Asociacioni i komunave me shumicë serbe, trashëgimi antishtetërore nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, barrë për Qeverinë në ardhje në dialogun me Serbinë!

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, trashëgimi antishtetërore nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, barrë për Qeverinë në ardhje në dialogun me Serbinë!

Hajrullah Tërnava

  • 14 February 2021 - 07:11

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Gabimet e së kaluarës me Asociacionin tani do i bartë Qeveria e re dhe popullata e Kosovës, sepse edhe nëse politika jonë detyrohet ta pranon një formulë të tillë kundër kushtetuese, ajo krijesë autonome do ti ngjason Srpska Republikës, e ngjashme me atë të Bosnjës, dhe stabiliteti i Kosovës gjithherë do të jetë në luhatje. E dhimbshme dhe e çuditshme është se si një Kryeministër si Isa Mustafa në atë kohë, e nënshkruan një marrëveshje në favor të komunave serbe dhe po me atë nënshkrim i bënë gjithë ato 23 shkelje të neneve në Kushtetutë, një njeri i cili vazhdon të thirret në aftësitë dhe përgatitjet akademike. Ky veprim antishtetëror tani me të drejtë na bënë të dyshojmë për të kaluarën e karrierës së tij politike dhe riaktivizimin në realitetin e ri politik pluralist në demokraci.

-Me kalimin e kohës që nga pas çlirimit, qe 21 vit, pati bisedime dhe ndërmjetësime ndërkombëtare nga përfaqësuesit e shteteve të BE-së, rreth njohjeve reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, dhe mbasi që deri më tani nuk është arritur marrëveshja, për njohjet reciproke, faktori ndërkombëtar është i interesuar për këtë çështje, që të lëvizet nga kjo pat situatë, e sidomos që edhe Kosova të rrugëtoj drejtë anëtarësimit në BE, me hapin e parë që është Liberalizimi i vizave, sikur shtetet tjera.

Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në OKB janë dy çështje të rëndësishme në të cilat duhet fokusuar tani me të gjitha kapacitetet politike dhe intelektuale. Sfidat në këtë proces do të jenë serioze sepse i kemi të njohura detajet e nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe në vitin 2013 nga Hashim Thaçi si dhe në vitin 2015 nga ana e Kryeministrit Isa Mustafa, dhe miratimit të atyre marrëveshjeve nga ana e Parlamentit të Kosovës, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos lëvizet asnjë hap përtej asaj që e ka konstatuar Gjykata Kushtetuese, që realisht e hodhi si ta pavlefshme këtë nënshkrim të marrëveshjes për Asociacionin dhe miratimin e saj në Kuvende, sepse kishte shkelje të shumë neneve të Kushtetutës në 23 raste. Me të drejtë kjo marrëveshje duhet të konsiderohet e shpallur jo ligjore dhe jo legale.

Megjithatë këto nënshkrime të atyre dy funksionarëve të Kosovës, Thaçit dhe Mustafës, tani po na kushtojnë, sepse faktori ndërkombëtare po thirret në nënshkrimin e Asociacionit të Komunave serbe nga ana e përfaqësuesve të shtetit tonë, që tani duhen të zbatohet sipas tyre, prandaj kjo situatë e krijuar, dhe deklarata e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, është një mesazh serioz për qeverinë e re në ardhje, për angazhim rreth vazhdimit pa vonesë të dialogut me Serbinë, për arritjen e marrëveshjes finale e cila sipas tij duhet të jetë rezultat i kompromisit dypalësh.

Ambasadori i Nicholas Abbott, ka thënë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta ketë prioritet dialogun me Serbinë. Diplomati britanik është shprehur se në një proces negociatash siç është ai mes Kosovës dhe Serbisë, dy palët duhet të jenë të gatshme për kompromis, se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura, ndër të cilat edhe ajo më sfiduesja dhe më e pa dëshirueshmja, që është arritur në Bruksel, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, për të cilën Abbot thotë se duhet të adresohet nga secila qeveri që vije. Tani ky është një paralajmërim i hershëm që spektri politik i Kosovës, pozitë dhe opozitë, ta marrin seriozisht këtë çështje dhe të kenë platformë unike nacionale përtej së cilës nuk duhet dhe nuk guxon të lëvizë, të bëjë kompromis, kushdo që do të futet në këtë proces, për ta marr përsipër autorësinë e fundit të arritjes së marrëveshjes, firmosje të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".