Kryeministri Kurti ta mbaj fjalën, Ligji për VETTING-un duhet të miratohet me prioritet

Kryeministri Kurti ta mbaj fjalën, Ligji për VETTING-un duhet të miratohet me prioritet
Kryeministri Kurti ta mbaj fjalën, Ligji për VETTING-un duhet të miratohet me prioritet

Hasan Preteni

  • 27 March 2021 - 13:05

Shkruan: ANALIST- Hasan Preteni

Ditët e shpresës janë para Kosovës. Urojmë që të zbatohen zotimet që në rend të parë kanë të bëjnë me sundimin e rendit dhe ligjit. Në pozitat drejtuese duhet të kemi njerëz-zyrtar me integritet dhe të dëshmuar ndër vite. Me zyrtar me integritet do të kemi edhe institucione me integritet. Me integritet-të pa prekura nga e keqja, nga krimi, të pa korruptuara dhe efikase.

-Kuvendi duhet të reflektoj në miratimin e ligjeve dhe në veçanti në mbikëqyrjen parlamentare. Të gjithë titullarët e institucioneve të pavarura duhet të vijnë e të raportojnë në Kuvend, të fillohet nga kryeprokurori! Të gjithë ata titullar që nuk paraqesin punën dhe efikasitetin e tyre, duhet të largohen-të ju ndërpriten mandatet. Ligji për VETTIN-gun duhet të miratohet me prioritet. VETTING për të gjithë prokurorët, gjyqtarët, hetuesit policor dhe titullarët e institucioneve që kanë për mision, sundimin e rendit dhe ligjit. Reformë e thellë në Administratën Tatimore dhe Doganë.

Fillimisht të emërohen ushtruesit e detyrës e pastaj emërimi i titullarëve pas proceseve konkurruese dhe intervistuese. Gjatë seleksionimit të titullarëve duhet të kyçen ekspertët nga “ projekti Britanik” Transparencë dhe Llogaridhënie në çdo fazë dhe në çdo institucion. Sundimi i rendit dhe ligjit është baza e krijimit të parakushteve për zhvillim ekonomik, rritjes së konkurrencës, barazisë sociale dhe kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".