Kalimi nga një parti në tjetrën e deputetit është çështje që kërkon shqyrtim të thellë

Kalimi nga një parti në tjetrën e deputetit është çështje që kërkon shqyrtim të thellë
Kalimi nga një parti në tjetrën e deputetit është çështje që kërkon shqyrtim të thellë

Muhamet Kelmendi

  • 08 April 2021 - 12:15

Shkruan. Prof.Dr Muhamet Kelmendi

Parimisht nuk është e drejtë që deputeti të dali kundër qëndrimeve të partisë, sepse vendi i deputeti është fituar nëpërmjet partisë dhe nga anëtarët e saj për programin politike që ka partia. Kuptohet se juridikisht është deputeti i lirë dhe vendos në bazë të mendimit të lirë! Thuhet se i nënshtrohet vullnetit të votueseve dhe përgjigjet para votueseve të vetë?

Mirëpo deputeti ka dalur në zgjedhje dhe i ka fituar votat e përkrahëse të partisë së vetë dhe ata përkrahës e kanë votuar për të mbrojtur pikëpamjet e partisë e jo të ndonjë kandidati tjetër në Parlament. Votat e Vjosës ishin të saja dhe të LDK-së. Ne emër te LDK-se i pati marre votat.

Edhe tash ne emër te subjektit te vete te futur ne koalicion me VV i morri votat. Ne kuader te PDK-se dhe te AAK-se, deputetja Grainca dhe Reshitaj de-fakto i morën votat ne zgjedhje nga votuesit per programin politik te partive qe konkuruan dhe u zgjodhen deputete per te i mbrojtur programet politike te partive te veta. Ato nuk u zgjidhen per te votuar jashte programit zgjedhor te partise.

Z. Reshitaj ishte e qarte se Ramush Haradinaj kishte shpallur kandidaturen per President te Republikes. Dhe ne kete pozite te dali kunder partise (AAK) dhe te votoj kundershtarin e programit politik qe u zgjedhe eshte nje veprim qe e ndale partia. Tash a kthehet mandati apo jo? Kjo eshte nje ceshtje qe deri me tash nuk eshte aprovuar ne Kosove. I takon PDK te veproj me masa juridike ndaj z. Grainca dhe AAK-se ndaj z. Reshitaj. Per to duhet te vendosi Kuvendi dhe KQZ.

Si do te vendosin eshte nje ceshtje qe nuk ka rregulllim te qarte juridik. Sipas normave juridike mbi zgjedhjet dhe partite politike nuk ka dispozite qe ndalon kalimin e deputeti nga nje subjekt ne tjeterin. Cdo subjekt ka vepruar keshtu. Z. Reshiti ka qene ne AKR erdhi ne AAK dhe tash kaloj ne koalicioni VV. Pra, kemi te beje me nje personslitet te paqendrueshem politikisht dhe shume te rrezikshem e karieriste ne politiken e vendit. Veprimet e saja jane tipike te interesit.

E njejta eshte edhe te z. Grainca. Ajo si e moshes se re eshte e domosdoshme qe qendron dicka tjeter prapa veprimit te kalimit nga PDK ne anen e VV. Kjo per faktin se ende nuk ka formim te qarte politike dhe nuk eshte e mbushur me interesa financiare a karieriste ne politike.

Ne rastin e tille i takon edhe prokurorise te merren me kalimet ne partite tjera. Kalimi nga nje subjekt ne tjeterin behet ne baze te ideologjise dhe interesit te shtetit, te masave dhe te popullit. Kursesi nuk behet me pagese, per tendera nga pushteti dhe as per perfitime tjera financiare. Kjo eshte veper penale dhe merret mandati i deputeti.

Prandaj duhet shqyrtuar prokuroria te dy rastet! Pra, shohim nje grumbull ceshtjes te dyshimta qe duhet te shqyrtohet nga organet dhe qe kerkon te merren vendime nga ana e organeve kompetente.

ëShkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".