë. Tema e bashkimit me Shqipërinë duhet shtyrë për një kohë të pacaktuar deri te forcimi i shtetit të Kosovës, pas ndryshimit të rrethanave. Hapja e kësaj teme në këtë kohë është e kotë dhe e pa pranueshme nga bashkësia ndërkombëtare. Pra ka shume gjëra që njëherë ka Kosova për ti bërë. Kosova duhet të forcohet si shteti i rendit dhe ligjit, e shumë reforma të tjera shtetërore e sektoriale.

-Tash të gjithë këta lider politik, kanë bërë gabime dhe janë duke bërë edhe tash, kështu që po duket se janë të pa dobishëm për shtetin këta të cilët janë thirrur edhe në luftën ,këta që po thirren në keqbërësit, pra nuk ka qartësi çka është e mirë për Kosovën e çka jo. Këto subjekte politike, të gjitha së bashku si parti që janë PDK, AAK, VV, e NISMA, të gjithë janë të njëjtë pa dallim në raport me interesat për shtetin. Pra tash po ndahen blloqet politike ata për shtetin dhe ata kundër shtetit. VV-ja po cilësohet kundër shtetit përderisa partitë tjera vlerësojnë veten se janë pro shteti.

Pra ndarja e tillë po bëhet në këtë para fushatë për interesa elektorale, për ta përfituar sa më shumë, kushdo që mundet, vonë e popullit. Nuk është plotësisht e saktë, sepse asnjëra por edhe të dyja blloqet cilësohen si betejë për pushtet. Pushtetin e synon dhe VV-ja, që është përfitimi i tyre , përderisa partitë tjera e donë përfitimin për veti. Shtrohet pyetja se ku po mbetet këtu qytetari ? Askund! Qytetari nuk është për këto parti, dhe shumë shpejtë do të bindet se duhet forcë e re politike që është aleatë e fuqishme e perëndimit dhe të mos lejohet konfuzitet siç po cilësohet parti anti shtet VV-ja nga rivalët politik, nga të tjerët.

Në këtë atmosferë elektorale po bëhen gabime të pa përmirësueshme politike e me pasoja edhe diplomatike, sikur ajo që ndërlidhet me nxjerrjen e kartës së bashkimit të trojeve shqiptare. Çdo hapje e temës së bashkimit kombëtar ose hapja çfarëdo teme si shkëmbim i territorit është një projekt i dëmshëm dhe e zhvlerëson shtetin. Pra këto tema tash janë absurde. Nuk e besojë se bashkësia ndërkombëtarë do të lejonte tema të hapura si kjo e Ramushit për bashkim kombëtar. Kjo është e pamundshme në këtë kohë, dhe shumë avanturistike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".