Çarten ish pushtetarët e inkriminuar nga frika e humbjes së pushtetit, kanë filluar edhe të sulmojnë

Çarten ish pushtetarët e inkriminuar nga frika e humbjes së pushtetit, kanë filluar edhe të sulmojnë

Hajrullah Tërnava

  • 30 January 2021 - 09:03

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Kësaj radhe të gjitha gjasat janë që elektorati qysh nga tani është përcaktuar si në formë të referendumit se kush do i fiton këto zgjedhje, së paku këtë e dëshmojnë sondazhet e shpeshta që po mbahen, prandaj Qeveria në ardhje duhet ta ketë këtë parasysh, që të punoj për të mirën e vendit dhe ti luftoj të gjitha të këqijat që iu bënë vendit, dhe po veprojnë kështu, edhe në shumë vite të ardhshme elektorati do t’ia jep votat kësaj qeverie në ardhje. Kjo përmbysje që po vjen po i çmend ish pushtetarët e korruptuar dhe të inkriminuar.

-Me që tani po dihet data e zgjedhjeve, pavarësisht rregullave të fushatës që e ka një afat të fillimit, kësaj radhe në përmasa të mëdha ka filluar ashpërsia e promovimit të partive që deri më tani e kanë qeverisur këtë vend, e duke e kuptuar se këto zgjedhje në çdo mënyrë i kanë të humbura, sepse populli është zhgënjyer në këto parti, prandaj përdoret gjuha e ashpër dhe tepër denigruese, që ish pushtetarët kanë filluar ta përdorin së fundi kundër LVV-së dhe partnerit të saj Lista e Vjosa Osmanit, treguesi më i mirë për rrezikun që po e shohin të korruptuarit dhe shkatërruesit e shtetit për këto dy dekada, nga ndëshkimi popullor po i pretë në formë referendumi për ndryshime.

Praktikat e deritashme jo vetëm në zgjedhjet e Kosovës, ka dëshmuar gjithmonë se gjuha e ashpër dhe denigruese përdoret vetëm nga politikanët që nuk kanë alternativë bindëse për ta joshur votuesin, prandaj në rastet e tilla i nxitin edhe grupet e militantëve partiak që të bëjnë fushatë të egër dhe deri të ndytë e me shpifje kundër kundërshtarit politik. E kur e dëgjon këtë gjuhë të ashpër, të ish pushtetarëve të korruptuar, me plotë siguri krijohet bindja që edhe vitet e ardhshme do të shkojnë siç kanë shkuar këto 22 vite, me krim e me korrupsion, nëse këta kapës të shtetit arrijnë ti blejnë votat dhe ta ripërtërijnë pushtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".