Prof.Kelmendi: Këto janë të gjitha lidhjet “shoqërore” të mosfunksionimit të Sistemit të Drejtësisë në shtetin e Kosovës!

Prof.Kelmendi: Këto janë të gjitha lidhjet  “shoqërore” të mosfunksionimit të Sistemit të Drejtësisë në shtetin e Kosovës!
Prof.Kelmendi: Këto janë të gjitha lidhjet  “shoqërore” të mosfunksionimit të Sistemit të Drejtësisë në shtetin e Kosovës!

Muhamet Kelmendi

  • 14 February 2021 - 07:24

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Edhe pse Republika e ka Prokurorin Shtetëror, i cili duhet të veproj, por kur edhe ai dështon, dështon i tërë organi. Çdo gjykatë ka udhëheqjen e vetë. Nëpër të gjitha ato gjykata, duke filluar nga gjykatat themelore, te Gjykata e Apelit dhe Supreme, kudo janë kryetarët e gjykatave, por prapëseprapë pa KPK dhe KGJK, ato nuk po funksionojnë mirë. Kjo për faktin se janë lidhje shoqërore dhe ndaj njëri-tjetrit janë kolegjial. Shikuar këtej e vetmja rrugë është ajo e nxjerrjes së Ligjit mbi spastrimin dhe marrjen në përgjegjësi të të gjithë kuadrit në sistemin juridik, duke perfshire administratetn e shtetit dhe Gjyqesorin,prokurorine,policine ,AKI-ne dhe mekanizmat tjere. Ndryshe ky ligj quhet VETTING

-Sistemi i drejtësisë tërësisht varet nga dy mekanizmat e krijuar në Kosovë. Pa këto mekanizma nuk kalon askush në sistem të drejtësisë. Pa ato dhe pa nënshkrim dhe vendosje përfundimtare, nuk vendosen as prokuroret dhe as gjyqtarët. Mekanizma kryesor dhe nga i cili varet tërë drejtësia është Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Këto të dy organe janë kompetente në kontrollimin e sistemit, si dhe të përcjelljes së zbatimit të Ligjit në tërë drejtësinë e sistemin juridik të Kosovës. Nga KPK dalin prokurorët dhe ata përcaktohen nëpër punë të prokurorive të ndryshme në të gjitha nivelet.

E tërë drejtësia fillon dhe varet nga prokurorët. Puna efektive dhe e suksesshme e prokurorëve është edhe puna e ndarje së drejtësisë nëpër gjykatat e Kosovës. Mos puna e prokurorëve dhe sidomos mos angazhimi në nxjerrjen e provave është edhe dështimi i gjykatave. Pse veprohet kështu, shkaqet janë të qartë. Natyrisht se dua të mendoj se nga pavetëdija bëjnë. Kjo kishte me qenë më mirë se çështjet tjera, si lidhjet familjare e politike ose korrupsioni. Aq më tepër kur gjykatat gjithashtu nuk janë në lartësinë e detyrave ligjore. Ato kanë të drejtë të kërkojnë prova, por nuk e bëjnë ose rrallë herë, kërkojnë prova. Shkaqet janë të ndryshme. Ose mos puna, lidhjet e ndryshme si politike, ashtu edhe familjare dhe miqësorë ose korrupsioni në këtë nivel. Kështu vijnë te organi i dytë e që është KGJK.

Edhe ky organ është i rëndësisë së veçantë. Nga KGJK bëhet përcjellja e punës se gjyqtarëve dhe të gjykatave. Këshilli Gjyqësor e përcjellë zbatimin e ligjit nëpër gjykata. Ka të drejtë të merr edhe masa juridike. Përjashtim bëjnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Këta dalin nga Kuvendi i Republikës, pra nga krimo-politika . Mos funksionimi i këtyre mekanizmave lë terren për keqpërdorime dhe veprime anti-ligjore, deri edhe korruptive e kriminale, etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".