Individët me aktakuza të ngritura - jashtë institucioneve të shtetit, ngase ata interferojnë në sistemin e drejtësisë!

 Individët me aktakuza të ngritura - jashtë institucioneve të shtetit, ngase ata interferojnë në sistemin e drejtësisë!
 Individët me aktakuza të ngritura - jashtë institucioneve të shtetit, ngase ata interferojnë në sistemin e drejtësisë!

Nexhat Haziri

  • 27 March 2021 - 09:16

Shkruan: ANALIST- Nexhat Haziri

Zgjedhja e këtyre njerëzve në pozita të larta shtetërorë, qoftë si deputet, ministra apo poste të tjera, krijon mundësinë e ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe nuk mund të pritet procese gjyqësore të pandikuara ndaj veprave më të cilat ata ngarkohen, pasi mbajtja e posteve të larta shtetërorë iu krijon mundësi për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në favorin e tyre.

-Raportimet se edhe në këtë legjislaturë të re janë me dhjeta kandidatë të cilët kanë kallëzime penale të deponuara në prokurorinë e shtetit, dhe gjithashtu edhe në qeveri ku kemi ministra me aktakuzë, me dënime, është nevojë imediate për ndryshimin e ligjit për zgjedhje, por edhe ai për qeverinë që jo vetëm në Kuvend mos të kemi njerëz me precedentë penale, por ata edhe të mos mund të zgjidhen në poste qeveritare.

Është për tu habitur se si partia në pushtet përdorë standarde të dyfishta, pasi gjatë fushatës elektorale diskursi I saj kryesor ishte lufta kundër korrupsionit dhe abuzimeve me poste qeveritare, ndërsa tani ajo qoftë në grupin parlamentar, qoftë edhe në qeveri ka njerëz që kanë aktakuzë për korrupsion dhe shkelje të ligjit, dhe bënë sikur nuk ka ndodhë asgjë. Kjo praktikë dëmton imazhin e institucioneve të vendit në rrafshin e brendshëm po ashtu edhe në atë ndërkombëtar dhe po ashtu ulë besueshmërinë e qytetarëve në raport me institucionet e vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".